Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Uzina është objekt i deklasifikuar pa sekrete shtetërore”, Çuçi: Hetimet do shkojnë deri në fund

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Uzina është objekt i deklasifikuar pa sekrete shtetërore”, Çuçi: Hetimet do shkojnë deri në fund

Ministri Bledi Çuçi, në një konferencë për mediat ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me rastet e shtetasve të huaj që janë kapur në uzinat e armëve në Gramsh e Poliçan. Ndonëse Uzina e armëve në Gramsh është objekt i deklasifikuar dhe nuk ka asnjë sekret shtetëror, hetimet për spiunazh për dy rusët dhe ukrainasin që tentuan të futeshin në mënyrë të jashtëligjshme duke sulmuar dy ushtarë do të shkojnë deri në fund. Kështu bëri me dije Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në një konferencë për mediat.

“Në lidhje me hetimin dua t’ju them si Ministër i Brendshëm që për Gramshin ka një hetim që ka nisur dhe një akuzë e procedim nga Prokuroria e Elbasanit. Është një rast që as e kemi mbivlerësuar, as nënvlerësuar.

Pavarësisht se ky objekt është i deklasifikuar, për nga rrethanat si kanë tentuar të hyjnë dhe pajisjet që kishin me vete dhe për shkak të agresionit ndaj personave në detyrë, janë marrë nën hetim e procedim.

Hetimi do të bëhet i plotë. Falenderoj partnerët që bashkëpunojmë gjithmonë që na kanë ndihmuar të sqarojmë në detaje këtë histori.

T’ia lëmë hetimit të zbërthejë skemën dhe në ditët në vijim për elemente të rinj, do të komunikojmë me publikun për panoramën e situatës dhe qëllimin e këtyre personave. Pa diskutim që ka shumë turistë në botë që e kanë si qëllim këtë aventurë, për të fotografuar objekte të një karakteri të veçantë, përfshirë Uzinat, pjesë e një industrie të Luftës së Ftohtë.

Ndaj do të hetojmë deri në fund për të sqaruar pozicionin e të gjithëve. Deri tani nuk ka vend për spekulime për këtë ngjarje dhe të tjera të ngjashme. Kemi qenë të qartë për të bërë ndarjen e tentativës për të dhënë informacione për shërbimet e huaja me turizmin aventuresk. E kemi në kontroll çdo gjë. Pavarësisht se objekti është i deklasifikuar, sërish po hetojmë për qëllimin e shtetasve të huaj”, tha ai.

 

Tags: bledi cuciGramshuzina

TË LIDHURA

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore
Aktualitet

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore

20:46 | 23/06/2025
Rritet rreziku në Lindjen e Mesme; Ministria e Jashtme paralajmëron shqiptarët
Aktualitet

Rritet rreziku në Lindjen e Mesme; Ministria e Jashtme paralajmëron shqiptarët

20:43 | 23/06/2025
Konflikti Izrael-Iran, Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmërim për shtetasit e saj
Aktualitet

Konflikti Izrael-Iran, Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmërim për shtetasit e saj

19:14 | 23/06/2025
Next Post
A e respektojnë Shqipëria dhe Kosova njëra-tjetrën

A e respektojnë Shqipëria dhe Kosova njëra-tjetrën

Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin

Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin

Irlanda rihap ambasadën në Kiev pas gati 6 muajsh mbyllje

Irlanda rihap ambasadën në Kiev pas gati 6 muajsh mbyllje

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

22:47 | 21/06/2025




TË FUNDIT

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore
Aktualitet

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore

by mirseda
20:46 | 23/06/2025
0

Zona e Lushnjës është një ndër zonat me risk të lartë nga zjarret e shumta. Vetëm tri...

Rritet rreziku në Lindjen e Mesme; Ministria e Jashtme paralajmëron shqiptarët

Rritet rreziku në Lindjen e Mesme; Ministria e Jashtme paralajmëron shqiptarët

20:43 | 23/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Iranit kundërpërgjigjet SHBA-së: Po aq raketa sa bombat mbi impiantet bërthamore

Iranit kundërpërgjigjet SHBA-së: Po aq raketa sa bombat mbi impiantet bërthamore

20:07 | 23/06/2025
NYT: Irani informoi Katarin përpara sulmit, strategji e ngjashme me atë të vitit 2020

NYT: Irani informoi Katarin përpara sulmit, strategji e ngjashme me atë të vitit 2020

20:03 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com