Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shumë rrugë e pak njerëz, shumë njerëz e pak rrugë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shumë rrugë e pak njerëz, shumë njerëz e pak rrugë

Nga: Preç Zogaj

Për të shkuar në bregdetin jonian të Shqipërisë, nuk ka më një e dy, por një hartë rrugësh me akse dhe degëzime të shumta. Bypass-i i ri i Vlorës, kalimi përmes fshatrave të hinterlandit të krahut verior që përfundon në Qeparo, rruga e re Kardhiq-Delvinë që shkurton me rreth 45 minuta shkuarjen në Sarandë-të gjithë këto dhe segmente të tjerë më të vegjël e kanë bërë më të shpejtë e më komod udhëtimin me makinë drejt Rivierës së Bregut, destinacioni turistik nga më të mrekullueshmit që ka Shqipëria, drejt Sarandës që nuk është më e largët, drejt vetë Vlorës dhe ansamblit të adresave të njohura turistike në bregdetin e saj, ku torturën e deridjeshme të trafikut të mbingarkuar po e merr harresa.

Për arsye që mbeten për t’u studiuar, “revolucionit” në infrastrukturë nuk i është përgjigjur këtë vit shtimi i numrit të pushuesve. Në të kundërtën, numri i tyre është shumë më i vogël se vitin e shkuar. Mund të konstatohet me sy, por ta thonë edhe vendasit, pronarët e lokaleve, operatorët turistike, të cilët flasin për një rënie deri gjysmë përgjysmë të turistëve.

Institucionet i kanë me siguri shifrat reale, por gjendja “shih dhe shkruaj” flet vetë. Kujtimi, një sipërmarrës në plazhin e Livadhit thotë se këtë vit Bregun e ka tradhtuar Tirana. “Tirana është baza e turizmit këndej. Pastaj vinë kosovarët, të huajt”, shton ai.

Në dijeninë e tij çmimet nuk se kanë fluturuar, siç thonë disa media. Janë rritur pak, por jo aq sa të justifikojë këtë gjendje, shton, duke treguar rreth gjashtëdhjetë për qind të çadrave bosh në një zonë ku “para një viti, fiks në këtë periudhë, nuk gjeje çadër pas orës dhjetë”.

Pohimin e tij për çmimet patën rastin ta konstatojmë në dy restorante në Livadh ku çmimet, në përgjithësi, ishin normale. Madje, për habinë tonë, për pjatat me bazë peshkun dhe prodhimet e detit, ishin befasishëm më të lira në raport me çmimet e zakonshme në qytetet e tjera të bregdetit.

Një pronar restoranti, Andoni, na tregoi xhiron e ditës, duke e krahasuar, sipas shënimeve të tij, me të njëjtën ditë të gushtit të shkuar. Mbi katër herë më e vogël xhiroja e këtij viti. Ai ia vinte gishtin rritjes së çmimit të karburantit.

Gjithkush ka një shpjegim, ku nuk përjashtohet jehona e shembujve negativë në lidhje me spekulimet me çmimet, cilësinë e shërbimit apo sjelljes brutale të ndonjë pronari me klientët-shembuj që vërtetë janë përjashtime, pavarësisht dëmit që bëjnë kur amplifikohen.

Ngjan paradoks që ndërsa ka më shumë rrugë, ka shumë më pak pushues. Analiza realiste e shkaqeve do të tregojë nëse kjo gjendje ka lidhje vetëm me këtë vit apo reflekton një problematikë më komplekse, të shtrirë në kohë. Sfidat e turizmit nuk mbarojnë me rrugët.

Ndërkohë në bregdetin veriperëndimor të vendit, më konkretisht në Shëngjin dhe në Tale, kemi një fotografi të përkundërt me këtë që treguam më lart: një fluks të madh pushuesish dhe rrugë si gryka shishesh që vazhdojnë të jenë çmimi i torturës që duhet të heqin rëndom ata që vinë për të shijuar plazhet e Shëngjinit dhe Tales.

Prej katërmbëdhjetë vitesh, kur kanë qenë bërë investimet e para për zgjerimin modest të një pjese të rrugës së Shëngjinit, nuk është vënë më dorë në të. As për të përfunduar pjesën e mbetur të zgjerimit modest, rreth dy kilometra të gjatë, që banorët dhe pushuesit e quajnë “gryka e shishes”. Pale për të hapur rrugë të reja.

Një çudi e çudive se si mund të neglizhohet në këtë shkallë dhe kaq gjatë infrastruktura që lidh rrugën kombëtar me dy nga zonat më të preferuara e me të mëdha të turizmit kombëtar. “Si me ta ba për inat” , thonë një shprehje e zonës.

Kur kam shkruar për këtë temë gjatë viteve të mëparshme, kam pas menduar se vështirësitë për të hyrë e për të dalë nga Shëngjini dhe Talja do të kenë si pasojë uljen e konsiderueshme të numrit të pushuesëve nga Kosova, Diaspora, Maqedonia e Veriut, Tirana e rrethet e prapatokës.

Fatmirësisht, ky parashikim nuk më ka dalë as këtë vit të krizës globale. Pushuesit,“si për inat edhe ata”, thotë me humor Doda, një sipërmarrës i suksesshëm, “kanë vazhduar të vinë e t’i mbushin hotelet tona”.

Nuk ka dyshim se po të ndërtoheshin rrugë të reja, që t’u përgjigjen në cilësi dhe gjerësi potencialeve turistike të bregdetit Shëngjin-Tale, numri i turistëve do të ishte shumë më i madh. Lezha i meriton. Lezhës i takojnë.

Tags: Prec zogajpushuesshqiperia

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Masakra pas sherrit për parkimin në Sarandë, arrestohen dy vëllezërit dhe punëdhënësi i tyre

Masakra pas sherrit për parkimin në Sarandë, arrestohen dy vëllezërit dhe punëdhënësi i tyre

Ndahet nga jeta ish-ministri i Bujqësisë

Ndahet nga jeta ish-ministri i Bujqësisë

SHBA dhe Tajvani njoftojnë bisedimet zyrtare dypalëshe tregtare

SHBA dhe Tajvani njoftojnë bisedimet zyrtare dypalëshe tregtare







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, nisin efektet edhe në Shqipëri,  disa pika rrisin çmimin e karburantit
Aktualitet

Lufta në Lindjen e Mesme, nisin efektet edhe në Shqipëri, disa pika rrisin çmimin e karburantit

by mirseda
13:24 | 04/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e tensioneve dhe konfliktit në Lindjen e...

Gjyqi ndaj anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut, dëshmitari: Me Çajup Selimin kemi pasur probleme

Gjyqi ndaj anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut, dëshmitari: Me Çajup Selimin kemi pasur probleme

13:12 | 04/03/2026
Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit

Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit

12:47 | 04/03/2026
Seanca në themel e Inceneratorit të Tiranës, replika mes prokurorit Prençi dhe avokatit të  Kokës

Seanca në themel e Inceneratorit të Tiranës, replika mes prokurorit Prençi dhe avokatit të Kokës

12:41 | 04/03/2026
Armë, municione dhe drogë/ Tre të arrestuar në Shkodër, “malli” ishte fshehur në…

Armë, municione dhe drogë/ Tre të arrestuar në Shkodër, “malli” ishte fshehur në…

12:16 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com