Kapet me armë zjarri pistoletë, arrestohet 59-vjeçari.
Nga informacionet mësohet se 59-vjeçari Bilal Mullalli është kapur pak më parë nga policia në kryqëzimin e fshatit Dishnicë.
Ai mbante armën pistoletë në makinë, ndërsa mësohet se është person me precedentë të mëparshëm penalë. Mullalli është banues në fshatin Zymblak të Maliqit.
Nga informacionet e policisë ai prej pak kohësh dyshohej se mbante armë zjarri dhe u arrestua sot gjatë një operacioni të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.















