Noizy ka zbuluar në një intervistë për “Euronews Albania” se ka qenë sponsori i vetëm i “Alpha Show”, dhe ka kushtuar mbi gjysmë milion euro. Ai e ka konsideruar si një ëndërr të bërë realitet, ku u shitën mbi 18 mijë bileta duke tejkaluar çdo event tjetër.
Noizy u shpreh se kostoja e koncertit ku ishte i vetmi sponsor gjeneral, ishte mbi gjysmë milioni euro, shifër që siç tha e kishte vendosur që nga fillimi, pavarësisht si do shkonte.
“Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër.
Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj. E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajtura të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, tha këngëtari.