Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Çmimet e qumështit dhe kosit rriten me 11%/ Tabaku: Qeveria me politika si në kohë l*fte dhe paqeje

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për rritjen e çmimit të bulmetit që prej 1 gushtit. Me një postim në Facebook, Tabaku u shpreh se qeveria aplikon politika të ngjashme si në kohë lufte ashtu dhe në kohë paqeje. Nga kjo javë çmimi i qumështit me yndyrë 3.2% rreth 1.4 litra do të shitet me 190 lekë nga 160 lek që është shitur deri me tani. Kompanitë e përpunimit të qumështit i kanë njoftuar tregtarët e pakicës për rritjen e radhës që më datën 20 korrik. Burimet nga kommpanitë e përpunimit të qumështit pohojnë se, rritja e çmimeve po ndikohet nga mungesa e lëndës së parë në treg. Lidhur me këtë çështje, deputetja thotë se askush nuk mohon ndikimin e luftës, por kjo e fundit mbetet alibi ndërsa qeveria ka mbledhur nga rritja e çmimeve 170 mln euro më shumë në buxhetin e shtetit nga taksat. Sipas deputetes, qeveria aplikon politika të ngjashme si në kohë lufte dhe në kohë paqeje, pasi me taksat e inflacionuara ajo paguan PPP/Koncesione.

Ja se çfarë shkruan Tabaku

Shqiptarët punojnë për oligarkët/qeveritarët

Për shqiptarët çmimi qumështit dhe nënproduktet e tij do të rritet edhe më tej këtë javë. Çmimi qumështit shkon në thuajse 200 lek ndërkohë që priten të rriten nënproduktet e tij.

Arsyeja pas kësaj rritje të dytë lidhet me kostot e larta të produkteve të para.

Dikush mund të argumentojë se lufta në Ukrainë ka rritur çmimet dhe për rrjedhojë kostot e biznesit. Askush nuk mohon ndikimin e luftës.

Por kjo e fundit mbetet alibi derisa qeveria ka mbledhur nga rritja e çmimeve 170 mln euro më shumë në buxhetin e shtetit nga taksat. Ku shkojnë këto të ardhura?!

Në një vend ku 1 ndër 3 shqiptarë nuk e ka të sigurtë vaktin a nuk do ishte një politikë me sens rishpërndarja e të ardhurave që rriten prej inflacionit?! Patjetër që po!

Madje më e logjikshme do të ishte heqja e disa taksave që aplikohen në konsum ashtu që shqiptarët të kenë më shumë në kuletën e tyre. Heqja e taksave do qe zgjedhja dhe zgjidhja!

Fatkeqësisht jo! Qeveria aplikon politika të ngjashme si në kohë lufte dhe në kohë paqe! Pse?! Sepse me taksat e inflacionuara ajo paguan PPP/Koncesione.

Merrni inceneratorin e Tiranës që do të indeksohet me normën e inflacionit. Pra 30% e shqiptarëve mezi paguajnë bukën e tyre kurse inceneratori Tiranës merr milionat shtesë nga arka e shtetit.

A punojnë shqiptarët për oligarkët/qeveritarët që janë kthyer në mish e thua?!

Shifrat thonë që po! Njësoj dhe arka e shtetit! Padyshim dhe xhepi shqiptarëve!

#fiskalizimi2021 #taksat #fiskalizim #shpenzimet #PPP #varferia #Opozita #PD #buxhetifamiljes #tatimet #buxheti2022 #Buxheti #INVESTIMET #tirana #oligarke #Shpenzimet #familja #koncesione #komisionifinancave #shqiperia #ekonomia #llogaridhënie #oligarkia

 

Tags: deputetëJorida TabakuPDrritje e cmimit te bylmetit

TË LIDHURA

Politikë

Deputeti i PD: Qeveria po ndan Shqipërinë, qytetarët të protestojnë!

13:12 | 05/06/2026
Aktualitet

Xhaxhai i Enea Mekollit akuza të forta: Kush e urdhëroi operacionin të përgjigjet para ligjit.

13:06 | 05/06/2026
Aktualitet

Trafik armësh nga SHBA drejt Shqipërisë, arrestohet 32-vjeçari teksa merrte pakon

13:03 | 05/06/2026
Next Post

E paralajmëroi Meta, Partia e Lirisë nxjerr fakte të reja për skandalin e inceneratorëve

Sukses shkencor- Shpëtim Nazarko boton referimin për teorinë e tij në një publikim shkencor të rangut më të lartë

Atmosferë nga Beogradi: "Gjithnjë kemi shkak për të pasur frikë"







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Politikë

Deputeti i PD: Qeveria po ndan Shqipërinë, qytetarët të protestojnë!

by mirseda
13:12 | 05/06/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka shpërthyer në akuza dje ndaj qeverisë, ndërsa theksoi se kjo...

Xhaxhai i Enea Mekollit akuza të forta: Kush e urdhëroi operacionin të përgjigjet para ligjit.

13:06 | 05/06/2026

Trafik armësh nga SHBA drejt Shqipërisë, arrestohet 32-vjeçari teksa merrte pakon

13:03 | 05/06/2026

Këshilli Bashkiak miraton listën e poseduesve jopronarë në kuadër të Paketës së Maleve

12:54 | 05/06/2026

Përcillet për në banesën e fundit polici hero, do të prehet pranë vëllait të ndjerë

12:30 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com