Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Berisha merr goditjen e rëndë, konfirmon se është shpallur “non-grata” nga Britania

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Propozimi i PS-së/Berisha thirrje Metës: Mos e lejo, po shkelet Kushtetuta

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar publikisht se është shpallur “non-grata” nga Britania e Madhe. Berisha bën të ditur se e kanë njoftuar se nuk mund të hyjë dot në Britaninë e madhe. Ai tha se ka marrë një letër nga sekretari i brendshëm i këtij shteti, ku është njoftuar për ndalimin e hyrjes në këtë vend. Berisha shprehet se vendimi në fjalë është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros.

Deklarata e Berishës

Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin

  1. Se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, dhe
  2. Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.Ndonëse, ashtu si thotë ky vendim, është konfidencial dhe, ndonëse përfaqësuesit e MB në Tiranë kane deklaruar se nuk do të publikojne emrat, unë kam marrë vendimin t’a bëj publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre, ashtu siç e kam vlerësuar unë.

Në lidhje me këtë vendim dua të sqaroj sa vijon:
1. Ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, që partnerët ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre, absolutisht pa asnjë bazë, me qëllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit të tyre bazuar në shpifje.

Por, një gënjeshtër, sado të përsëritet mund të bëhet e besueshme, por kurrë e vërtetë dhe asnjë fuqi në botë nuk do të jetë në gjendje të më detyrojë që të pranoj gënjeshtrën për të vërtetë, apo t’i nënshtrohem mashtrimit, për të cilin me prova, këto muaj, kam argumentuar se nuk synon skajimin e Sali Berishës, por kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë, së cilës i rripet çdo pasuri, e nga e cila shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Kjo synon mbajtjen në pushtet të një qeverie, me e korruptuara në Europë, e cila, duke dhunuar votën e qytetarëve, ka rivendosur në vend monizmin e plotë dhe vjedh e sakrifikon Shqipërinë e shqiptarët, e çon shtetin në falimentim për të blerë e mbajtur pushtetin.

Sikundër ritheksoj edhe një herë, se në momentin e parë që qeveria e MB, ose çdo qeveri tjeter e huaj apo kushdo do të provojë – jo të gënjejë – një provë dhe fakt korrupsioni, unë do të marr çdo vendim ndaj vetes sime.

Tags: Berishabritanianonj grata

TË LIDHURA

Lihet në burg Andi Vokrri, zbardhet dëshmia: Nuk e kam vrarë unë
Aktualitet

Lihet në burg Andi Vokrri, zbardhet dëshmia: Nuk e kam vrarë unë

12:25 | 23/01/2026
Ministrja Kumbaro njofton maturantët: Periudha e aplikimeve për lëndët me zgjedhje hapet me 2 shkurt
Aktualitet

Ministrja Kumbaro njofton maturantët: Periudha e aplikimeve për lëndët me zgjedhje hapet me 2 shkurt

12:23 | 23/01/2026
Me kërkesë të SPAK-ut, GJKKO pushon çështjen : Nuk ka prova për Muhamet Rrumbullaku
Aktualitet

Me kërkesë të SPAK-ut, GJKKO pushon çështjen : Nuk ka prova për Muhamet Rrumbullaku

12:20 | 23/01/2026
Next Post
Emrat/ Berisha zbulon kush qëndron pas shpalljes “non grata” nga Britania e Madhe

Emrat/ Berisha zbulon kush qëndron pas shpalljes “non grata” nga Britania e Madhe

Pas shpalljes “non grata”, do largohet nga PD-ja? Berisha: Po nderoj demokratët, po l*ftoj për dinjitetin e shqiptarëve

Pas shpalljes “non grata”, do largohet nga PD-ja? Berisha: Po nderoj demokratët, po l*ftoj për dinjitetin e shqiptarëve

Si i parashikoi Rama fatin Berishës para se të shpallej “non grata” nga Britania

Si i parashikoi Rama fatin Berishës para se të shpallej “non grata” nga Britania







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Lihet në burg Andi Vokrri, zbardhet dëshmia: Nuk e kam vrarë unë
Aktualitet

Lihet në burg Andi Vokrri, zbardhet dëshmia: Nuk e kam vrarë unë

by mirseda
12:25 | 23/01/2026
0

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg Andi Vokrrin, i dyshuar për vrasjen e...

Ministrja Kumbaro njofton maturantët: Periudha e aplikimeve për lëndët me zgjedhje hapet me 2 shkurt

Ministrja Kumbaro njofton maturantët: Periudha e aplikimeve për lëndët me zgjedhje hapet me 2 shkurt

12:23 | 23/01/2026
Me kërkesë të SPAK-ut, GJKKO pushon çështjen : Nuk ka prova për Muhamet Rrumbullaku

Me kërkesë të SPAK-ut, GJKKO pushon çështjen : Nuk ka prova për Muhamet Rrumbullaku

12:20 | 23/01/2026
Ambasadori i Britanisë takim me kreun e SPAK Klodian Braho:

Ambasadori i Britanisë takim me kreun e SPAK Klodian Braho:

12:17 | 23/01/2026
Drogë në burgun e Elbasanit, arrestohen tre persona

Drogë në burgun e Elbasanit, arrestohen tre persona

12:11 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com