Berisha ka dy emra, të cilët i akuzon si përgjegjësit e vetëm pas shpalljes “non grata” nga Britani e Madhe. Basha dhe Rama janë dy emrat që përmedi Berisha, lidhur me vendimin e fundit. Në një komunikim me mediat, Berisha tha se ky vendim është sponsorizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, bazuar në lobimin e Soros.
Qëndron plotësiosht pas vendimit Lulzim Basha dhe Rama”, tha Sali Berisha pas shpalljes “non grata” nga Britania.
Rama njoftoi të parin, njoftoi dhe të dytin. Të akuzosh një tjetër për një çështje të një personi 14 vite më parë e cila është zbardhur 100% do të thotë jesh mashtrues”, tha Berisha.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi indirekt se Berisha do të shpallej “non-grata” nga Mbretëria e Bashkuar duke iu referuar se “nuk do kalosh dot Gjilbraltarin dhe La Manshin”.
Edhe pse nuk dha emër, Rama tha se në këtë mënyrë kontinenti do të mbyllet për Partinë Demokratike.