Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, Kryeministria: Të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, Kryeministria: Të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta

Qeveria garanton të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta pas sulmit kibernetik. Kryeministria, me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat vë në dukje se metodat mbi të cilat kanë vepruar, janë të ngjashme me sulmet e vitit të fundit, të vëna re në hapësirën kibernetike ndërkombëtare. Ndër të tjera, Kryemintria siguron qytetarët se të dhënat e sistemeve të informacionit të shërbimeve qeveritare janë të sigurta dhe të paprekura dhe se nuk ka vend për polemika politike aq kohë sa jemi përballë një armiku të përbashkët në këtë luftë kibernetike. Kujtojmë këtu se shërbimet publike online dhe faqet qeveritare janë mbyllur përkohësisht, për shkak të sulmi kriminal kibernetik.

“Menjëherë, duke ndjekur protokollet e reagimit, u krye izolimi i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare për të garantuar mbrojtjen e të dhënave. Metodat mbi të cilat aktorët keqbërës kanë vepruar, janë të ngjashme me sulmet e vitit të fundit, të vëna re në hapësirën kibernetike ndërkombëtare. Teknikat mbi të cilat ky sulm mbështetet janë të së njëjtës natyrë me ato të përdorura për një sërë sulmesh kibernetike në domain-et qeveritare dhe private të kohëve të fundit, si në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Holandë, Belgjikë dhe vende të tjera të rajonit. Vetëm në Ukrainë këtë vit ka pasur 5 sulme me të njëjtën metodologji, ndërsa në Gjermani i njëjti lloj sulmi ka nxjerrë jashtë funksioni impiantet e prodhimit të energjisë me erë. Këto metoda maskohen fillimisht me sulme të tipit Ransomëare, me anë të të cilave keqbërësit kërkojnë të largojnë vëmendjen nga qëllimi real, që është sulmi ndaj sistemeve kritike. Hapi i dytë i këtij sulmi të përqendruar dhe sofistikuar është goditja në sistemet kritike digjitale të shtetit shqiptar për t’i nxjerrë jashtë funksionit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

“Që në momentet e para të evidentimit të këtij sulmi, AKSHI është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët tanë të Microsoft nëpërmjet ekspertëve të tyre më të mirë kibernetikë të Detektimit dhe Përgjigjes ndaj Incidenteve (DART team). Gjithashtu ekspertët e “Jones Group International” janë këtu, për trajtimin e situatës dhe kthimin sa më shpejt në normalitet.  Sistemet qeveritare kanë të gjitha back-up dhe janë të sigurta. Në këtë moment jemi duke verifikuar sistem pas sistemi që këto të fundit të jenë të sigurt në çdo element, përpara se të kthehen sërish online dhe në funksionalitet të plotë.  Paralelisht të gjithë aktorët institucionalë janë në gatishmëri të plotë dhe në komunikim të vazhdueshëm për hetim të thellë e të detajuar të këtij krimi kibernetik.  Sigurojmë të gjithë qytetarët se të dhënat e sistemeve të informacionit të shërbimeve qeveritare janë të sigurta dhe të paprekura. Nuk ka vend për polemika politike aq kohë sa jemi përballë një armiku të përbashkët në këtë luftë kibernetike, ndaj të lëmë ekspertët të bëjnë punën e tyre në mënyrë që çdo sistem që rikthehet në punë të jetë funksional dhe mbi të gjitha i sigurt”, përfundon deklarata e shpërndarë për mediat nga Kryeministria.

 

Tags: kryeministriashqiperiasulmi kibernetik

TË LIDHURA

Lamtumirë bankomatëve? Zbulohet mënyra më e re për të tërhequr para
Ekonomi

Lamtumirë bankomatëve? Zbulohet mënyra më e re për të tërhequr para

09:15 | 02/12/2025
GJKKO do të vendosë sot për kalimin ose jo për gjykim dosjen e Erion Veliajt
Politikë

GJKKO do të vendosë sot për kalimin ose jo për gjykim dosjen e Erion Veliajt

09:08 | 02/12/2025
Erjon Veliaj kërkon lirimin nga qelia, avokatët kërkesë Kushtetueses: Të shpallet anti-Kushtetues
Politikë

GJKKO do të vendosë sot për kalimin ose jo për gjykim dosjen e Erion Veliajt

09:06 | 02/12/2025
Next Post
Credins Online-aplikacioni për çdo shqiptar

Credins Online-aplikacioni për çdo shqiptar

Majmuni Kiko denoncon në SPAK majmunin Abu!

Majmuni Kiko denoncon në SPAK majmunin Abu!

Kryemadhi: Në SPAK dhe ministrja e Financave

Kryemadhi: Në SPAK dhe ministrja e Financave







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Një pije e ngrohtë që kardiologët e konsiderojnë të mirë për zemrën
shendetesi

Një pije e ngrohtë që kardiologët e konsiderojnë të mirë për zemrën

by mirseda
09:17 | 02/12/2025
0

Sëmundjet e zemrës mund të parandalohen në 90 përqind të rasteve me zakone më të shëndetshme jetese....

Lamtumirë bankomatëve? Zbulohet mënyra më e re për të tërhequr para

Lamtumirë bankomatëve? Zbulohet mënyra më e re për të tërhequr para

09:15 | 02/12/2025
GJKKO do të vendosë sot për kalimin ose jo për gjykim dosjen e Erion Veliajt

GJKKO do të vendosë sot për kalimin ose jo për gjykim dosjen e Erion Veliajt

09:08 | 02/12/2025
Erjon Veliaj kërkon lirimin nga qelia, avokatët kërkesë Kushtetueses: Të shpallet anti-Kushtetues

GJKKO do të vendosë sot për kalimin ose jo për gjykim dosjen e Erion Veliajt

09:06 | 02/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com