Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Inceneratorët/Kryemadhi: Do jemi prezent me fakte të reja! SPAK nis verifikimet

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Inceneratorët/Kryemadhi: Do jemi prezent me fakte të reja! SPAK nis verifikimet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë sot në një reagim për mediat pas dokumenteve të reja që do të dorëzojë në SPAK lidhur me 24 kompanitë qe kanë kryer evazion fiskal me Klodian Zoton. Kryemadhi paralajmëroi fakte të reja për aferën e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat një ditë pasi nxori emrat e 24 kompanive fiktive që kanë përfituar para nga buxheti i shtetit me aferën e inceneratorëve, Kryemadhi tha se bëhet fjalë për një krim financiar pasi janë grabitur paratë e buxhetit të shtetit.

“Siç janë këto fatura që janë për nja 4-5 mln lekë të reja, apo edhe më shumë, ka fatura pafund të Klodian Zotos, të Integrated, të Klodian Zotos që janë faturuar te këto 24 kompani fiktive që kanë bërë evazion fiskal që në fakt është krim financiar, sepse janë grabitur paratë e buxhetit të shtetit.

Janë grabitur para që kanë qenë mbështetje buxhetore për inceneratorët. Këtu do të jemi, do jemi përsëri prezent me fakte të reja, dokumente të reja”, tha kryetarja e LSI-së. Ajo mohoi që SPAK të ketë thirrur dy të moshuarit Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi për të dëshmuar. “Gazetarët të mos hedhin shashka sikur janë thirrur në SPAK pensionistët, se nuk janë thirrur sepse nuk e kemi dorëzuar ende padinë për këtë çështje.

Bëhet për të shfokusuar vëmendjen. Po, SPAK duhet të thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda kartë postale Edi Ramën dhe ta pyesë me ç’të drejtë ke vjedhur firmat e dy pensionistëve se nuk janë vetëm 2 pensionistë, do të mësoni akoma më shumë. Do të dalin që shumë firma fiktive të krijuara, pronarët e tyre nuk janë në dijeni të firmave të tyre që kanë krijuar. Iu është marrë karta e identitetit, iu është vjedhur karta e identitetit dhe janë kryer veprime të tjera. Megjithatë kjo është në dorë të SPAK-ut”, tha Kryemadhi.

SPAK ka nisur verifikimet pas denoncimit të bërë një ditë më parë nga kryetarja e LSI-Së, Monika Kryemadhi, për inceneratorët. Struktura e Posaçme u vu në lëvizje pas denoncimit publik të Kryemadhit, në mënyrë që të verifikoje nëse në emër të dy personave të moshuar ekziston biznesi me vlerë 30 milionë dollarë.

Kryetarja e LSI-së tregoi rastin kur një çift të moshuarish, që sipas saj janë 94 dhe 95 vjeç, kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë. Bëhet fjalë pikërisht për dy të moshuarit me emrat Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse.

“I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte, do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tjetër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi një ditë më parë.

Tags: inceneratoretKryemadhiSPAK

TË LIDHURA

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri
Politikë

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

21:02 | 29/01/2026
Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA
Shqipëria

Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

20:27 | 29/01/2026
“Zhbllokohet” Qafë Thana, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve
Aktualitet

“Zhbllokohet” Qafë Thana, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

19:51 | 29/01/2026
Next Post
NATO fillon zyrtarisht procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës

NATO fillon zyrtarisht procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës

Publikohet pasuria e Kurtit, sa para ka në bankë

Kurti thotë se Procesi i Berlinit është i nevojshëm për integrimin në BE

Turqia do që në arenën ndërkombëtare të thirret Türkiye, jo Turkey!

Cilët janë "terr*ristët" që Turqia kërkon nga Suedia dhe Finlanda?







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!
Showbizz

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!

by mirseda
22:12 | 29/01/2026
0

Ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, i cili është gjithashtu partneri i rep-artistes shqiptare Loredana, duket se...

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

21:35 | 29/01/2026
“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

21:30 | 29/01/2026
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

21:02 | 29/01/2026
Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

20:27 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com