Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Teknologjia dhe inovacioni në bujqësi e blegtori/Krifca: Politikat për modernizim mundësuan 115 milionë euro investime

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Në vëmendjen e vazhdueshme të mbështetjes së inovacionit dhe teknologjisë në bujqësi dhe blegtori është organizuar në Tiranë takimi mes ekspertësh shqiptarë e të huaj, me fermerët, agropërpunuesit, përfaqësues nga Shërbimi i Këshillimit dhe Qendrat e Transferimit të Teknologjive në vend, pedagogë e studentë nga Universiteti Bujqësor Tiranë si edhe përfaqësues nga programet ndërkombëtare të ndihmës në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural në vend.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me Kryeministrin Edi Rama, përshëndetën pjesëmarrësit dhe aktivitetin, si një shtysë e mëtejshme për suportin e zhvillimit të sektorit bujqësor. Në fjalën e saj, ministrja Krifca tha se bujqësia dhe blegtoria sot, jo vetëm tek ne por në mbarë botën përballet me peshën e një lufte që ka ndikuar në rritjen e çmimeve dhe shkëputjen e hallkave të zinxhirit ushqimor. Moment që ka bërë liderat anekënd botës të vëmendshëm ndaj bujqësisë dhe prodhimit ushqimor si asnjëherë më parë, duke përmendur edhe takimin e G7, i cili kishte një panel të posaçëm për krizën ushqimore.

Megjithatë, ministrja shtoi se bujqësia shqiptare përballet sot me imperativin e domosdoshëm për të përqafuar teknologjinë, inovacionin, dijen dhe njohurinë si mënyra e duhur për të siguruar konkurrueshmëri.

“Jemi të vetëdijshëm që detyra nuk është e lehtë, sepse bujqësia shqiptare ruan në strukturën e saj pesha të të shkuarës të cilat e bëjnë më të vështirë integrimin e sistemeve mekanike apo të novacionit në sektor, ku mjafton të përmendim fragmentimin e tokës si një ndër sfidat e prodhimit. Ne na duhet të gjejmë zgjidhje konsideruar këtë struktur dhe këto sfida.

Dhe perpjekjet mund të bëhen për të konsoliduar fermën blegtorale, për të ulur kostot e prodhimit, rritur eficiencën dhe rendimentin si në blegtori ashtu dhe në bujqësi nëpërmjet mekanizimit, teknologjisë dhe inovacionit.

Krifca tha se nëpërmjet politikave të qarta për modernizim dhe rritje të konkurrueshmërisë, janë orientuar rreth 115 milionë euro investime, duke mbeshtetur me grant modernizimin e sektorit përgjatë 5 viteve të fundit ku 46 milionë euro investime kanë shkuar në drejtim të teknologjisë dhe inovacionit në ferma dhe përpunim.

“Rreth 27 milionë euro janë vënë në dispozicion të ndërtimit të sistemeve përpunuese me teknologji të lartë ftohëse, ruajtëse frigoriferike dhe seleksionuese të produkteve bujqësore. Duke futur për herë të parë mbështetjen për eficencë energjitike me panele fotovoltaike të cilat kanë reduktuar me rreth 30 deri në 50% faturën mujore të energjisë elektrike për këto aktivitete agropërpunuese”.

Ministrja bëri me dije se në bashkëpunim me BERZH po ndërtohet një portal në dispozicion të fermerëve dhe agrobizneseve, me të dhëna për mundësitë e financimit, transparencë për politikat, ofrimin e informacioneve lidhur me tregun dhe prodhimin në vend.

Tags: BujqesiaKrifcaMinistrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ruralrama

TË LIDHURA

Aktualitet

Vrasja me armë zjarri në Paskuqan, ky është autori që i mori jetën 27-vjeçarit Ardian Baloshi

14:01 | 08/06/2026
Aktualitet

Vrasja pranë Paskuqanit, policia: Konflikt për motive të dobëta, në kërkim autori

13:57 | 08/06/2026
Aktualitet

KAS kthen te Celibashi çështjen e kryebashkiakut të Kuçovës

13:53 | 08/06/2026
Next Post

Një ndër peshkaqenët më të mëdhenj në botë sulmon 62-vjeçarin, del gjallë në breg

Artan Hoxha: Kryebashkiaku i Roterdamit është kërcënuar në Tiranë

Artan Hoxha: Rama ka stilist privat, vesh rroba të shtrenjta







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja me armë zjarri në Paskuqan, ky është autori që i mori jetën 27-vjeçarit Ardian Baloshi

by mirseda
14:01 | 08/06/2026
0

Personi në foto është autori i ngjarjes së rëndë në Paskuqan, ku një 26-vjeçar, Ardian Baloshi, ka...

Vrasja pranë Paskuqanit, policia: Konflikt për motive të dobëta, në kërkim autori

13:57 | 08/06/2026

KAS kthen te Celibashi çështjen e kryebashkiakut të Kuçovës

13:53 | 08/06/2026

Doktoresha nën hetim për skedën e vdekjes, reagojnë kolegët në Mamurras

13:47 | 08/06/2026

Lëvizte me armë zjarri në makinë, bie në pranga 59-vjeçari në Korçë

13:45 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com