Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta kërkesë Kuvendit: Komision i Posaçëm Parlamentar për Parkun e Butrintit

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta rrëfehet se si lajmëroi Berishën që në shkurt të vitit 2021 për “non gratën”

Pas rikthimit për shqyrtim në Kuvend të marrëveshjes për Administrimin e Parkut të Butrintit, Presidenti Meta i drejtohet Kuvendit me një kërkesë për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për këtë Park. Meta citon se kjo çështje, hyn pikërisht në llojin e atyre çështjeve të një rëndësie ekstremisht të veçantë, e cila kërkon kujdes të lartë nga organet shtetërore. Dhe për këtë, sipas Metës, Kuvendi duhet të miratojë dekretin dhe të vlerësojë sugjerimin për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar, i cili përmes një procesi të gjerë dhe solid konsultimi e diskutimi, të mund të prodhojë produktin më të mirë.

Presidenti Meta kërkesë Kuvendit: Të ngrihet një Komision i Posaçëm Parlamentar për Parkun Kombëtar të Butrintit

Me qëllim:

–              respektimin e parimeve kushtetuese dhe vlerave universale;

–              mbrojtjen e trashëgimisë tonë kombëtare nga shtrembërime të çdo lloj natyre;

–              respektimin e Konventës së Parisit dhe parimeve të përcaktuara nga UNESCO;

–              për të garantuar që rendi juridik i normave të legjislacionit shqiptar, është i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë dhe askush nuk mund të ketë një trajtim të parapëlqyer nga qeveria nëpërmjet Kuvendit;

–              për të mos lejuar asnjë mundësi që pasuria e shqiptarëve të keqadministrohet dhe pjesët më të rëndësishme të saj që faktojnë gjurmët reale të identitetit ilir dhe shtetit shqiptar të humbasin;

–              në respekt të Rezolutës së Parlamentit Evropian për Shqipërinë të datës 19 maj 2022 dhe i bindur dhe mbështetës për gjithë sa parashtrohet në këtë Rezolutë;

–              me qëllimin që pasuria dhe financat e shtetit që krijohen nga një pasuri kombëtare e patjetërsueshme, të administrohen në funksion të kësaj çështje në mënyrën më të mirë të mundshme;

–              duke respektuar njëkohësisht dhe vullnetin dhe angazhimin prej vitesh të Fondacionit Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim (AADF);

–              në respekt të çdo eksperti dhe qytetari dhe anëtari të shoqërisë civile të Republikës së Shqipërisë, i cili përmes opinioneve, vlerësimeve dhe angazhimeve kërkon mbrojtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare dhe pasurisë sonë të përbashkët;

mbështetur në nenin 85 pika 1, 86 pika 1, 92/a, të Kushtetutës, si Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit dhe si përfaqësues i unitetit të popullit, kam vendosur që ky ligj duhet të rikthehet edhe një herë në Kuvend, me qëllim që kjo çështje, të marre kohën dhe vëmendjen e duhur, për t`u vlerësuar përsëri nga Kuvendi, përmes një procesi real dhe të thelluar diskutimi.

Lidhur me këtë çështje kaq të rëndësishme, si President i Republikës, vlerësoj se në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 24 të Rregullores së Kuvendit , kjo çështje, hyn pikërisht në llojin e atyre çështjeve të një rëndësie ekstremisht të veçantë, e cila kërkon kujdes të lartë nga organet shtetërore dhe për këtë Kuvendi i Shqipërisë, duhet të miratojë dekretin e Presidentit, dhe të vlerësojë sugjerimin për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar, i cili përmes një procesi të gjerë dhe solid konsultimi e diskutimi, të mund të prodhojë produktin më të mirë, e përmes një dakordësie të gjerë t`u ofrojë brezave që vijnë zgjidhjen më të mirë për Parkun Kombëtar të Butrintit dhe gjithë pasuritë të çdo lloji pjesë e tij.

Në këtë mënyrë, jo vetëm do të garantojmë zgjidhje dhe zgjedhje më të mira, por do të ishim në unison dhe me kërkesat e Parlamentit Evropian i cili në datën 19 maj 2022, ka miratuar Rezolutën  me përplot 73 pika, ku ndër të tjera, bën thirrje që politika shqiptare të tregojë pjekuri politike në trajtimin e çështjeve me interes publik, të rrisë demokracinë, rikujton përgjegjësinë e autoriteteve qendrore dhe lokale për të siguruar transparencë, llogaridhënie dhe gjithëpërfshirje, si dhe thekson se përmirësimi i qeverisjes, transparenca, siguria ligjore, përfshirja dhe dialogu social janë thelbësore për stimulimin e investimeve të huaja direkte dhe mbajtjen e punëtorëve të kualifikuar; bën thirrje për një përfshirje kuptimplotë të shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara në debatin mbi veprimet e politikave.

Nëse shumica në Kuvendin e Shqipërisë do të zgjedhë siç dhe ka deklaruar publikisht të rrëzojë politikisht dekretin e Presidentit të Republikës, dhe të vijojë me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 50/2022, kjo nuk do t`i shërbente aspak interesave të larta të vendit dhe kombit shqiptar, por do të përkeqësonte çdo marrëdhënie të organeve të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët, dhe qytetarët në tërësi.

Tags: BerishaMetaParku i Butrintit

TË LIDHURA

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit
Politikë

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen
Politikë

PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen

19:53 | 27/12/2025
Next Post
Berisha: Mbështesim Komisionin Hetimor për Butrintin, do ndërtohen 620 vila për oligarkët

Berisha: Mbështesim Komisionin Hetimor për Butrintin, do ndërtohen 620 vila për oligarkët

“Ballkani i Hapur”/Kurti nuk tërhiqet: S’kam asgjë të re

“Ballkani i Hapur”/Kurti nuk tërhiqet: S’kam asgjë të re

Rama i ngarkuar me detyrë, për të rrëzuar Kurtin? Ja si përgjigjet kryeministri

Rama i ngarkuar me detyrë, për të rrëzuar Kurtin? Ja si përgjigjet kryeministri







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com