Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Ballkani i Hapur”/Kushi: Lehtësim procedurash dhe shkurtim i afateve për njohjen e diplomave e gradave shkencore

3 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Ballkani i Hapur”/Kushi: Lehtësim procedurash dhe shkurtim i afateve për njohjen e diplomave e gradave shkencore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka informuar sot në lidhje me marrëveshjen që nënshkruajnë mes tyre për arsimin tre vendet pjesëmarrëse në “Ballkanin e Hapur”. Gjatë një prononcimi, ministrja tha se marrëveshja e sotme për arsimin është shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën e njohjes së diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucione të arsimit të lartë nga këto vende.

Ajo shtoi se deri tani një marrëveshje e tillë është në zbatim me Kosovën, pasi u miratua vitin e kaluar në mbledhjen e dy qeverive në Elbasan. Qëllimi i saj është lehtësimi i procedurave duke shmangur burokracitë që mund të ketë patur më parë në këtë proces, si dhe të shkurtohen afatet.

“Qëllimi është që nga njëra anë të lehtësohen procedurat e njohjes së diplomave dhe gradave shkencore dhe të shkurtohen afatet që të mos presin me muaj, por tashmë 14 ditë për konfirmimin e autenticitetit të një diplome ose grade shkencore dhe 20 ditë i gjithë procesi i njohjes”, u shpreh ministrja.

Ajo shtoi se sot procedurat janë digjitale, dhe aplikimi mund të bëhet online dhe më pas vijon komunikimi me zyrën. Në Shqipëri këtë procedurë e kryen Qendra e Shërbimeve Arsimore.

“Jemi nisur nga interesi i përbashkët i të rinjve dhe të rejave jo vetëm shqiptarë për të gjithë Ballkanin për procedura më të lehta më të shpejta të njohjes së diplomave, në mënyrë që të nxisim lëvizshmërinë brenda gjithë tregut ballkanik”, u shpreh Kushi.

Në bashkëpunimin me Kosovën, znj. Kushi tha se deri tani çdo gjë ka shkuar shumë mirë dhe nuk kemi patur asnjë rast me vështirësi në procedura.

Në këtë marrëveshje është respektuar edhe legjislacioni në fuqi mes vendeve, por edhe parimet bazë evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e arsimit.

Ministrja Kushi shtoi se qëllimi i “Ballkanit të Hapur” është që të mos ketë pengesa në lëvizje. Me këtë rast universitetet shqiptare bëhen konkurruese jo vetëm mes tyre, por edhe me universitetet në rajon. Procesi i ndërkombëtarizimit që kemi nisur në fushën e arsimit të lartë, synon që universitetet shqiptare të bashkëpunojnë ngushtë me universitetet më të mira evropiane dhe botërore për diploma të përbashkëta apo të dyfishta. Kjo nënkupton që një i ri mund të kryejë studimet në universitetin e Tiranës, por nëse programi është një program i përbashkët me një universitet tjetër të huaj, atëherë kjo diplomë ka të njëjtën vlerë si diploma e universitetit të huaj.

Tags: ballkani i hapurEvis Kushiministrja e Arsimit

TË LIDHURA

Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje
Aktualitet

Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje

13:22 | 11/08/2025
Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor
Aktualitet

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor

11:50 | 11/08/2025
Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin
Aktualitet

Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

10:35 | 11/08/2025
Next Post
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ul perspektivën e rritjes globale

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ul perspektivën e rritjes globale

“Tregoi fuqi të madhe të liderit”, Vuçiç falenderon Ramën

"Tregoi fuqi të madhe të liderit”, Vuçiç falenderon Ramën

Nesër mos harroni çadrat, priten reshje shiu

Nesër mos harroni çadrat, priten reshje shiu

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje
Aktualitet

Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje

by mirseda
13:22 | 11/08/2025
0

Në një aksion të përbashkët mes Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake të Sarandës,...

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor

11:50 | 11/08/2025
Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

11:18 | 11/08/2025
Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

10:35 | 11/08/2025
Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

10:32 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com