Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kriminelët pendohen, shtetarët jo

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Ndrangheta”, kumbari i krimit të organizuar shqiptar

Nga: Pëllumb Nako 

Mjaftoi një apo dy të penduar të drejtësisë që në vendin tonë të rrëzohen të paktën siç thuhet, 8 grupe kriminale. Disa të kapur, disa të larguar, shumë komente, po aq dyshime, më shumë lëvdime, por koha do të vërë në vend gjithçka dhe do të zgjidhë nyjet e dyshimit për gjithkënd. Në thelb, çështja duhet parë me pozitivitet. Ndërkohë, nga informacionet e shumta që janë botuar në medie, mund të lexohen aspekte që tërheqin vëmendjen dhe tregojnë se çfarë ka ndodhur në tërësi me krimin në vendin tonë. Në tablonë e sotme kriminale të zbuluar konstatohet se në njërën anë kemi të bëjmë me krimin e rëndomtë me përmasa deri në mizore ku implikohen individë me prirje kriminale, të cilët me anën e fuqisë ekonomike që kanë, arrijnë të komprometojnë disa përfaqësues të veçantë të strukturave shtetërore dhe nga ana tjetër krime ku përfshihen direkt përfaqësues të lartë të strukturave shtetërore me dëme të pallogaritshme për taksat e paguara nga qytetarët e thjeshtë. Si rasti i inceneratorëve. Pra, kriminelë që marrin jetë dhe ish-zyrtarë që vështirësojnë jetë.

Pavarësisht nga ndryshimet, ajo që bie në sy, në të dyja rastet e përmendura është fakti se grupet e strukturuara kriminale rrëzohen me lehtësi në momentin kur nga brenda tyre dalin të penduar dhe që nëpërmjet dëshmive japin prova të forta për aktivitetin e grupit kriminal ku bëjnë pjesë dhe nëpërmjet asaj ç’kanë dëgjuar u japin autoriteteve indicie të çmuara për të shkuar me shpejtësi drejt provës edhe për grupet kriminale të tjera, rivale ose partnere. Për më tepër që në rastin e fundit bëhet fjalë për vrasës me pagesë, të cilët u kanë shërbyer të gjithë grupeve kriminale. Ndërkohë, edhe në medie jepen pa kursim histori, ngjarje dhe emra. Por nuk ndodh e njëjta gjë me hetimet në rastin e korrupsionit të niveleve të larta, sidomos të aferës së inceneratorëve. Aty nuk ka të penduar që flasin për emra të tjerë pjesëmarrësish në krim dhe asnjë dëshmi e dhënë prej tyre, me emër a mbiemër nuk bëhet publike si në rastin që po flasim. Megjithatë kjo është një çështje hetimi dhe drejtuesit e tij kanë gjykimin e tyre se kë publikojnë dhe kë jo.

Aktualisht, në dy çështjet e nxehta për të cilat po flasim dhe që po hetohen nga drejtësia në vendin tonë, duket se kriminelët, për të cilët dihet se nivelin e përgjegjshmërisë sociale e kanë mjaft të ulët, por në një moment të dhënë, pendohen para drejtësisë (sigurisht edhe për të përfituar nga ligji) dhe ndryshe nga ta, dy ish-ministra dhe një ishdeputet, për të cilët me të drejtë supozohet se përgjegjshmërinë sociale e kanë më të lartë, madje aq sa të marrin përsipër të drejtojnë masë të madhe njerëzish, nuk pendohen para drejtësisë. Me të drejtë, dikush mund të thotë se nuk ka motiv për të bërë krahasime të tilla sepse në rastin e inceneratorëve nuk ka arsye të ketë të penduar sepse ata nuk janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Jo! Fakti se të arrestuarit ish-politikanë punojnë brenda një hierarkie, kur ata pretendojnë pafajësi dhe janë ende të burgosur, do të thotë që ata kanë zgjedhur një strategji për të kontestuar drejtësinë dhe jo të bashkëpunojnë me të, për të dëshmuar lidhur me dëmin e madh që i është bërë publikut për të cilin ata janë betuar se do t’i shërbejnë me besnikëri. Kjo gjë mbetet çështje e ndërgjegjes së tyre, hamendësitë mund të jenë pafund, përfshi edhe atë që kanë frikë të pendohen, por në rastin e tyre ekziston diçka e rëndë që nuk shkon.

Duke iu rikthyer 8 grupeve të strukturuara, mund të thuhet se zbulimi i tyre tregoi ndër të tjera se vërtet ata klasifikohen nga ana e organit të Prokurorisë si grupe të strukturuara kriminale, por nisur nga shumë mënyra të tyre të veprimit, dëshmohet ngjashmëri me organizatat kriminale të tipit mafioz.

Të gjithë anëtarët e të gjitha grupeve të zbuluara e njohin njëri-tjetrin, dinë se çfarë bëjnë, dhe herë bashkëpunojnë e herë përplasen. Do të mjaftonin disa hapa të krerëve të tyre (ende në arrati) për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin e për të ndarë zonat e i kontrollit dhe kupola do të ndërtohej, gjë që do të bënte që të kishin një organizim akoma më të përafërt me organizatat e tipit mafioz.

Fuqia financiare e grupeve të strukturuara kriminale të mësipërme për të zgjidhur konfliktet dhe përplasjet me ligjin tashmë janë shumë të komentuara, por në tregimet e të penduarit shifrat konkrete të përdorura në “tregun” e vrasjeve, flasin në mënyrë të frikshme. Njëlloj si organizatat kriminale edhe grupet e strukturuara kriminale i janë drejtuar të njëjtëve persona “të specializuar” për të porositur vrasjet, pavarësisht se ishin edhe në armiqësi me njëri-tjetrin. Po ashtu ata paguajnë sasi të madhe parash për të pasur me vete si organet policore, edhe organet e drejtësisë.

Ndërsa mafia vret me gjakftohtësi vetëm si nevojshmëri absolute, por hera-herës grupet e saj shpërthejnë dhunën edhe ndërmjet tyre, grupet kriminale shqiptare vrasin më shumë për rivalitet sepse siç u theksua më sipër nuk kanë një kupolë të vetme, së cilës t’i binden dhe të amortizojnë përplasjet. Nisur nga viktimat që përzgjedh, mafia përdor forma të ndryshme për kryerjen e vrasjeve. Për një kategori syresh ajo është e drejtpërdrejtë sepse kërkon të përçojë mesazh kërcënues, por për një kategori tjetër, ajo bën ç’është e mundur për të mbuluar shkakun e vërtetë të vrasjes, për të depistuar hetimet sepse nuk i intereson publikimi i autorësisë së saj. Kjo sjellje ndodh kur viktima nuk ka asnjë lidhje me mafien, kur nuk është pjesë e organeve të rendit apo të Policisë, por një qytetar i lirë që i kundërvihet asaj publikisht.

Në rastin e grupeve kriminale, për të cilat po flasim, kjo ngjashmëri me vrasjet mafioze, dallohet në dy momente. Në vrasjet e kryera për rivalitet, larje hesapesh apo prishje pazaresh, porositësit e vrasjeve nuk kanë pasur ndonjë merak për të depistuar hetimin, por normalisht për të fshirë gjurmët. Kurse vrasja makabre e nënës së njërit prej viktimave të rivalitetit karakterizohet nga një shqetësim i madh për ta bërë të duket sikur ishte grabitje e për rrjedhim në mënyrën më të tmerrshme ashtu u veprua.

Përse ky ndryshim? Çfarë kishte në dorë kjo grua që të ndihej kaq ngushtë krimineli? Frika se ajo bënte presion dhe do të vinte një ditë që çështjen e të birit do ta bënte me pa dyshim publike, do të ekspozonte si porositësin, si vrasësin dhe organet e drejtësisë. E njëjta frikë permanente që kanë organizatat mafioze: Bërja publike e një ngjarjeje, për të cilën kanë interes ta varrosin. Njëlloj si vrasjet mafioze, kjo e së ndjerës u krye si nevojshmëri absolute kur njëri nga anëtarët e grupit u ndje i kërcënuar nga këmbëngulja e saj duke trokitur nëpër dyert e organeve të drejtësisë për të gjetur drejtësinë e duhur për të birin dhe pamundësia absolute për t’ia mbyllur gojën me para. Pra, në rastin e saj nuk kemi një viktimë për shkak rivalitetesh apo prishje pazaresh, por kemi një viktimë sepse iu kundërvu publikisht porositësve të vrasjes së të birit.

Pikërisht kjo vrasje ther më shumë në këtë sagë të përbindshme kriminale. Një nënë që vritet barbarisht për të “lënë rehat” organet e drejtësisë publike, tashmë të blera.

Tags: drejtesiakrimineletpellumb nako

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Ana e errët e influencuesve në mediat sociale

Ana e errët e influencuesve në mediat sociale

Roma shkruan historinë në Tiranë, fiton Conference League

Roma shkruan historinë në Tiranë, fiton Conference League

Roma triumfon në “Air Albania Stadium”, ja si uron Rama

Roma triumfon në "Air Albania Stadium", ja si uron Rama

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”
Showbizz

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”

by mirseda
23:06 | 05/06/2025
0

Ron Zaiti, ish-konkurrenti i “Ferma VIP 2”, ka zbuluar se e dashura e tij e ka lënë...

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Qershor 2025

22:52 | 05/06/2025
Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

22:50 | 05/06/2025
Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

22:45 | 05/06/2025
Ndeshja me Serbinë mund të shkaktojë tensione, UEFA mbledhje speciale të premten, ja çfarë pritet të ndodhë

Ndeshja me Serbinë mund të shkaktojë tensione, UEFA mbledhje speciale të premten, ja çfarë pritet të ndodhë

22:41 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com