Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Rruga “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” tashmë në New York, Hajdari: Jeni shëmbëlltyra e bashkimit dhe kontributit për atdheun

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
Rruga “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” tashmë në New York, Hajdari: Jeni shëmbëlltyra e bashkimit dhe kontributit për atdheun

Një rrugë në lagjen Bronx në New York, iu vendos emri i heroit kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ky event mblodhi një numër të madh pjesëmarrësish të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët me këngë e valle festuan për Rrugën e Skënderbeut, në këtë ditë historike.

Në mes të të ftuarve ishte edhe themeluesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, i cili në fjalën përshëndetëse vuri në dukje zemërgjerësinë e shqiptarëve, duke kontribuar në kauza të ndryshme. Duket si një mision të cilët e kanë amanet nga të parët e tyre, dhe ndihma e pakursyer na ka bërë krenarë, duke diferencuar me popujt e tjerë.

Arbër Hajdari shprehu falenderimet për solidaritetin dhe shpirtin human që kanë treguar shqiptarët që punojnë e jetojnë në SHBA, për të ndihmuar të gjithë ata që janë në skamje. Mes rreshtave, drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, nënvizoi që ky event historik të shërbejë si burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët, por edhe si thirrje për të reflektuar.

Kjo mbetet një ngjarje me peshë në komunitetin shqiptaro-amerikan, i cili vijon veprimtarinë e tij patriotike me të njëjtin gjallëri e përkushtim, si edhe brezat e mëparshëm. Në këtë formë mbahet gjallë e pasurohet identiteti shqiptar në SHBA.

Përpos rrugës “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, më herët një tjetër rrugë në New York ka marrë emrin e poetit dhe diplomatit të njohur shqiptar “Fan Noli”. Rruga mban emrin e figurës së ndritur të kombit shqiptar, “Fan Noli”.

Fjala e plotë e drejtorit ekzekutiv të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari:

– I nderuar Kryetar i Bashkisë së New Yorku-t z. Eric Adams

Tungjatjeta shqiptarë!

I dashur vëllai im Mark Gjonaj, vëllai dhe miku i të gjithë shqiptarëve që ndodhen në SHBA, përkrahësi, ndihmuesi, organizuesi, ju që keni qenë pikënisja, ideatori i këtij eventi, gjej rastin të të falenderoj.

Pas ftesës tuaj, fluturova dhe erdha nga vendi i Skënderbeut, këtu mes jush, tek stërnipat e Gjergj Kastriotit, në këtë rrugë që sot merr emrin e tij, në vëndin e lirisë.

Duke ardhur këtu mu kujtuan fjalët e tij.

* Lirinë e gjeta në mesin tuaj*

E s’ka si ndodh ndryshe, se liria ndodhet pa dyshim dhe mbi të gjitha, në kampionin e lirisë, në SHBA.

Të dashur miq!

Dëshira për të folur për heroin tonë kombëtar, nuk i mungon asnjërit prej nesh dhe nuk ka pikë dyshimi që secili do të rendiste pa u lodhur, kontributet e tij për lirinë dhe qytetërimin perëndimor.

Ne kemi luftën tonë, që vazhdon pa u ndalur, e cila na frymëzon dhe obligon, të punojmë pareshtur, për ta bërë Shqiperinë tonë të dashur dhe kombin shqipëtar, të ecë përkrah vëndeve më të zhvilluara të Perëndimit, me në krye SHBA, mikun tonë më të madh.

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, të cilin kam nderin dhe përgjegjësinë për ta drejtuar, ndjehet krenar, sepse një pjesë e madhe e kontributeve të realizimit të kauzave tona, kanë ardhur pikërisht nga shqiptarët që punojnë e jetojnë në SHBA.

Ndaj gjej rastin t’ju falenderoj publikisht për solidaritetin dhe shpirtin human, që keni treguar për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat tuaja në varfëri në të gjitha trojet tona.

Ju, shqiptarët e Amerikës, jeni shëmbëlltyra e bashkimit, modeli i suksesshëm i punës, sakrificës dhe kontributit për atdheun!

Me bëhet zemra mal, që çdo ditë e më shumë, po zbatoni më së miri një nga porositë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, atë të bashkimit!

Ka ardhur koha, që shqiptarët, pavarësisht vendit ku jetojnë, bindjeve politike e fetare, të bëhen bashkë për të mos harruar obligimet që kemi për atdheun tonë, Shqipërinë!

Edhe pse midis nesh, ka prej tyre që thuprat e bashkuara të Skenderbeut tentojnë ti thyejnë një e nga një, jam i bindur se nuk do t’a arrijnë dot, pasi ne jemi më shumë se ata. Ne jemi shumica.

Ka ardhur koha kur njerëzve duhet ti flasë VEPRA DHE JO FJALA!

Uroj që ky event historik, të shërbejë si burim frymëzimi, për të gjithë shqiptarët, por edhe si thirrje për të reflektuar, kryesisht për të gjithë ata që drejtojnë popullin tonë në trojet ku jetojnë shqiptarët, për të mos harruar, amanetet e heroit tonë kombëtar dhe të gjithë heronjëve të tjerë të Kombit Shqipëtar.

I nderuar Kryetar i Bashkisë z. Eric Adams,

Sot ju jeni me stërnipat e Gjergj Kastriotit, që kanë këto 3 cilësi të spikatura:

  1. Trimërinë
  2. Besnikërinë
  3. E janë mbajtës të fjalës.

Ju jeni prej sot, pjesë e familjes tonë. Faleminderit për nderimin që na keni bërë. Faleminderit dhe krenar që jeni mes nesh dhe me ne.

Për të mos u zgjatur, po e mbyll po me tre nga porositë e fundit, të cilat Heroi ynë Kombëtar i tha me fjalë e i bëri me vepra.

“Askush s’ju mund po të jeni të bashkuar,

Kujdesuni për femijët dhe rininë,

Duajeni atdhenë si shqiponja folenë”.

Zoti e bekoftë dhe e ruajtë miqësinë e shqiptarëve me SHBA.

Ju faleminderit të gjithëve!

Tags: arber hajdariNew Yorkrruga Gjergj Kastrioti Skënderbeu

TË LIDHURA

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital
Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet
Aktualitet

Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet

20:45 | 13/03/2026
Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar
Politikë

Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar

20:25 | 13/03/2026
Next Post
Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

SPAK mes PD dhe PS

SPAK mes PD dhe PS

Identikiti i presidentit të ri, pas kazusit Meta dhe ri-arrnimi i Kushtetutës

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital
Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

by mirseda
21:49 | 13/03/2026
0

Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 20:50, në fshatin Juban, është gjetur nga familjarët e tij, pa...

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
SHBA ofron 10 mln $ për informacione mbi Mojtaba Khamenein dhe liderët iranianë

SHBA ofron 10 mln $ për informacione mbi Mojtaba Khamenein dhe liderët iranianë

20:59 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com