Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pas nervozizmit dhe kërcënimeve serbe

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pas nervozizmit dhe kërcënimeve serbe

Nga: Leonidha Mërtiri

Vendimi që sapo mori Kosova lidhur me aplikimin për anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës ka rritur nervozizmin e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pa mbaruar mirë takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe kur pas tri ditësh do të mblidhen ministrat e Jashtëm të vendeve të këtij rajoni, të cilët do të diskutojnë më hollësisht probleme të këtij të fundit, nervozizmi i liderëve serbë nuk përmbahet. Nuk mund të ndodhte ndryshe: Herë kjo e shtirur dhe herë për t’i dalë përpara së mundshmes. Sepse janë të gjitha mundësitë që Asambleja Parlamentare, ku përfshihen përfaqësuesit e vendeve anëtare të saj, të vlerësojnë pozitivisht këtë kërkesë të drejtë të Kosovës.

Sipas Vuçiçit, Prishtina ka shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, e 4 shtatorit kjo të vitit 2020, nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish-Presidentit amerikan, Donald Trump. Kosova ka vite që është shtet sovran dhe i pavarur, qysh nga 17 shkurti 2008, e njohur nga 117 shtete, konfirmuar ndërkohë dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, duke e legjitimuar pavarësinë e saj. Është e drejtë e këtij shteti të kërkojë anëtarësimin e vet në këtë strukturë të rëndësishme.

Moratoriumet njëvjeçare, të parapara në marrëveshjen e mësipërme, ku bëhej fjalë për anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtare dhe ndaljen e fushatës së njohur të Serbisë ndaj njohjeve të shtetit të Kosovës, kanë skaduar me kohë. Kosova është aktualisht anëtare e disa organizmave ndërkombëtare: në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, në Bankën Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim e të tjera.

Në saj të agresivitetit të Serbisë, anëtarësimi i Kosovës në disa organizata ndërkombëtare nuk ka qenë i mundur. Tani, aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Europës, i ka zgjuar Aleksandar Vuçiçit kërcënime të reja, sipas të cilave, sikurse shprehet ai, do të ketë një “përgjigje serioze”. Agjencia e Lajmeve Serbe “B 92” nënvizon dhe më tej fjalët e tij, “për të mbrojtur fuqishëm vendin tonë”.

Fushata serbe edhe gjatë kësaj periudhe nuk ka munguar përmes kulisave të ngjyrosur kundër njohjes së Kosovës apo mosanëtarësimit të saj në organizma të njohura. Pra, bëni si themi ne dhe mos bëni siç bëjmë ne. Është kjo arsyeja që sot Vuçiç ka thirrur dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për ta bërë pamjen edhe më të plotë. Kryeministrja Ana Bërnabiç, nga ana tjetër, këtë aplikim të Kosovës në Këshillin e Europës e etiketon si “cinizëm kulmor”. Zinxhiri i deklaratave të tilla shkon më tutje me atë të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, si paradhënie kërcënuese, tashmë ndaj shteteve anëtare të BE-së dhe gur prove për Bashkimin Europian, sesa ai, sipas tij, e dëshiron Serbinë në radhët e veta. Dhe, sikurse citon “Danas” fjalët e tij “nëse nuk mund të zgjedhim armiqtë tanë, atëherë së paku, të zgjedhim miqtë”. Manovra të gatshme dhe të njohura të tyre, që serviren herë pas here. Vetëm dy muaj e gjysëm më parë, presidenti Vuçiç u ra borieve të alarmit, se pritej që shumë shpejt Kosova të pranohej në NATO dhe se shteteve anëtare të BE-së, që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën, do t’u imponohej ta njohin atë. Siç shihet, një politikë që në të njëjtën kohë i bën fresk dhe asaj të Vladimir Putinit, që interesat rusë të kenë terren të volitshëm për të vepruar.

Këto tregojnë se të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, janë larg njëri-tjetrit, takimet midis palëve duken më tepër si show diplomatik, larg një bashkëpunimi efektiv dhe nisma e “Ballkanit të Hapur” vjen dhe bëhet jo shumë premtuese.

Pavarësisht formave që demonstron Serbia, krijohet gjithashtu përshtypja se ajo kërkon ndërkohë pretekstin për të mos u marrë në konsideratë kushti i vënë nga Bashkimi Europian për anëtarësimin e saj: njohja medoemos i shtetit të pavarur të Kosovës. Synimi duket se shtrihet dhe më tutje: Një distancim nga Bashkimi Europian e bën atë më të çliruar prej tij, për të qenë më në krah të vëllait më të madh, Rusisë.

E tërë kjo i përgjigjet më mirë një agresiviteti më të madh serb, për ta mbajtur rajonin më të tensionuar, për t’u fryrë zjarreve të zonave të tij të nxehta përmes Republikës Srpska në Bosnjë-Hercegovinë dhe komunitetit serb në veri të Kosovës.

Tags: Aleksandar VuçiçkosoveLeonidha Mërtiriserbi

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
BE do t’i dërgojë Ukrainës një tjetër ndihmë ushtarake prej 500 milionë eurosh

BE do t'i dërgojë Ukrainës një tjetër ndihmë ushtarake prej 500 milionë eurosh

Rusia hakmerret, dëbon 10 diplomatë rumunë

Rusia hakmerret, dëbon 10 diplomatë rumunë

CDU/CSU kërkon hapa konkrete nga qeveria për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në KE

CDU/CSU kërkon hapa konkrete nga qeveria për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në KE







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com