Bashkimi Evropian ka premtuar 500 milionë euro të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Paketat e mëparshme të BE-së kanë financuar pajisje ushtarake dhe dispozita të tjera si kutitë e ndihmës së parë dhe karburantet.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u citua gjithashtu nga Reuters duke thënë se ai ishte i bindur, se një marrëveshje mund të arrihet në ditët në vijim mbi ndalimin e blerjes së naftës ruse.
Blloku 27-vendesh deri më tani nuk ka qenë në gjendje të arrijë dakordësi për një embargo, me rezistencën që vjen nga vende duke përfshirë Hungarinë, e cila është ndër blerësit kryesorë të karburantit në Rusi.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today