Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

SPAK bën rekurs për Tahirin, kërkon dënimin për “trafik dr*ge”

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
3.4 vite shërbim prove/ Tahiri ankimon vendimin e Krimeve të Rënda

Në kohën që Tahiri po vuan dënimin e dhënë nga Apeli i GJKKO për “shpërdorim detyre”, SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për ish-ministrin, ku kërkon rikthimin e çështjes në Apel. SPAK kërkon cilësimin e veprës “Trafikim në kuadër të grupit të strukturuar”, duke dalë kështu kundër dënimit për “shpërdorim detyre”. SPAK Kërkon nga ana e Gjykatës së Lartë kthimin në Apel të çështjes për ish-ministrin me një trup të re gjyqtarësh. E njëjta masë është kërkuar dhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

“SHKAQET E REKURSIT”

Vendimi i dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurit Saimir Tahiri dhe Jaeld Gela, është marrë në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural me rëndësi për njësimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore, prandaj brenda afatit ligjor paraqesim rekurs kundër këtij vendimi, duke parashtruar shkaqet, si më poshtë.

Në kundërshtim me sa arsyeton Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në zbatimin e gabuar të ligjit material dhe procedural, shqyrtimi gjyqësor ka provuar fajësinë e të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Cela në kryerjen e veprave penale, për të cilat janë akuzuar.

Gjykata është kontradiktore në vendimmarrjen e saj, pasi nga njëra anë, ajo ka vlerësuar dhe evidentuar në mënyrë të hollësishme provat e paraqitura nga prokuroria për faktet objekt akuze në ngarkim të të pandehurit Saimir Tahiri lidhur me marrëdhëniet apo qëndrueshmërinë e tij me pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal Moisi Habilaj, Flarian Habilaj etj, gjatë kohës së ushtrimit të aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve, por nga ana tjetër këto veprime të kundraligjshme i klasifikon si shpërdorim detyre.

Në kundërshtim me sa arsyeton Gjykata, këto prova të çojnë në përfundimin se jemi para veprave penale për të cilat është marrë i pandehur Saimir Tahiri. Të gjitha rrethanat dhe kontaktet e të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela (të cilat pranohen nga Gjykata në vendimin objekt rekursi) duhet të ishin vlerësuar si prova qe te çojnë drejt qenies së tyre si pjesë e grupit te strukturuar kriminal.

Shqyrtimi gjyqésor provoi se té pandehurit Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela, me veprime konkrete te kundraligjshme ishin pjesëtarë té grupit strukturuar kriminal. Kuptohet qé né njé grup te strukturuar kriminal çdo anëtar ka rol apo pozicion të ndryshém. Shqyrtimi gjyqésor ka provuar se te pandehurit Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela jane pjesé e ketij grupi te strukturuar kriminal, pasi fale edhe detyrave tyre funksionale, kane krijuar lehtësirat e nevojshme qe grupi té vazhdonte aktivitetin kriminal i qete dhe pa ndërhyrjen e policisë (siç ka ndodhur ne fakt, pasi lënda narkotike qe trafikohej kapej vetem ne territorin e shtetit italian, pas largimit te tyre nga detyra janë sekuestruar sasi te mëdha lende narkotike ne Vlore)”, argumentohet nder te tjera.

 

Tags: burgsaimir tahiriSPAK

TË LIDHURA

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4
Kryesore

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4

23:01 | 26/02/2026
Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen
Politikë

Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

21:07 | 26/02/2026
Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë
Kryesore

Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

20:45 | 26/02/2026
Next Post
PS e ftoi në negociata/ Mediu: Opozita të negociojë si një trupë e vetme

PS e ftoi në negociata/ Mediu: Opozita të negociojë si një trupë e vetme

Me 4 vila në resorte luksoze, kunati i Bashës humbet gjyqin ndaj Veliajt

Me 4 vila në resorte luksoze, kunati i Bashës humbet gjyqin ndaj Veliajt

Alibeaj mban qëndrimin e prerë: Procesi transparent, jo i mbyllur në zarf!

Alibeaj mban qëndrimin e prerë: Procesi transparent, jo i mbyllur në zarf!







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4
Kryesore

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4

by mirseda
23:01 | 26/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama riformatoi qeverinë këtë të enjte, pas mbledhjes maratonë të grupit të Partisë Socialiste. Ai...

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

21:24 | 26/02/2026
Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

21:07 | 26/02/2026
Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

20:45 | 26/02/2026
Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

20:10 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com