Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Ramën s’e përmbys një kec si Basha”, Meta paralajmëron lëvizje të re politike

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ramën s’e përmbys një kec si Basha”, Meta paralajmëron lëvizje të re politike

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, paralajmëroi dje se hapi i tij i parë pas përfundimit të mandatit presidencial në 24 korrik do të jetë krijimi i një lëvizje të re politike. Në një intervistë televizive për “Syri.TV”, Meta tha se sovraniteti i vendit tonë është baltosur. Ai premtoi se në plan të parë kur të rikthehet në politikë do të vendosë sovranitetin e Shqipërisë. Presidenti Ilir Meta tha në emisionin “Çim Peka Live” se sovraniteti i vendit do të jetë një nga çështjet që do angazhohet fort.

“Kthimi i sovranitetit të popullit shqiptar, do jetë një nga çëshjet që do angazhohem në të ardhmen”, tha Meta. Ai pohoi se do të qëndrojë gjatë në politikë, ndërsa shtoi se sovraniteti do të jetë një nga çështjet që do te jetë pjesë e ridimensionimit të opozitës pas 24 korrikut.

“Është dëmtuar sovraniteti i vendit dhe i popullit shqiptar, që është zot i vendit të vet. Sovraniteti do të jetë tema kryesore, por gjithashtu do te jem i angazhuar për demokracinë, lirinë, ekonominë dhe të drejtave të qytetarëve. Kjo do jetë edhe një nga çështjet që do te jetë pjesë e ridimensionimit të opozitës pas 24 korrikut”.

Ndër të tjera, Meta pohoi se s’do pranojë asnjë propozim për një mandat të dytë si President. “Pas 25 vitesh ndoshta”, tha Meta.

Presidenti: Basha kec, kam qenë i tradhtuar në çdo drejtim

Meta iu kthye akuzave se mazhoranca dhe opozita minuan demokracinë nëpërmjet bashkëpunimit që prej vitit 2019, kur u dogjën mandatet parlamentare nga opozita dhe kjo e fundit bojkotoi zgjedhjet lokale. Meta sulmoi ish-kreun e opozitës Lulzim Basha duke e quajtur “kec” për sjelljet politike në 2019. Ai deklaroi se opozita shqiptare është shitur dhe e kapur nga kryeministri Edi Rama.

“Me Bashën i kam pasur gjërat e qarta para 25 prillit. Ia kam thënë dhe Berishës dhe Kryemadhit. Kam qenë i tradhtuar dhe i provokuar nga të gjitha drejtimet. Opozita ka qenë e kapur dhe e shitur. Ndaj ndodhi ajo që ndodhi më 25 prill. Madje e kam paralajmëruar më herët djegien e mandateve që në 2018. Kam pasur më pak kompetenca. Djegia e mandateve ka qenë e koordinuar mes Ramës dhe Bashës. U duhej djegia e mandateve që të mos futeshin në zgjedhje. Kur më thanë që do digjnin mandatet, u thashë: “Po Rama pikërisht këtë do. Pse me këtë kecin (Bashën) ju do e përmbysni Ramën?!”.

Tags: bashaMetarama

TË LIDHURA

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë
Aktualitet

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë

22:56 | 27/08/2025
E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, një person i plagosur rëndë dërgohet me urgjencë në spital

22:45 | 27/08/2025
Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar
Politikë

Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

22:28 | 27/08/2025
Next Post

'Election was rigged' says opposition, police confirm three dead

Manifestim në mbështetje të Ukrainës, akset ku do kufizohet qarkullimi

Manifestim në mbështetje të Ukrainës, akset ku do kufizohet qarkullimi

Ti thua se Berisha është problem? Jo, nuk është!

Berisha duhet lidhur për llogari të Amerikës

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë
Aktualitet

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë

by mirseda
22:56 | 27/08/2025
0

Detaje dhe përshkrime të frikshme – Si e regjistron Departamenti i Drejtësisë vrasjen brutale minutë pas minute...

“Është koha për të ndaluar”, krahu i djathtë i Melonit: Izraeli e ka kaluar tashmë vijën e kuqe

“Është koha për të ndaluar”, krahu i djathtë i Melonit: Izraeli e ka kaluar tashmë vijën e kuqe

22:47 | 27/08/2025
E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, një person i plagosur rëndë dërgohet me urgjencë në spital

22:45 | 27/08/2025
Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

22:28 | 27/08/2025
Ngjarja tragjike në SHBA/ Vrasësi mbylli dyert e kishës, u vetëvra pasi kreu krimin. FBI: Terrorizëm, krim urrejtjeje kundër katolikëve

Ngjarja tragjike në SHBA/ Vrasësi mbylli dyert e kishës, u vetëvra pasi kreu krimin. FBI: Terrorizëm, krim urrejtjeje kundër katolikëve

22:21 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com