Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Retorikë e ashpër Beograd-Prishtinë

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Retorikë e ashpër Beograd-Prishtinë

Përfaqësuesit e serbëve pezulluan punën në institucionet e Kosovës pas suspendimit nga KGJK të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës Liliana Stevanoviqit. QUINT-i bën thirrje për përmbajtje.

Beogradi dhe Prishtina shkëmbyen këto ditë retorikë të ashpër dhe deklarata me tone të tensionurara që nuk u pëlqyen fare shteteve të QUINT-tit dhe Bashkimit Evropian që ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi. E gjithë kjo pas synimit të Serbisë që të organizojë edhe në Kosovë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale, të cilat në Serbi mbahen më 03.04 dhe pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që mos ta lejojë mbajtjen e tyre në Kosovë.

Disa qindra serbë në veriun e Kosovës dhe në disa komuna tjera të banuara me serbë zhvilluan protesta të premten kundër vendimit të qeverisë së Kosovës dhe kundër një vendimi të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës që suspendoi kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stefanoviç, pasi ajo mori pjesë në një takim politik në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuҫiq. Në këtë takim në Beograd morën pjesë edhe oficerë serbë të policisë së Kosovës nga veriu i saj, ndaj të cilëve Inspektorati i Policisë së Kosovës po zhvillon hetime.

BE dhe QUINT thirrje për përmbajtje

Shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian në një deklaratë të përbashkët i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo retorikë apo veprim që mund të rrisë tensionet. Para se të zhvilloheshin protesta nga serbet, të cilat ishin të qeta,  QUINT-i u shpreh “i shqetësuar për rrezik të përshkallëzimit të situatës në Kosovë me nisjen e protestave të paralajmëruara në disa qytete me shumicë serbe”.

“Qytetarët kanë të drejtë për tubim në mënyrë paqësore si dhe përgjegjësi që të sigurojnë që tubime të tilla janë paqësore dhe nuk kthehen në të dhunshme. Ndër të drejtat tona të përbashkëta demokratike janë edhe e drejta për tubim në mënyrë paqësore dhe që zëri ynë të dëgjohet, të drejta këto që organet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësi për t’i mbrojtur. Organet e zbatimit të ligjit e kanë për detyrim të ruajnë rendin publik dhe duhej ta bëjnë këtë pa shkelur parimet demokratike të lirisë së shprehjes dhe të tubimit”, thuhet në deklaratën e publikuar të QUINT-it.

Përfaqësuesit e serbëve suspendojnë punën në institucione

Lista Serbe, e cila ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe është pjesëmarrëse në qeverinë e Kosovës, si dhe stafi serb në Gjyqësorin e Kosovës e pezulluan punën në institucionet e Kosovës derisa të kthehet në postin e saj, Liliana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, e suspenduar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Lajmin për pezullimin e punës në institucionet e Kosovës e bëri të ditur për mediat, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas protestave të serbëve në veri të Mitrovicës dhe Graçanicë. “Edhe ne, përfaqësuesit e serbëve do ta suspendojmë veten nëpër institucione, deri sa gjyqtarja të kthehet në punë”, u shpreh Rakiq.

Një ditë më parë Presidenti serb Aleksandër Vuҫiq, po ashtu deklaroi se Marrëveshja e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk ekziston më, pikërisht për shkak të suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Sipas presidentit të Serbisë, pezullimi i Gjykatëses serbe “është vendosur me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”, i cili sipas Vuҫiq “pritet të shkarkojë edhe “të gjithë komandantët dhe policët serbë”, që morën pjesë në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë që u mbajt në Beograd më 22 mars.

“Albin Kurti e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe sipas vullnetit të tij dhe atyre që e mbrojnë, Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më”, tha presidenti serb në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale. Me tej ai tha se “është Kurti që me këto vendime dëshiron të sulmojë popullin serb kudo që jeton”, tha Vuҫiq duke shtuar se “Serbia dëshiron ta ruajë paqen dhe se do t’i drejtohet bashkësisë ndërkombëtare, por do të qëndrojë përkrah serbëve të Kosovës”.

Ministrja e Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu, shkroi në rrjetet sociale se “Kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi dhe jo të tallen me institucionet. Çfarëdo veprimi si ai në takim me Vuqiq është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor”.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ndërkaq, njoftoi se vendimi për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës nga pozicioni i saj një ditë më parë, është marrë pa ndonjë ndikim politik. Sipas njoftimit, “ky vendim është marrë në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore që ka KGJK-ja dhe se nuk paragjykon përfundimin e procedurës në raport me gjyqtaren e suspenduar, Liljana Stevanoviq”.

Kurti mesazh në gjuhën serbe

Pas protestave të serbëve të veriut kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje të premtën në mbrëmje përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe qytetarëve serbë të Kosovës të ruajnë qetësinë dhe siҫ tha të “besojnë më shumë te qeveria e Kosovës”. Kurti i paralajmëroi qytetarët serbë të Kosovës që të mos ndikohen nga autoritetet në Serbi.

“Atyre nuk iu interesojnë të drejtat dhe përfitimi i serbëve në Kosovë. Ata përpiqen të destabilizojnë Kosovën për qëllimet e tyre zgjedhore, e ndoshta edhe për interesat luftëndjellëse të ndonjë fuqie të madhe. Prandaj qytetarë të dashur, ju ftoj që të ruani qetësinë dhe të besoni më shumë te Qeveria e Kosovës”, tha kryeministri Kurti në video mesazh.

Qeveria e Kosovës dy ditë më parë tha se nuk ka arritur një marrëveshje me Serbinë për zhvillimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, sepse Beogradi refuzoi që qeveria serbe t’i drejtohet me kërkesë qeverisë së Kosovës. QUINT-i shprehu keqardhje për vendimin e Kosovës ndërsa u bëri thirrje palëve që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të punojnë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje normalizimi ndërmjet dy vendeve. /DW

Tags: Albin KurtiAleksandër VuҫiqBeogradkryeministri i KosovesPrishtine

TË LIDHURA

Abuzime me rezervat shtetërore, konfirmohet akuza për ish-ministren
Rajoni

Abuzime me rezervat shtetërore, konfirmohet akuza për ish-ministren

15:14 | 17/03/2026
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Rajoni

KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës

13:30 | 17/03/2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen
Rajoni

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

15:47 | 16/03/2026
Next Post

Travel Insider: Bengawan Solo Travel Mart Returns For Ninth Time

Holanda ishte investitori më i madh në Shqipëri për të tretin vit radhazi

Holanda ishte investitori më i madh në Shqipëri për të tretin vit radhazi

Will Smith shpallet aktori më i mirë në Oscar 2022 (FOTO-VIDEO)

Will Smith shpallet aktori më i mirë në Oscar 2022 (FOTO-VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com