pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvsmartbahistaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuanroyalbetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetsuperbetinmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetmeritkingcasinowonholiganbetbahiscasinocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibommeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Holanda ishte investitori më i madh në Shqipëri për të tretin vit radhazi

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Holanda ishte investitori më i madh i huaj në Shqipëri, për të tretin vit radhazi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet holandeze vitin e kaluar arritën 237 milionë euro, vlerë kjo që përbën rreth 23% të fluksit total të investimeve të huaja gjatë periudhës, me një rritje të mëtejshme nga niveli 22% i vitit të kaluar.

Kryesimi i investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet shumë me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.

Disa prej kompanive më të rëndësishme që kontrollohen nga investitorë të regjistruar në Holandë janë Devoll Hydropower, Vodafone Albania apo Spitali Amerikan.

Ekspertët e shpjegojnë me dy arsye kryesore faktin pse Holanda është një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, përmes të cilave ushtrohet kontrolli mbi investimet e kryera në vende të ndryshme të botës.

Arsyeja e parë është se Holanda ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të botës për shmangien e tatimit të dyfishtë. Kjo i ndihmon kompanitë për të shmangur ndërlikimet tatimore në momentin e shpërndarjes dhe transferimit të dividendëve të fituara nga investimet e kryera në vende të tjera.

Arsyeja tjetër pse Holanda është një vend i preferuar për regjistrimin e kompanive është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve mbi një kompani.

Në këtë pikë, Holanda ka karakteristika të ngjashme me vende të tjera që njihen si juridiksione offshore. Pikërisht kjo është arsyeja kryesore pse disa prej kompanive që kanë fituar kontrata koncesionare në Shqipëri rezultojnë të regjistruara në Holandë.

Italia ishte investitori i dytë më i madh për vitin 2021, me një fluks total prej 142 milionë eurosh. Investimet italiane shënuan rritje me 10% krahasuar me një vit më parë. Investimet italiane janë më të shpërndara nga këndvështrimi sektorial, por orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.

Investitori i tretë më i madh dhe për vitin e kaluar vit ishte Turqia, me një fluks investimesh të reja prej 89 milionë eurosh.

Megjithatë, investimet turke pësuan një rënie të ndjeshme me 26% krahasuar me një vit më parë. Sipërmarrja turke është e pranishme në Shqipëri me disa ndërmarrje të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si tregu bankar, ai financiar, industrial metalurgjike, energjetika apo ndërtimi.

Megjithatë, në fillim të këtij viti një prej investitorëve më të rëndësishëm turq, Çalik, vendosi të largohet nga Shqipëria, duke e shitur paketën kontrolluese të aksioneve të Albtelecom tek grupi hungarez 4iG.

Rritje të ndjeshme për vitin 2021 shënuan edhe investimet franceze, që arritën vlerën e 70 milionë eurove, me një rritje prej 75% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndër bizneset më të rëndësishme me kapital francez në Shqipëri janë kompania e prodhimit të dokumenteve të identifikimit ALEAT, miniera e bitumit në Selenicë dhe disa kompani të angazhuara në sektorin e energjive të rinovueshme.

Investitori i pestë më i madh i huaj për vitin e kaluar ishte Austria, me një total investimesh prej 66 milionë eurosh, në rritje të lehtë me dy milionë euro krahasuar me një vit më parë.

Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, me grupet Uniqa dhe Vienna Insurance Group dhe në sektorin e ndërtimit, me kompaninë Strabag.

Investimet zvicerane pësuan rënie të mëtejshme vitin e kaluar në vlerën e 52 milionë eurove, 72% më pak krahasuar me vitin 2020. Rënia e investimeve zvicerane në vitet e fundit ka qenë e lidhur me përfundimin e ndërtimit të gazsjellësit TAP, shoqëri shumëkombëshe, por e regjistruar në Zvicër.

Për t’u përmendur vitin e kaluar ishte edhe një rritje e ndjeshme e investimeve nga Gjermania, Kosova dhe SHBA. Investimet gjermane për vitin 2021 kishin vlerën e 44 milionë eurove, në rritje vjetore me 144%, investimet kosovare arritën në 41 milionë euro, në rritje vjetore me 193% dhe investimet amerikane arritën në 33 milionë euro, në rritje vjetore me 120%./Monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë
Tags: Holandainvestitorshqiperi

TË LIDHURA

Aktualitet

Zhdukja e Eglant Koçit, Policia: Strukturë e posaçme në kërkim të trupit

10:55 | 13/06/2026
Aktualitet

Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete pranë fshatit Vasjar

10:24 | 13/06/2026
Aktualitet

Shkodër/ Përplasi 4 persona me makinë, Prokuroria kërkon arrestimin e autorit

10:21 | 13/06/2026
Next Post

Will Smith shpallet aktori më i mirë në Oscar 2022 (FOTO-VIDEO)

England striker Vardy signs new four-year Leicester deal

“CODA”, “Filmi më i mirë” në Oscars 2022







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Zhdukja e Eglant Koçit, Policia: Strukturë e posaçme në kërkim të trupit

by mirseda
10:55 | 13/06/2026
0

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oligert Torba, gjatë një konference për mediat u ndal edhe te zhdukja...

BE nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë

10:26 | 13/06/2026

Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete pranë fshatit Vasjar

10:24 | 13/06/2026

Zhdukja e dy motrave trondit Italinë, prokuroria hap hetim për rrëmbim të të miturve

10:24 | 13/06/2026

Shkodër/ Përplasi 4 persona me makinë, Prokuroria kërkon arrestimin e autorit

10:21 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com