Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Ringritja e PD-së, vështirë pa njohur shkakun e krizës

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ringritja e PD-së, vështirë pa njohur shkakun e krizës

Dorëheqja e Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së ofron mundësi për bashkimin e kësaj partie. Po a mjafton dorëheqja e tij për t’i dhënë fund përçarjes dhe ringritur PD përmes bashkimit të dy grupimeve rivale?

Albanien Wahlkampf Opposition Demokratische Partei Lulzim BashaDorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, partisë më të madhe në opozitë në Shqipëri, ofron mundësi për bashkimin e kësaj partie, e cila gjendet prej gjysëm viti në krizë dhe është përçarë keqazi në dy grupe kundërshtare. Vetë Basha e motivoi dorëheqjen si një akt, ”për ringjalljen dhe unitetin e demokratëve”.

Shkaku u krizës: Berisha i përjashtuar si “non grata”

Kriza në PD u shfaq shtatorin e kaluar kur Basha, tre muaj pas rizgjedhjes së tij kryetar, përjashtoi liderin historik të PD, Berisha nga grupi parlamentar i demokratëve për shkak të shpalljes së tij “persona non grata” nga qeveria amerikane “për vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri”.

Albanien Wahlkampf | Lulzim Basha

Basha, nga i preferuari i Berishës, “biri i tij politik” u shndërrua brenda natës në rivalin, që duhej hequr, “si i marrë peng nga kryeministri Rama”. PD u nda në dy grupime kundërshtare, me një antagonizëm që sa erdhi dhe u thellua. Zgjedhjet e parakohshme, të pjesëshme lokale në fillim të këtij muaji, më 6 mars treguan se grupimi i Berishës kishte më shumë mbështetje në bazën e demokratëve, sesa PD-ja zyrtare e Bashës, e cila nuk fitoi asnjë bashki. Humbja solli atë që nuk sollën 7 muaj fushatë intensive e grupimit të Berishës: dorëheqjen e Bashës, të cilin grupimi i kryesuar nga Berisha e kishte shkarkuar që në dhjetorin e kaluar në Kuvendin Kombëtar.

Po a mjafton dorëheqja e Bashës që PD të bashkohet? Aleksandër Çipa, analist i pavarur në Tiranë, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë e konsideron të pamjaftueshme.

“Dorëheqja e Bashës zhvlerëson një hatu të mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha që njihet si „Grupi Rithemelues i PD. Por kjo dorëheqje nuk mjafton për zgjidhje të krizës së PD-së, për sa kohë pala e ish-liderit historik të PD, Berisha, qëllimisht nuk njeh/anashkalon zanafillën, shkakun e krizës që është përjashtimi nga Basha i ish-kryeministrit Berisha, nga grupi parlamentar i demokratëve si „non grata,” thekson për DW, Aleksandër Çipa.

Të mundshëm dy skenarë

Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër në qeverinë e PD-së thotë për DW se zhvillimet e pritshme në PD mund të kenë dy skenarë.

“Skenari optimal është një bashkim i PD, bazuar në vendimet e marra në Kuvendin e Dhjetorit, por duke marrë parasysh kërkesat e arsyeshme të grupimit të mbështetësve të deritanishëm të Bashës. Skenari negativ është që drejtuesit e lënë nga Basha të frenojnë bashkimin duke paraqitur kushte të pamundura, joparimore, të mbajnë vulën dhe logon e PD dhe të caktojnë kandidatë në zgjedhjet lokale 2023 për të përçarë votën e opozitës” thotë për DW, Genc Pollo.

Albanien - Delegierte in der DP-Nationalversammlung

Vendimet e Kuvendit të Dhjetorit të “Grupimit të Rithemelimit” shkarkuan Bashën dhe lidershipin e PD, që tani po negocion për bashkim dhe nuk njohin si zanafillë të krizës përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD ,si „non grata. Vetë ish kryeministri Berisha ka pohuar që synon rikthimin tij në krye të PD.

Çfarë lidershipi i lypset PD?

Ringritja e PD nis nga bashkimi i dy grupimeve dhe vijon me lidershipin e saj të ri që pritet të zgjidhet në maj. “PD e tentoi rinovimin në udhëheqje në vitin 2013 me zgjedhjen e Bashës kryetar. Rezultati është ky që kemi parë. Në këtë fazë PD nuk është në qejf për eksperimente. Anëtarët e saj do të vendosin me votën e tyre. Gjithsesi këshillat në këtë drejtim janë të mirëpritura sidomos kur vijnë nga votues e dashamirës të PD. Demokracia shqiptare ka nevojë urgjente për një opozitë efektivee cila luan plotësisht rolin e kontrollit dhe balancës ndaj pushtetit qeveritar. Pa aksionin e ish-kryeministrit Berisha nga vjeshta e shkuar, do të ishim me opozitën më moçalore të këtyre tri dekadave,” – thotë Genc Pollo.

Baltosje e ndërsjelltë, mosveprim i drejtësisë

Situata rëndohet kur kihet parasysh që pas shpalles “persona non grata” të ish-kryeministri Berisha, SHBA deklaruan që nuk do të bashkëpunojnë me PD e Shqipërisë nëse ajo do të drejtohet nga Berisha.

Në gjashtë muajt e përꞔarjes së PD-së të dyja grupimet kundërshtare baltosën me akuza të rënda për korrupsion njëri-tjetrin. “Baltosja është aspekti më i pakëndshëm i gjashtë muajve të fundit. Në tërësi fajësimet ishin të përgjithshme, pa prova e pa substance” thotë Genc Pollo.

Albanien Tirana Demonstranten belagern Zentrale der Oppositionspartei

Deri tani drejtësia e re dhe Struktura e Posaꞔme kundër korrupsionit (SPAK) nuk kanë publikuar ndonjë rezultat nga ndonjë hetim potencial për këto akuza.

“Korrupsioni prej shumë vitesh në Shqipëri është një histori e mbetur pa hetim dhe ndëshkim ligjor. Rastet homologe me Kroacinë, Rumaninë dhe rishtazi me Bullgarinë janë mjaftueshmërisht model për ndjekje nga drejtësia shqiptare, por fatkeqësisht kjo ende nuk ka mbërritur tek ne. Dhe jo për faj të të tjerëve, por për arsye të përgjegjësisë së pandjerë shqiptare. Drejtësia në Shqipëri, edhe pse ka një status tjetër ligjor qysh prej 2016, nuk ka fituar dot kurajon ligjore dhe guximin për të vetëvepruar, kryesisht ndaj qeverisjes së politikanëve që gjenerojnë abuzivisht me tranzicioin “ala shqiptar” thotë Aleksandër Çipa. /DW

Tags: bashaBerishaPD

TË LIDHURA

Pranverë me borë në zonat malore të Kukësit
Aktualitet

Pranverë me borë në zonat malore të Kukësit

17:43 | 21/04/2026
Rrëzohet nisma e PD për akcizën e gazit, qeveria paralajmëron ligj të ri
Politikë

Rrëzohet nisma e PD për akcizën e gazit, qeveria paralajmëron ligj të ri

17:11 | 21/04/2026
Ilir Meta kërkon të mos jetë në kafaz në gjyq: Dua të jem pranë avokatit
Aktualitet

Ilir Meta kërkon të mos jetë në kafaz në gjyq: Dua të jem pranë avokatit

17:00 | 21/04/2026
Next Post
Anastas Angjeli: Lulzim Basha, si plaku i vitit të ri me thes premtimesh bosh

Tri samite përballë l*ftës

Në shënjestër biznesi i Xhamal Bushatit, PD: I keni bërë llogaritë gabim

Në shënjestër biznesi i Xhamal Bushatit, PD: I keni bërë llogaritë gabim

Emocione për përballjen Spanjë-Shqipëri, bastet na “masakrojnë”

Emocione për përballjen Spanjë-Shqipëri, bastet na "masakrojnë"







JU REKOMANDOJMË

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

12:32 | 21/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026
Reagon ish-kunati: U vu drejtësi për Liridonën dhe fëmijët e saj!

Reagon ish-kunati: U vu drejtësi për Liridonën dhe fëmijët e saj!

15:00 | 21/04/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron rifillimin e bombardimeve ndaj Iranit me afrimin e fundit të armëpushimit
Bota

Trump paralajmëron rifillimin e bombardimeve ndaj Iranit me afrimin e fundit të armëpushimit

by mirseda
18:15 | 21/04/2026
0

Donald Trump deklaroi të martën se pret të rifillojë bombardimet ndaj Iranit, ndërsa armëpushimi i brishtë 14-ditor...

Trump: SHBA kontrollon plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Trump: SHBA kontrollon plotësisht Ngushticën e Hormuzit

17:52 | 21/04/2026
Pranverë me borë në zonat malore të Kukësit

Pranverë me borë në zonat malore të Kukësit

17:43 | 21/04/2026
Armëpushimi i afrohet skadimit/ SHBA dhe Irani gati të rinisin bisedimet e paqes në Pakistan

Armëpushimi i afrohet skadimit/ SHBA dhe Irani gati të rinisin bisedimet e paqes në Pakistan

17:12 | 21/04/2026
Rrëzohet nisma e PD për akcizën e gazit, qeveria paralajmëron ligj të ri

Rrëzohet nisma e PD për akcizën e gazit, qeveria paralajmëron ligj të ri

17:11 | 21/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com