Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çfarë ndodh pas dorëheqjes së Bashës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë ndodh pas dorëheqjes së Bashës

Nga: Sami Neza

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga kryetar i PD-së ka lëshuar një shteg… të rëndësishëm për të ardhmen e opozitës. Pavarësisht tekstit të dorëheqjes që nuk ishte aq i prerë dhe nuk reflektonte vendosmëri, largimi i tij është fakt.

Në anën e tij, pam nga ai grup i vogël që e mbështesin, nuk ka mbetur shumë për të bërë pas këtij vendimi. Basha më në fund bëri gjënë më të mirëm edhe pse e bëri shumë vonë. Pikërisht kjo vonesë ka sjellë edhe më shumë humbjen e besimit tek ai. Dhe po ashtu kjo vonesë zvogëlon fushën ku mund të qëndrojë në vijim edhe Basha.

Basha deklaroi se do të qëndronte në strukturat e PD-së, do të përfshihej në ringritjen e PD. Nëse kjo përfshirje do të bëhet nga pozicionet e mëhershme politike, ai mund të prishë pak punë, por nuk mund të rregullojë apo rikthejë staturën e tij.

Thjesht ka në dorë lehtësimin e procesit, por nuk mund ta ndalë dhe as ta ketë si ofertë të veten. Miqtë e Bashës mbeten kontributorë të rëndësishëm nëse heqin dorë nga përcaktimet e grupit në raport me Berishën dhe mënyrat se si ata janë profilizuar tashmë PD e rrudhur.

Por çfarë do të ndodhë me Rithemelin? Kjo lëvizje është një bazë e mirë për të vijuar reformimin e PD-së dhe bashkimin e saj. Natyrisht, me Berishën. Rithemelimi mund të gabojë nëse mendon se ana tjetër janë njësoj sikur atëherë kur kishin Bashën shef. Pa Bashën në krye ata nuk janë njësoj, të paktën nuk kanë barrën e profilit të tij si kryetar partie.

Por Rithemelimi nuk është i mjaftueshëm kështu siç është, pasi ishte kompozuar për të verifikuar faktin se Basha ishte pakicë në PD. Të paktën ky ishte objektivi afatshkurtër që e realizoi me sukses. Tani ka objektiva afatgjatë dhe kompozimi i ardhshëm duhet të jetë në funksion të këtij objektivi afatgjatë, rrëzimi i qeverisë dhe jo thjesht përgatitje për zgjedhjet e radhës.

Nëse PD i bie të hyjë në zgjedhje lokale të 2023 me këtë qeveri, ekziston rreziku i një krize tjetër në PD. Kështu që duhet luftuar për qeveri të re dhe ndërkohë për garanci të brendshme që një rezultat jo i mirë në zgjedhjet lokale nuk do të sjellë krizë tjetër në PD.

Dorëheqja e Bashës nuk është gjithçka, pasi ka lënë një PD të dobët, të përçarë, grup parlamentar ende me defekte, kryesi dhe këshill kombëtar joefektiv. Shpejtësia e reformës është kusht, aq sa edhe cilësia e saj.

Berisha i ka mundësitë t’i bëjë të dyja nëse shtrin reformën e PD në një hapësirë të gjerë. Tani ka shpresë. Dhe mes shumë problematikave që do të dalin, shpresa është një aset që kapërcen me sukses dobësitë e krijuara prej mungesës së saj.

Tags: bashadoreheqjePDSami Neza

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Ngordhin tre pelikanë në liqenin e Prespës, konfirmohet gripi i shpendëve

Ngordhin tre pelikanë në liqenin e Prespës, konfirmohet gripi i shpendëve

“Gëzuar ditën e parë të demokracisë!”, Basha reagon pas dorëheqjes së tij

“Gëzuar ditën e parë të demokracisë!”, Basha reagon pas dorëheqjes së tij

Ndodh edhe kështu/Basha blen 99% të shikuesve në Bangladesh për 2850 dollarë

Z. Lulzim Basha e dorëhoqën!







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

by mirseda
22:46 | 25/02/2026
0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, deklaroi sot se më shumë se 1,780 qytetarë afrikanë po...

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

22:17 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com