Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rikthimi apo frenimi i Berishës…

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Në kërkim ndërkombëtar”, Berisha: Zoto dhe Gugallja fshiheshin në Lushnje

Nga: Artur Ajazi

Sali Berisha, po e thotë çdo ditë se “po rikthehem”. Ai po e deklaron çdo ditë se “do të bëhem kryetar partie, por edhe kryeministër, Ramën do ta mund me votë”. Dhe ajo çështë më e habitshme, mediat pranë tij, po e pasqyrojnë mrekullisht “ambicjen” dhe dëshirën e madhe të ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit veteran të Partisë Demokratike. Nuk janë pak, ato media të shkruara, portale dhe televizione, që madje hapin edicionin e lajmeve me tituj të tillë si “Berisha drejt fronit të kryetarit të PD”, apo “Berisha nuk e fsheh ambicjen për tu bërë kryeministër”.

Këto mënxyra në fakt, ngjasin vetëm në Shqipëri, edhe pse kanë kaluar 31 vjet nga ardhja e demokracisë. Por duket se kjo nuk është e rëndësishmne. Ky vend u drejtua me mentalitete bajraktariste për afro 2 dekada, dhe pasojat e atij drejtimi mysybet, ndjehen edhe sot në brezat e rinj. Berisha përgjatë qëndrimit aktiv në PD edhe pas dorëheqjes, i bëri edhe të rinjtë si vehten.

Ata e shohin atë si “perëndi”, si “njeriun që do ti bashkojë, do ti shpëtojë, do ti sjellë në pushtet”. sa turp dhe gjynah, për ata djem dhe vajza që prezantohen sikur ti kenë shterruar forcat, idetë, mendimet, dhe formimi i tyre arsimor dhe intelektual. Nuk jam për qëndrimin e Bashës, madje asnjë minutë të vetme pas humbjes së 6 Marsit. Por ti “frysh” mendimit dhe të ekzaltohesh se “po vjen Berisha të shpëtojë partinë”, dhe të shprehesh edhe pse ai ka dalë nga politika se “do ta bëjmë kryeministër”, është më tepër se idiotësi politike. Në një kohë kur duhej të ishte frenimi, shohim me habi se si po propogandohet me të madhe “rikthimi” i tij. Kjo ndodh vetëm në këtë vend, ku edhe pse vuajtëm 45 vjet nga pushteti i një njeriu të vetëm, edhe pse menduam se demokracia ka ardhur dhe po konsolidohet, duket se diçka po ndodh.

Rikthimi (që në fakt duhej të ishte frenimi)i ish-kryeministri të PD-së, duket më shumë si një mision ndjellakeq për atë parti, por edhe për fatet e demokracisë në Shqipëri. Shpallja “non-grata” e Berishës, nuk u bë mësim dhe pësim për ata që, menduan se “tashmë ai nuk rikthehet më në politikë”. Skena politike shqiptare, ka 31 vjet që vuan pasojat e një grushti njerëzish që zaptuan partitë, selitë, pushtetin, që u pasuruan dhe që sot (rroftë sebepi) deklarojnë se “do të rikthehem, më kërkon anëtarësia, më duan shqiptarët, do të bëhem sërish kryetar, kryeministër, madje dhe mbret”.

Frenimi dhe jo rikthimi, duhej të ishte misioni i atyre që sot dhe gjithë ditën, mbajnë shpresën e humbur se, ‘do të përmbysim Ramën, do të marrim selinë, do të vijmë në pushtet, me Sali Berishën mbret”. Çdo ditë që kalon, duke mbështetur të shkuarën, i bën dëmin më të madh jo vetëm politikës, por edhe  lirisë, demokracisë, dhe të ardhmes së këtij populli.

Tags: Artur AjaziBerishaPD

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Në 11:00 tjetër protestë, Rama: Asnjë abuzim! Bord për kontrollin e tregtimit

Në 11:00 tjetër protestë, Rama: Asnjë abuzim! Bord për kontrollin e tregtimit

Pjesa më e madhe e forcave ruse janë vetëm 25 km nga Kievi

Pjesa më e madhe e forcave ruse janë vetëm 25 km nga Kievi

Rusi-Ukrainë/Hapen sërish korridoret humanitare

Rusi-Ukrainë/Hapen sërish korridoret humanitare

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension
Bota

Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension

by mirseda
22:00 | 30/07/2025
0

Duke përfituar nga mosraportimi i vdekjes në bankë dhe duke përdorur një llogari bankare të përbashkët me...

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit

21:11 | 30/07/2025
Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor

Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor

21:09 | 30/07/2025
Hyrja në vendet e BE-së, publikohet data e fillimit të sistemit të ri digjital EES. Ja kur do të hyjë në fuqi

Hyrja në vendet e BE-së, publikohet data e fillimit të sistemit të ri digjital EES. Ja kur do të hyjë në fuqi

18:11 | 30/07/2025
Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë

Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë

17:46 | 30/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com