Presidenti amerikan Joe Biden pritet të ndalojë sot importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA, sipas tre burimeve të njohura me vendimin.
SHBA-ja do ta bëjë këtë lëvizje në mënyrë të njëanshme, pa aleatët e saj evropianë, për shkak të mosmarrëveshjes midis kombeve evropiane, nëse do të ndalojnë energjinë ruse.
Vendet e BE-së kanë dukshëm më shumë ekspozim ndaj energjisë ruse se sa SHBA-ja.
Zyrtarët amerikanë vendosën, duke pasur parasysh presionin ekstrem politik në vend, ata mund të lëviznin pa koalicionin dhe të mos krijonin çështje të mëdha.
Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today