Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse u dorëzua Serbia?

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Vuçiç jep alarmin: Lindshmëria është e ulët, po shuhemi si komb

Nga: Mero Baze

Serbia iu bashkua 141 shteteve që votuan në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të dënuar pushtimin e Ukrainës “në formën më të ashpër të mundshme”. Tri ditë më pare, Serbia ishte në një listë me Bjellorusinë, Korenë e Veriut, Sirinë dhe Eritrenë, duke mos ju bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa sot ka bërë një kapërcim domethënës, duke tejkaluar dhe vendet që abstenuan.

Është e qartë se vendimi është marrë nën presionin e pamëshirshëm të diplomacisë perëndimore. Ajo që binte në sy këto dy ditët e fundit, ishte se dhe zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian, por dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk po e dënonin verbalisht hezitimin e Serbisë për të mos iu bashkuar Perëndimit kundër Rusisë.

Ndërsa flisnin me tone të egra ndaj Bjellorusisë dhe madje dhe atyre që abstenonin, ata kursyen në fjalorin e tyre sulmin ndaj Serbisë. Dhe kjo po i nervozonte të gjithë.

Shenjat e para të lëkundjes u panë kur vetë Aleksandër Vuçiç filloi të bënte viktimën, duke bërë deklarata të tipit “për tri ditë jamë thinjur sa për dhjet vite”, si për të paralajmëruar opinionin e brendshëm në Serbi, i cili është mbi 70 përqind me Rusinë, se ishte nën një presion të madh.

Me sa duket strategjia e Perëndimit ka qenë për të luftuar deri në fund për ta marrë Serbinë në anën e tyre, dhe jo për ta lënë peng të Rusisë.

Shtypi perëndimor, ndërkohë e agresoi rëndë Beogradin, duke i bërë të qartë mbylljen e përhershme të dyerve në BE dhe rajon, duke bërë fakt të kryer bllokimin e çdo iniciative rajonale apo europiane të bashkëpunimit me Serbinë.

Një tjetër faktor që ka ndikuar janë dhe raportet e këqija personale të Aleksandër Vuçiç me Putinin. Kreu i Kremlinit e ka parë atë vazhdimisht si një “servil” të Perëndimit dhe një udhëheqës që nuk mund t’i besonte partneritetin me Rusinë.

Vetë Vuçiç ka pasur marrëdhënie shumë herë më të mira me presidentin e Kinës se sa me atë të Rusisë, dhe gjithçka ka nisur nga fakti që Rusia nuk e ka gëlltur dot që Beogradi dorëzoi Sllobodan Milosheviçin në duart e Gjykatës së Hagës, asaj Gjykate që po bën gati dosjen për Putinin.

E vetmja gjë që e mbante të lidhur Beogradin zyrtar me Rusinë, është shumica e serbëve që janë me të vërtetë me Rusinë. Dhe ky është një problem, me të cilin ata do të ndeshen në ditët në vijim dhe në zgjedhjet e afërta, të cilat për fat nuk është se zhvillohen në një mjedis shumë konkurrues.

Ky nuk është ndonjë lajm i mirë për Kosovën dhe shqiptarët, pasi një Beograd pro rus në këto momente, ishte vërtet një turp për Ballkanin, por një fat për Kosovën.

Vuçiç dhe Serbia në tërësi janë të rrezikshëm për Kosovën si pro-perëndimorë, jo si pro rusë. Por nga ana tjetër, ky është një sinjal pozitiv për rajonin, pasi frenon sinjalet ruse për trazira në Ballkan, sidomos në Bosnjë me Dodikun.

Është e qartë që Aleksandër Vuçiç ka bërë një zgjedhje të vështirë dhe nuk është nga ato zgjedhje që gëzon popullin e tij, por në fakt është nga ato zgjedhje që i bën mirë popullit të tij.

Duket që është një vendim i marrë “me shpirt në dhëmbë”, duke ju bashkuar Perëndimit dhe gjithë botës kundër Putinit. Dhe nuk eshte vetem Serbia.

Bashkë me Serbinë, sot Putini ka humbur dhe Kinën. Është fillimi i një rrokullime.

I vetmi lajm i mirë këtu është se Serbia ka kuptuar kush e fiton këtë betejë. Dhe kur ata e kuptojnë kush e fiton betejën, kanë dhënë prova që shesin dhe të zotin e shtëpisë, e jo më Putinin. Me siguri Milosheviçi po rrotullohet aty ku është.

Tags: mero bazerusiaSerbia

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Pas dy vitesh hiqet ora policore, mbetet në fuqi maska në ambientet e mbyllura

Pas dy vitesh hiqet ora policore, mbetet në fuqi maska në ambientet e mbyllura

Franca e shqetësuar për qytetarët e saj: Largohuni nga Rusia

Franca e shqetësuar për qytetarët e saj: Largohuni nga Rusia

Putini kërcënon me a*më bërthamore: Sa serioze është gjendja?

Putini kërcënon me a*më bërthamore: Sa serioze është gjendja?

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë
Aktualitet

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë

by mirseda
22:56 | 27/08/2025
0

Detaje dhe përshkrime të frikshme – Si e regjistron Departamenti i Drejtësisë vrasjen brutale minutë pas minute...

“Është koha për të ndaluar”, krahu i djathtë i Melonit: Izraeli e ka kaluar tashmë vijën e kuqe

“Është koha për të ndaluar”, krahu i djathtë i Melonit: Izraeli e ka kaluar tashmë vijën e kuqe

22:47 | 27/08/2025
E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, një person i plagosur rëndë dërgohet me urgjencë në spital

22:45 | 27/08/2025
Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

22:28 | 27/08/2025
Ngjarja tragjike në SHBA/ Vrasësi mbylli dyert e kishës, u vetëvra pasi kreu krimin. FBI: Terrorizëm, krim urrejtjeje kundër katolikëve

Ngjarja tragjike në SHBA/ Vrasësi mbylli dyert e kishës, u vetëvra pasi kreu krimin. FBI: Terrorizëm, krim urrejtjeje kundër katolikëve

22:21 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com