Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ushtria jonë e munguar, Rusët që nuk e njohin Hagën dhe serbët krenarë me Putin

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Basha & politikanë, na duhen mjekë e mësues, e jo Juve

Nga: Ben Andoni

Ka të ngjarë që pyetja nëse do të krenohen më serbët në Ballkan me Rusinë të ketë përgjigje vetëm nga zhvillimet e fundit të invazionit, të cilat do të ndodhin me Ukrainën. Por pasja e armëve bërthamore gati për përdorim, kërkesat e vazhdueshme të Serbisë dhe kërcënimi i vazhdueshëm i saj, si edhe oreksi i pakursyer i Rusisë të mos ndalen kaq thjeshtë.

Për fat të keq, as Rusia dhe madje as Ukraina nuk janë pjesë e traktatit global që themeloi gjykatën me bazë në Hagë, kështu që akuza e Zelinskit do mund të arkivohet shpejt. Kjo Gjykatë nuk ka juridiksion mbi këto vende, sepse as Ukraina dhe as Rusia nuk janë ndër 123 shtetet anëtare themeluese të gjykatës. Për fat të keq, prej Hagës kanë shpëtuar shumë nga përgjegjësit e trazirave në botë. Kështu ka shpëtuar vetë ish-Bashkimi Sovjetik, nëna morale-ideologjike e vizioneve të Putin, edhe pse e sulmoi Finlandën apo se ndau Poloninë më 1939. Kështu shpëtoi Bashkimi Sovjetik edhe nga invazioni që i bëri Çekosllavakisë apo Afganistanit më vonë.

Por paradoksi është se fryma e sovjetëve është ende e gjallë kurse në vendet tona të rajonit ka deri gazmend për të. Kështu ndodhi me Malin e Zi, kur vetë zëvendëskryeministri Abazoviç u gjend në një aktivitet ku i këndohej Rusisë. Shfajësimi naiv i tij nuk është se bëri aq punë, kur kushdo e di mirë realitetin që ndjek tashmë sllavët në Ballkan. Pa përmendur atë që e tha Vulin në Korrik për hapësirën e “botës serbe” dhe që e mbështeti Vuçiç, duket se oreksi i botës sllave është zgjeruar shumë. Ai nuk do ta ndalet dhe nga rezultatet e pritshme apo jo të dialogut të negocimit mes Rusisë dhe Lituanisë, që tashti do t’u duhej vetëm një mjeshtre e të drejtës ndërkombëtare si Hannah Harendt që të zgjidheshin.

Por nëse paraardhësit e Putinit e njihnin forcën e NATO-s në kohën e Luftës së Kosovës dhe e vlerësonin nuk mund të thuhet tashti për të dhe shpurën e pacipë të tij. Dy dekada më parë, pikëpamja mbizotëruese ruse u përmblodh në atë që e tha në mënyrë organi rus Vremya MN: “Gjatë luftës ballkanike, Rusia bëri zgjedhjen më të rëndësishme në historinë e fundit të vendit tonë. Ne nuk u bëmë aleat me NATO-n, por, falë Zotit, nuk u bëmë as armiku i saj. Tani, Rusia dhe Perëndimi mund të bëhen partnerë që mund të mos kenë asnjë arsye për ta dashur njëri-tjetrin, por duhet të punojnë së bashku vetëm sepse nuk ka largim nga njëri-tjetri”. Po a ka mësuar nga kjo? Duket se jo dhe Putin tashmë i vjen turp nga paraardhësit e tij për faktin se Rusia dikur mësoi të punonte me NATO-n, kurse tani do të duhej të mësonte përsëri të jetonte në një realitet të ri me NATO-n në skenën evropiane. Është e largët koha kur ish-ministri i jashtëm i tyre, Igor Ivanov në tetor 1999 do shprehej ndryshe: “Duam apo jo, NATO është një realitet në arenën e sotme ndërkombëtare, në radhë të parë në Evropë por edhe në botë në përgjithësi”.

Tashmë ky realitet po nëpërkëmbet, kurse botës po i rri mbi kokë tmerri i luftës bërthamore. Por edhe pa mbërritur ai, duket se një lugat tjetër, si Putin apo pas tij do të jetë gati ta bëjë. Ndaj, shqiptarët duhet t’i kthehen seriozisht ushtrisë jo vetëm në kuadër të NATO-s që është një lloj bekimi i mbrojtjes por edhe për veten e saj. Shqiptarët për fatin e keq janë të rrethuar nga fqinj, që ua lusin zhdukjen, njësoj si Nëna e tyre Rusi, Ukrainës fqinje. Është kaq e thjeshtë, ashtu siç është edhe banaliteti i të keqes aq prezent tashmë me retorikën e ashpër sllave. (Javanews)

Tags: ben andoniNATOrusia

TË LIDHURA

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
Next Post
Shqiptarët blejnë më shtrenjtë, rriten çmimet e pijeve alkoolike

Shqiptarët blejnë më shtrenjtë, rriten çmimet e pijeve alkoolike

“Kr*met e luftës do të ndiqen penalisht”

"Kr*met e luftës do të ndiqen penalisht"

5 ditët e para të luftës/ Mbi 5.700 trupa ruse të vr*rë

5 ditët e para të luftës/ Mbi 5.700 trupa ruse të vr*rë

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

by mirseda
23:04 | 02/08/2025
0

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skeles. Krimi dyshohet se ka...

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com