Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha “thumbon” Berishën: Dy dashni kanë shkodranët, PD e Vllazninë

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Të Gjitha, W-Instant
Basha “thumbon” Berishën: Dy dashni kanë shkodranët, PD e Vllazninë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka startuar fushatën zyrtarisht nga Shkodra për zgjedhjet lokale të 6 marsit. Ai si fillim ka bërë një selfie me demokratët e pranishëm. Basha zgjodhi që të marshojë në këmbë gjatë pedonales, ku ka takuar edhe qytetarë të ndryshëm.

Nisjen e takimit në Shkodër, që përkon dhe me nisjen e fushatës zyrtare, e ka hapur vajza e Xhemal Bushatit, e cila ka renditur arsyet se pse shkodranët do të duhet të votojnë për babanë e saj. Genta Bushati, i ka bërë thirrje qytetarëve shkodranë të votojnë babain e saj. Sipas Gentës, Shkodrës duhet t’i rikthehet e ardhmja, dhe të ofrojë mundësi që të gjithë të rikthehen në vendin e tyre. Sakaq, gjatë fjalës së tij kryedemokrati Basha tha se Xhemal Bushati është kandidati më i mirë për Shkodrën.

“Po e nis me një selfi se kam iluzionin që selfi, fotografia, do ta kujtoj e do ta ruaj, do ta përjetësoj këtë moment mahnitës. Këtë moment të mrekullueshëm këtu në këtë kryeqendër që gjithkush, çdo shqiptar, çdokush që flet shqip, i thotë kryeqendra e veriut.

Por në fakt është kryeqendra e kombit sa i takon qytetarisë, sa i takon vlerave, sa i takon spirancës së kombit, udhëtimit tonë qindravjeçar dhe shekullorë drejt destinit tonë perëndimor.

Ndaj dua t’iu falenderoj për këtë atmosferë të mrekullueshme që dinë ta falin vetëm shkodranët. Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, dy dashni kanë shkodranët: Partinë Demokratike dhe Vllazninë.

Them që nuk iu njoh pak, duke iu njohur mirë, duke parë si keni votuar, zgjedhje pas zgjedhjesh që kur kam qenë fëmijë, si keni zgjedhur në kohë të vështira. Mund ta them me gojën plotë para jush, para gjithë shkodranëve, para gjithë Shqipërisë që askush nuk i rren dot shkodranët. Nuk i ka rrejt Enver Hoxha për 50 vite, e nuk mundet me i rrejt askush me asnjë marifet.

Është kështu apo jo? Xhemali, në një nga bisedat kohë më përpara, kur nuk e dinte që do t’i propozohej sakrifica e përfaqësimit të shkodranëve në një moment si ky, më ka thënë tre fjalë që i kam dëgjuar edhe nga shkodran të tjerë. Kështu që besoj që është një fjalë e gjithë qytetit, e gjithë Bashkisë, nga Dukagjini në Velipojë, Shkodra është dashni. Dhe e shoh që e ka dhe në sloganin e tij “me dashni për Shkodrën”, por e vërteta është që Shkodra është dashni, e vërteta është që Xhemal Bushati është kandidati më i mirë për Shkodrën. Ai është pjesë e Shkodrës, e tha një nga parafolësit. Është pjesë e Shkodrës jo vetëm në ditë të bukura si kjo ku jemi mbledhur bashkë për të festuar në zemrat tona besimin e pathyer se bashkë nuk ka forcë të na mposht po edhe në ditë të vështira. Edhe në ditë të errëta, jo vetëm në ditë me diell, edhe në ditë me shi”, tha Basha.

Tags: bashaShkoderZgjedhjet

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
PD Berat nis procesin e organizimit dhe rivlerësimit të strukturave
Politikë

PD Berat nis procesin e organizimit dhe rivlerësimit të strukturave

19:20 | 06/12/2025
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Kryesore

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

18:45 | 06/12/2025
Next Post
Homazhe në nderim të shkrimtarit Bardhyl Londo, Parlamenti hap dyert

Homazhe në nderim të shkrimtarit Bardhyl Londo, Parlamenti hap dyert

Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për kandidatin e PD në Rrogozhinë

Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për kandidatin e PD në Rrogozhinë

Tre pikëpyetjet e shkarkimit të Presidentit dhe rritja e tensionit

Nisja e fushatës elektorale/Meta: Vota, forca e vetme në demokraci







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës
Bota

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

by mirseda
10:01 | 08/12/2025
0

Forcat ruse nisën një valë të re sulmesh me dronë gjatë natës në disa rajone të Ukrainës,...

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

08:58 | 08/12/2025
Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com