Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

DW për Tahirin/ Dënohet me burg ish-ministri i Brendshëm

3 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
DW për Tahirin/ Dënohet me burg ish-ministri i Brendshëm

Përfundon i pari proces nga drejtësia e reformuar ndaj një ish-zyrtari të lartë: ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua të premten (04.02) nga GJAKK me burg me akuzën për shpërdorimit të detyrës.

Pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJAKK), organi i akuzës firmosi urdhër – arrestin. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli me pranga në duar nga salla e kësaj gjykate dhe u dërgua në mjediset e paraburgimit të burgut 313, burg i sigurisë së zakonshme, që ndodhet në Tiranë.

 

Tahiri: Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur ligjin

Ish-ministri Brendshëm Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kanë reaguar ndaj vendimit me burg: “Është thjesht padrejtësi. Jam moralisht i qetë. Nuk kam shkelur ligjin, kam bërë detyrën si më mirë çmunda”, ka theksuar pas dhënies së vendimit ish-ministri i Brendshëm, në një postim në Facebook.

Avokati i tij, Haxhia, të cilit trupi gjykues nuk i dha të drejtën e fjalës gjatë seancës, ku u mor vendimi, deklaroi, pas dërgimit të Tahirit në mjediset e paraburgimit se do të kundërshtojnë vendimin në Gjykatën e Lartë, “do të bëjmë rekurs, presim zbardhjen e vendimit të arsyetuar,” theksoi ai.

Ligji parashikon që rekursi në Gjykatën e Lartë të bëhet brenda 45 ditëve duke filluar nga dita e vendimit.

SHBA: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur vendimin e drejtësisë përmes një postimi në Twitter. “U bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.”

Basha: Akuzat e PD ndaj Tahirit të vërteta

Lulzim Basha, kryetari i PD-së, forcës më të madhe opozitare në Shqipëri, e vlerësoi vendimin e GJAKK si një dëshmi ”për vërtetësinë e akuzave të PD lidhur me përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.”

Kronika e të parit proces gjyqësor kundër një zyrtari të lartë

Në të vërtetë si Gjykata e Shkallës së Parë ashtu edhe ajo e Apelit i rrëzuan akuzat e prokurorisë ndaj ish-ministrit Tahiri për përfshirje në trafikun e drogës. Ndaj tij mbeti vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës.

Kjo akuzë i bëhet minisrit, që konsiderohej më i suksesshmi në qeverinë e parë drejtuar nga kryeministri Edi Rama në vitet 2013 -2017, Trofeja e tij më e madhe ishte shkatërrimi i kështjellës së kultivimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri, fshatit Lazarat, që për më tepër se një dekadë ishte marrë i patrazuar me biznesin e canabis sativa, i lënë krejt jashtë kontrollit të policisë dhe shtetit ligjor. Por në mars 2017, pa mbaruar mandati qeverisës Rama 1, Tahiri bashkë me disa ministra të tjerë u shkarkuan nga kryeministri, që i përligji shkarkimet në kuadër të kërkesës së opozitës për një qeveri teknike, në prag të zgjedhjeve parlamentare 2017. Në ato zgjedhje Saimir Tahiri u zgjodh deputet i PS-së por jo pjesë e kabinetit qeverisës Rama 2.

Në vjeshtën 2017, gjashtë muaj pas fitores së mandatit të dytë qeverisës drejtuar po nga  Rama, plasën akuzat për trafik droge kundër Tahirit. Organet e atëhershme të Drejtësisë në Shqipëri u vunë në dijeni nga Prokuroria e Katanias (Itali) që në përgjimet e saj të bisedave të trafikantëve të drogës, anëtarë të një organizate kriminale shqiptare që veprontre edhe në Itali, ishte përmendur edhe emri i ish-ministrit Tahiri. Në Tiranë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij.

Maxhoranca Socialiste refuzoi kërkesën me mungesën e provave. Gjashtë muaj më pas, në pranverën 2018, Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit duke i hapur rrugën hetimeve. Pas shtatë muajsh hetime, Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkoi masën e sigurisë me arrest në burg. Por Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të hetohej në arrest shtëpie. Pas hetimeve, Prokuroria kërkoi 12 vjet vjet dënim me burg. Por në shtator 2019 kjo gjykatë e nxorri të pafajshëm Tahirin për trafik droge dhe fajtor për shpërdorim detyre. Masa e dënimit ishte 5 vjet burg të kthyera në shërbim prove / punë vullnetare për “mosmarrjen e masave që do të shmangnin kanabizimin e Shqipërisë dhe përfshirjen në të të punonjësve të policisë”.

Ish-ministri Tahiri e quajti vendimin e mësipërm “të papritur, qesharak, absurd”. Sipas tij ai ishte i pafajshëm. Kryetari i opozitës Basha e quajti vendimin “të turpshëm, një vendim që tregon se drejtësia është marrë peng nga kryeministri Rama”.

Ish-ministri Tahiri e kundërshtoi vendimin në GjAKK dhe kërkoi pafajësi. Ai deklaroi, se “beteja e tij për të zbardhur të vërtetën sapo kishte filluar” .

Pas 5 vitesh procesi gjyqësor përfundoi të premten (04.02) me të njëjtin dënim, me të njëjtën akuzë por tanimë i burgosur, jo i lirë për ta shlyer dënimin me shërbim prove.

Tani do të jetë Gjykata e Lartë që do të duhet të gjykojë për të vërtetën që do të paraqesë në këtë gjykatë ish-ministri i Brendshëm Tahiri, tanimë i burgosur dhe avokati i tij.

Publiku është në pritje vënien para drejtësisë edhe një tjetër ish-ministrit, Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit nga partia LSI, me të cilën Rama bashkëqeverisi në qeverinë e parë të tij në vitet 2013-2017.

Ish-ministri Koka akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe ndodhet aktualisht në masë arresti në burg. /DW

Tags: burgsaimir tahiri

TË LIDHURA

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Next Post
I shkrumbuar brenda mjetit të tij, kush është biznesmeni që u vetëflijua

I shkrumbuar brenda mjetit të tij, kush është biznesmeni që u vetëflijua

Si e kaloi natën e parë në burg Saimir Tahiri, ja çfarë iu lejua në qeli

Si e kaloi natën e parë në burg Saimir Tahiri, ja çfarë iu lejua në qeli

Mjekët të zhgënjyer me Shqipërinë, marrin valixhet e ikin në Angli

Mjekët të zhgënjyer me Shqipërinë, marrin valixhet e ikin në Angli

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)
Showbizz

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

by mirseda
16:45 | 21/07/2025
0

Një detaj nga performanca e Egli Takos ka bërë që vëmendja të zhvendoset nga muzika te polemikat....

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com