Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta i shqetësuar: Qeveria fsheh borxhin publik

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta i shqetësuar: Qeveria fsheh borxhin publik

Në një konferencë për mediat, presidenti Meta ngriti sot shqetësimin për nivelin e borxhit në vend. Kreu i shtetit vuri në dukje mungesën e transparencës nga ana e qeverisë. Sipas presidentit, niveli i borxhit do të shkaktojë krizë serioze ekonomike në vend. Meta theksoi se Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit publik për banorë në rajonin tonë, pas Malit të Zi. Niveli i borxhit publik për banorë është rritur mbi 53% në vitin 2021, në krahasim me vitin 2013. Në 8 vite është rritur mbi 53%, ndërkohë që premtimi ishte për ta ulur!

“Objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi sa më parë i raportit të borxhit ndaj Produktit të Brendshëm Bruto në një rrugë rënëse. Përndryshe niveli i borxhit në vitet në vazhdim do të mund të shkaktojë një krizë serioze, duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e financave publike. Edhe ligji i buxhetit për vitit 2022 nuk bëri transparent nivelin real të borxhit për vitin 2021, si dhe një vlerësim të të gjitha risqeve potenciale të rritjes dhe mbi këtë bazë marrjen e masave parandaluese për uljen e tij.

Ministria e Financave në ralacionin e ligjit të buxhetit ka raportuar se stoku i borxhit është 80% e PBB-së për vitin 2021, ndërsa FMN e vlerësoi 80%. Në parashikimet e reja makroekonomikë të miratuara së fundi, Ministria e Financave raporton se borxhi publik i vendit vlerësohet të ketë arritur 80.1% të PBB-së në vitin 2021. Përsëri kjo nuk pasqyron vlerën reale të tij.

KLSH vlerëson se stoku real i borxhit i raportuar për vitin 2020, që mbartet në vitin 2021 paraqitet i nënvlerësuar. Në llogaritjen e stokut të borxhit për vitin 2021 do duhej të përfshiheshin të gjitha detyrimet e prapambetura të qeverisë qendrore dhe lokale, rimbursimi i plotë i TVSH me rreth 24.2 mld lekë, vendimet e gjykatave ndërkombëtare me rreth 405 mln euro dhe detyrimet e vlerave të nënhuasë e 62.5 mln euro.

Vlera reale e borxhit në fund të vitit mund të përllogaritet në më shumë 84% e PBB. Edhe kjo në rastin më të mirë. Në këtë nivel të stokut nuk janë përfshirë çështjet në shqyrtim nga gjykatat ndërkombëtare, detyrimet e reja, shtesë të papaguara të qeverisë etj.

Vlera totale e projekte PPP në vitin 2022 do të arrijë mbi 45% të PBB. Projektet e PPP i kanë lejuar qeverisë të marrë investime të reja klienteliste.

Shqipëria doli në tregun ndërkombëtar dhe emetoi Eurobondin me një normë interesi 3.75% që është mbi dy herë më e lartë se vendet e rajonit tonë.

Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit publik për banorë në rajonin tonë pas Malit të Zi. Niveli i borxhit publikë për banorë është rritur mbi 53% në vitin 2021 në krahasim me vitin 2013. Pra në 8 vite është rritur mbi 53% ndërkohë që premtimi ishte për ta ulur”, tha Meta.

Meta kërkoi të merren masat, për të parandaluar humnerën ekonomike. “Duke vlerësuar situatën kritike në të cilën ka arritur borxhi publik, kërkoj nga kuvendi dhe institucionet të bashkëpunojnë në mënyrë që të bëhet sa më shpejt një vlerësim real i borxhit publik. Po kështu duhet të bëhet edhe një analizë e ndikimit të tij në qëndrueshmërinë e financave publike. Shpresoj që të gjithë aktorët ta marrin më seriozisht çështjen e borxheve që merren në emër të Republikës të Shqipërisë, dhe paguhen shumë shtrenjtë nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë”, tha Meta.

Tags: borxhiekonomiMeta

TË LIDHURA

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd
Aktualitet

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd

14:10 | 18/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Zyrtari i PE, McAllister Çështja Balluku, test kritik për Shqipërinë në luftën ndaj korrupsionit!
Aktualitet

Zyrtari i PE, McAllister Çështja Balluku, test kritik për Shqipërinë në luftën ndaj korrupsionit!

13:52 | 18/02/2026
Next Post
Meta i “sfidon”:Koalicioni “Bravo-Brava” të ketë kujdes, do i recitoj “Ina-Ina”

Meta i "sfidon":Koalicioni “Bravo-Brava” të ketë kujdes, do i recitoj “Ina-Ina”

Elbasan/E*sploziv në rrugë, pritet shpërthimi i kontrolluar 

Elbasan/E*sploziv në rrugë, pritet shpërthimi i kontrolluar 

Përse Parlamenti njohu pafajësinë e të dënuarve politikë në 1992

Përse Parlamenti njohu pafajësinë e të dënuarve politikë në 1992







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd
Aktualitet

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd

by mirseda
14:10 | 18/02/2026
0

Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në Librazhd. Sipas informacionit paraprak nga policia...

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Zyrtari i PE, McAllister Çështja Balluku, test kritik për Shqipërinë në luftën ndaj korrupsionit!

Zyrtari i PE, McAllister Çështja Balluku, test kritik për Shqipërinë në luftën ndaj korrupsionit!

13:52 | 18/02/2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale”, Parlamenti Europian

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale”, Parlamenti Europian

13:50 | 18/02/2026
Vendimi për pagat/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese rihap çështjen penale ndaj Arben Frrokut për vrasjen e Dritan Lamajt

13:24 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com