Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se në zgjedhjet e 6 marsit do të marrë pjesë edhe Ilir Meta. Në një konferencë për mediat, Meta paralajmëroi se do të marrë pjesë në garë, në emër të popullit të dy marsit.
“Shoh një dëshirë të madhe, për të më përfshirë në gara të mëparshme. Nuk kam as mundësi të votoj në këto zgjedhje, se si takojnë Bashkisë së Tiranës.
Po si do marrë fund koha e gallatës me financat për të blerë profesionalizmin tuaj nëpërmjet presionit mbi pronarët, kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar.
Unë nuk kam marrë pjesë në ndonjë garë. Kam qenë për të mbrojtur kufijtë, sovranitetin, por meqë duan të më përfshijnë me pahir, po i paralajmëroj qetësisht se janë shqetësuar se kam recituar edhe disa poezi. Unë do të marrë pjesë në gara në emër të popullit të dy marsit dhe përtej popullit të dy marsit, në kuptimin e mirë të fjalës.
Të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë, që do të jetë më e largëta një vit që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicionit “Bravo-Brava” që ka tetë vite që qeveris Shqipërinë dhe e di teatër politikën dhe luftën kundër korrupsionit, natyrisht do t’i recitoj poezinë që e ka bërë vetë shefi i këtij koalicionit, atë “Ina-Ina” që e ka bërë vetë shefi i këtij koalicioni.
Ua thashë dhe po ua përsëris; poezinë e shefit të koalicionit “Bravo-Brava”, do e dëgjojnë nga unë, por kurrsesi në këtë institucion. Këtu ka poezi për Skënderbeun, Korçën, Shkodrën, Vlorën, por jo për “Ina-Inën”.
“Ina-Inën”, meqë e kanë merak që të fitojnë me Ilir Metën, do e dëgjojnë brenda një viti në rastin më të mirë. Po mund ta dëgjojnë dhe më shpejt. Ndaj ta kenë mendjen te ky borxhi këtu, se nuk ka borxh që nuk paguhet!”, tha Meta.