Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Krisje brenda PD-së së Bashës, dorëhiqet deputeti i Shkodrës

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Krisje brenda PD-së së Bashës, dorëhiqet deputeti i Shkodrës

Deputeti i Shkodrës, Helidon Bushati është tërhequr nga posti i drejtuesit politik i qarkut. Lajmin e ka përcjellë vetë ai, me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se vendimi vjen si rezultat i një reflektimi të thellë të situatës politike dhe zhvillimeve brenda PD-së. Bushati sqaron mbështetësit e tij, se do të vijojë të jetë përfaqësues dhe deputet i Partisë Demokratike.

Po kështu zotohet se do të mbrojë interesat e qytetarëve të Shkodrës, e në veçanti të mbështetësve tradicionalë e historikë të së djathtës. Pas Alfred Rushajt, i cili e braktisi pak ditë më parë Lulzim Bashën, sot ka qenë radha e drejtuesit politik të Shkodrës, Helidon Bushati. Dorëheqja e Helidon Bushatit vjen në një kohë kur Shkodra po përgatitet për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Statusi

Të dashur miq!

Bashkëqytetarë dhe shkodranët e mi të nderuar!

Pas një reflektimi të thellë rreth situatës politike dhe zhvillimeve në PD, kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga roli i Drejtuesit Politik për Qarkun e Shkodrës. Këtë qendrim, e kam komunikuar me drejtuesit e PD, përpara kësaj shpallje.

PD po kalon momente të vështira por unë jam i bindur se demokratet do të dinë të bashkohen shpejt, e të ringrihen së bashku.

Çfarë i afron sot anëtarët e familjes sonë të madhe politike me njëri-tjetrin është shumë më e madhe se ajo që i ndan, dhe sidomos nevoja jetike që ka vendi për një përballje të fortë me regjimin e mandatit të tretë.

Mendoj se me këtë tërheqje timen, krijohen mundësi për energji dhe impulse që do t’i shërbenin PD me synim përbashkimin. E po ashtu, hapen shanse për promovimin e emrave të rinj. Do të vazhdoj padyshim të jem përfaqësues dhe deputet i Partisë Demokratike dhe do të mbroj deri në fund interesat e qytetarëve të Shkodrës e në veçanti të mbështetësve tradicionalë e historikë të së djathtës.

Ndihem çdo ditë i bekuar nga përkrahja që kam marrë dhe marr prej tyre.

Dua të falenderoj përzemërsisht, të gjithë banorët e qarkut Shkodër, demokratët e palodhur, drejtuesit e strukturave dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt për besimin dhe mbështetjen e pakursyer përgjatë këtij rrugëtimi.

Një besim që do bëj gjithçka për ta shpërblyer.

Asnjë post, përgjegjësi e karrierë, nuk vlen sot më shumë se sa analiza, dhe shikimi në sy e me përulësi i realitetit.

Për PD dhe interesat e saj, nuk është hera e parë që unë bëj një hap të tillë, duke lënë në plan të dytë ambicien personale. Bindja ime e palëkundër është se PD dhe demokratët e meritojnë të japësh për ta.

Tags: deputetHelidon BushatiPDShkoder

TË LIDHURA

Tabaku: Ligji i koncesioneve nuk frenon korrupsionin; PPP-të po përdoren për pastrim parash
Politikë

Tabaku: Ligji i koncesioneve nuk frenon korrupsionin; PPP-të po përdoren për pastrim parash

17:03 | 11/12/2025
Buxheti 2026/ Gjekmarkaj: I porositur nga interesat e monopoleve, ndan njerëzit dhe krahinat
Politikë

Buxheti 2026/ Gjekmarkaj: I porositur nga interesat e monopoleve, ndan njerëzit dhe krahinat

16:39 | 11/12/2025
Ambasadori Gonzato uron Brahon dhe vlerëson rolin e SPAK në luftën kundër krimit e korrupsionit
Politikë

Ambasadori Gonzato uron Brahon dhe vlerëson rolin e SPAK në luftën kundër krimit e korrupsionit

16:19 | 11/12/2025
Next Post
Gjaku i babës dhe trauma gërgasëse

Gjaku i babës dhe trauma gërgasëse

Australia i “shpall luftë” Rusisë, do të furnizojë me gaz Evropën

Australia i "shpall luftë" Rusisë, do të furnizojë me gaz Evropën

Basha ia beson Shkodrën Alibeajt

Basha ia beson Shkodrën Alibeajt







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Tabaku: Ligji i koncesioneve nuk frenon korrupsionin; PPP-të po përdoren për pastrim parash
Politikë

Tabaku: Ligji i koncesioneve nuk frenon korrupsionin; PPP-të po përdoren për pastrim parash

by mirseda
17:03 | 11/12/2025
0

Në seancën plenare të sotme, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh me tone të forta...

Buxheti 2026/ Gjekmarkaj: I porositur nga interesat e monopoleve, ndan njerëzit dhe krahinat

Buxheti 2026/ Gjekmarkaj: I porositur nga interesat e monopoleve, ndan njerëzit dhe krahinat

16:39 | 11/12/2025
Ambasadori Gonzato uron Brahon dhe vlerëson rolin e SPAK në luftën kundër krimit e korrupsionit

Ambasadori Gonzato uron Brahon dhe vlerëson rolin e SPAK në luftën kundër krimit e korrupsionit

16:19 | 11/12/2025
Pas 6 orësh mbyllet procesi i intervistimit para KLP,si do të bëhet votimi për fituesin

Pas 6 orësh mbyllet procesi i intervistimit para KLP,si do të bëhet votimi për fituesin

15:08 | 11/12/2025
Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian

Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian

15:02 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com