Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Biznesmeni: Berisha më mori truallin pranë Ambasadës për të përgjuar amerikanët

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Biznesmeni: Berisha më mori truallin pranë Ambasadës për të përgjuar amerikanët

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, Sotiraq Naçi rrëfen historinë e tij të biznesit në vitin 1995 dhe kalvarin e peripecive që kaloi si një biznesmen i asaj kohe deri në shkatërrimin që i solli shteti në aspektin financiar, deri edhe në goditjen dhe terrorin që i shkaktoi familjes së tij.

Sotiraq Naçi tregon se si i rrëmbyen vajzën, dhe si e shpëtoi me ndihmën e policisë dhe si më pas fitoi azilin politik në SHBA në vitin 1997. Sipas tij, shteti i Berishës në atë kohë i grabiti tokën pranë Ambasadës Amerikane, me qëllimin që ta merrte SHIK-u i asaj kohe për të përgjuar amerikanët.

“Bleva 270 metra katror tokë pranë Ambasadës Amerikane. Ishte tokë shtet ajo që bleva, pagova paratë, u bë projekti dhe filluan punimet. Pasi filluan punimet, isha në Itali dhe kur u ktheva në Shqipëri pas një jave, vëllai më thotë që ta kanë marrë objektin. Shkoj atje dhe shoh që po punonin të tjerë në objektin tim, dhe i them çfarë po bëni në objektin tim, aty del njëri dhe më thotë; ‘ik nga këtu ose do të betonojmë këtu, ti nuk ke punë me ne, ke punë me Bashkinë, ne na e ka dhënë Bashkia’. Me pak fjalë ishte bërë një grabitje e objektit tim nga Bashkia që në atë kohë e drejtonte Sali Kelmendi nën siglën e PD dhe të Berishës.

Bashkia kishte marrë vendim që ia kishte dhënë truallin një firme ndërtimi nga Vlora. Takova drejtuesin e firmës së ndërtimit dhe ai më tha që kishte marrë projektin për ndërtimin e apartamenteve për punonjësit e SHIK-ut. Në tokën time po ndërtoheshin apartamente për SHIK-un. Ndërsa katin e parë do ta merrte Tritan Shehu për ta bërë klinikë dhe ashtu u bë fillimisht.

Vendi ishte shumë i sigurt se ishte pranë ambasadës, aty kisha projektuar apartamentin e familjes time, por nuk ndodhi, shteti ma mori. Shteti ma bëri këtë gjëmë. SHIK-u mori truallin tim afër Ambasadës Amerikane. Për çfarë i duheshin SHIK apartamentet pranë ambasadës, për të përgjuar amerikanët? Kohë më vonë mësova që kjo ishte e vërtetë, që kjo ishte arsyeja. Beteja ime vijoi pasi hodha në gjyq bashkinë dhe e fitova gjyqin. Por kjo nuk kishte më rëndësi pasi ata ma kishin marrë truallin, ishte zaptuar”, u shpreh Sotiraq Naçi.

SHIK-u më rrëmbeu vajzën 14-vjeçare

“Kanë dashur edhe të më eliminojnë fizikisht. Më ka shpëtuar policia, ata më lajmëruan, më thanë sonte do të largohesh nga shtëpia pasi je i etiketuar për t’u vrarë, në policinë e asaj kohe kishte akoma atribute për të mbrojtur njerëzit. Policia dhe SHIK-u ishin një tjetër gjë, nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin. Në ’97 më rrëmbyen vajzën, vajza ishte 14 vjeçe. I vura gishtin strukturën së SHIK-ut që më bënin terrorin. Kur më rrëmbyen vajzën, pas 10 orësh më bënë një telefonatë dhe më thonë që vajza ndodhet me ne dhe ajo ka gjetur jetën e vet dhe do të shkojë në Gjermani dhe që ajo kërkon nga ty që t’i japësh 50 mijë dollarë. Unë i them që tradita jonë e do që vajzën ta puth në ballë dhe ta uroj për një jetë të lumtur dhe nëse ju ma realizoni këtë do t’iu jap edhe juve 100 mijë dollarë. Ata e hëngrën këtë karrem dhe më thonë po dhe ku do të takohemi që ta marrim. Pa më sjellë vajzën i thashë nuk iu jap asgjë dhe takimin e bëmë te kafe ‘Amerika’. Vijnë dy persona me vajzën. I thashë vajzës eja, u nis të vinte, por njëri nga ata nuk e lejoi. Sa bënë tre hapa ata që hynë erdhën 10 policia dhe i kapën të dy dhe i arrestuan dhe ne morën vajzën. Policia më thotë që largohem disa ditë deri sa të sqarohet situata. Policia më thërret dhe më tregon që të dy ishin në qeli. Nuk më interesonte më asgjë përveç familjes time dhe përgatitëm terrenin për t’u larguar në Amerikë. Fitova azilin politik dhe u largova në SHBA.” u shpreh Sotiraq Naçi për “Shqip”.

Si më arrestoi me grupin e Xhaferrit shteti i Berishës në ’97!

Sotiraq Naçi tregon si e gjeti veten në pranga bashkë me grupin e Xhaferrit me të cilin nuk kishte asnjë njohje, madje kishte futur edhe paratë te firma piramidale e Xhaferrit.

“Shkova në SHBA për të sistemuar vajzën me shkollën, por kur u ktheva në Shqipëri, më 22 janar në orën 1 të natës, 12 SHIK-sa bastisin shtëpinë time dhe më arrestojnë. Mua më kishin arrestuar bashkë me grupin e Rrapush Xhaferrit, më futën aty pasi nuk gjenin dot spekulime të tjera për të më arrestuar. Më arrestuan për përvetësime dhe spekulime të mëdha në popull.

Nuk kisha asnjë firmë piramidale. Madje paratë e shtëpisë i futa te Xhaferri. Unë isha i arrestuar bashkë me Xhaferrin, i cili ndërkohë më kishte marrë paratë. Me Xhaferrin nuk kisha njohje, e njihja vetëm si klient të hotelit tim. Kishte një dashnore, Rabije dhe vinte me atë aty.

Xhaferrin e kisha klient në hotel. Madje Xhaferrit i thashë se mos bën ndonjë mbrojtje që cënon dinjitetin tim, ai më tha jo nuk kam asnjë punë me ty. Unë i kisha humbur të gjitha, por ndërkohë më bënë bashkëpunëtor. SHIK-u ishte ai që bëri gjithçka.”, u shpreh Sotiraq Naçi. /Dritare.net/

Tags: ambasada amerikaneBerishaSotiraq Naçi

TË LIDHURA

“Krenarë që do të presim samitin e NATO-s”, zbardhet takimi i Ballës me VanHorn
Politikë

“Krenarë që do të presim samitin e NATO-s”, zbardhet takimi i Ballës me VanHorn

17:23 | 18/02/2026
Përmbytet Manastiri në Zvërnec, shkak bllokimi i kanalit kullues
Aktualitet

Përmbytet Manastiri në Zvërnec, shkak bllokimi i kanalit kullues

16:07 | 18/02/2026
PD takon misionin e PE, Bardhi: Shqipëria në regres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit
Politikë

PD takon misionin e PE, Bardhi: Shqipëria në regres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

16:02 | 18/02/2026
Next Post
Kamera e fshehtë/Pedofili ngacmon të miturën: Çfarë pozicioni e do?

Kamera e fshehtë/Pedofili ngacmon të miturën: Çfarë pozicioni e do?

Ministri Manja me deklaratë të jashtëzakonshme: Të shkrihet Kadastra në Durrës

Ministri Manja me deklaratë të jashtëzakonshme: Të shkrihet Kadastra në Durrës

Ngjela shton shpresat: Sipas studimeve, data 15 maj frenon virusin

Presioni ushtarak për pushtimin e Ukrainës. Kosova po rrezikohet nga Serbia?







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

“Krenarë që do të presim samitin e NATO-s”, zbardhet takimi i Ballës me VanHorn
Politikë

“Krenarë që do të presim samitin e NATO-s”, zbardhet takimi i Ballës me VanHorn

by mirseda
17:23 | 18/02/2026
0

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla zhvilloi një takim këtë të mërkurë me të Ngarkuarën me...

Ramazani i parë në Gaza pas armëpushimit sjell gëzim të brishtë

Ramazani i parë në Gaza pas armëpushimit sjell gëzim të brishtë

17:20 | 18/02/2026
Gjenevë, takim sekret Rusi-Ukrainë pas bisedimeve për paqen

Gjenevë, takim sekret Rusi-Ukrainë pas bisedimeve për paqen

16:53 | 18/02/2026
Themelimi i Bordit të Paqes, presidentja e Kosovës merr pjesë në takimin zyrtar në Uashington

Themelimi i Bordit të Paqes, presidentja e Kosovës merr pjesë në takimin zyrtar në Uashington

16:31 | 18/02/2026
Përmbytet Manastiri në Zvërnec, shkak bllokimi i kanalit kullues

Përmbytet Manastiri në Zvërnec, shkak bllokimi i kanalit kullues

16:07 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com