Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rrëfimi i Bamir Topit për 21 Janarin: Mazhoranca dhunoi shtetin

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rrëfimi i Bamir Topit për 21 Janarin: Mazhoranca dhunoi shtetin

Në masakrën e 21 Janarit 2011, humbën jetën 4 qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sot shënohen 11 vite nga 21 Janari ku mbetën të vrarë 4 protestues dhe për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka drejtësi. Në këtë përvjetor të 11-të, kryeministri Edi Rama dhe familjarë të viktimave të “21 Janarit” kanë kryer homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, në nder të 4 protestuesve të cilët humbën jetën.

Ish-presidenti Bamir Topi beson se mazhoranca nuk e ka rihapur këto vite 21 janarin, sepse dhunoi shtetin, atë ditë. I ftuar në “Radar Informativ”, Topi tha se politika kujtohet për ngjarjen tragjike vetëm në datën e përvjetorit. Duke u kthyer pas në kohë, Topi u shpreh se në atë kohë është dhunuar shteti, është sulmuar presidenti, kryeprokurorja. Ish-presidenti iu drejtua kryeministrit Edi Rama se fillimisht duhet të bëjë një gjyq politik, më pas të shkojë te drejtësia.

Rama dhe familjarë të viktimave të “21 Janarit” kanë kryer homazhe në nder të 4 protestuesve të cilët humbën jetën. Ky është një ritual që ndiqet çdo vit nga kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga familjarët e viktimave, por dhe anëtarë të kabinetit qeveritar duke vendosur lule në Bulevard në vendet ku u vra secili prej 4 protestuesve, ku qëndron një pllakatë përkujtimore.

“Gjithçka që kam pasur për të folur për 21 Janarin, i kam botuar në një libër. Është një provë. Në respekt të pyetjes, mund t’ju them që shoh që politika në përgjithësi dhe media kujton vetëm në datë 21 Janar. Nuk e di a është kujtuar drejtësia, por 21 Janari nuk ka thjesht një dimension tragjik. Në fund fare, dhimbja vjen dhe koncentrohet te familjarët, të tjerat koha i fshin.

C’a ishte 21 Janari? Së pari ishte precipitimi me mjete dhune dhe me vrasje i një përplasje politike. Pra është politika në fokus dhe pas 11 viteve rezulton prap kështu. Është po politika që merr përsipër të zbardhë ngjarjen. Vetëm sot kam dëgjuar kryeministrin që ka larë duart. Unë i them a është bërë gjyq politik për 21 Janarin? Dëshiroj të ma thotë. Unë them që është bërë dhe gjyqi politik për 21 Janarin, nuk ka pasur të bëjë me viktimat se ata morën rrugën e tyre. Gjyqi politik filloi me ngritjen e një komisioni hetimor. Ajo që është tragjike ku rrënohet përfundimisht besimi është që vetë mazhoranca e sotme nuk i është rikthyer gjyqit politik në Kuvend. Ne nuk kemi pritur nga Rama që të orientojë organet e drejtësisë.

Nga Rama është kërkuar…pas 11 vitesh kam të drejtën time, pse nuk është rihapur në parlament një gjyq politik. Sepse në atë kohë është dhunuar shteti, është sulmuar presidenti, kryeprokurorja, media. 21 Janar duhet të rikthehet në një dimension real. Problemi është nëse një shtet, ata që janë ne mazhorancë, që kanë një pikëpyetje të madhe duhet ti rikthehen me kurajo. Kur politika të ketë bërë gjyqin e vetes kanë të drejtë të flasin që kemi një reformë drejtësie”, tha Topi.

Tags: 21 janariBamir Topi

TË LIDHURA

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë
Aktualitet

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

08:42 | 30/07/2025
Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë
Aktualitet

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

08:35 | 30/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:31 | 30/07/2025
Next Post
Rugova, princ i lirisë Dardane!

Rugova, princ i lirisë Dardane!

I 23-ti në listën e PS-së në Tiranë/ Reagon ish-ministri, Fatmir Xhafaj

Fatmir Xhafaj i shqetësuar: Ka korrupsion në çdo nivel të qeverisjes

Hajdari: FBI faktoi se Garda qëlloi për të vrarë, politika pengoi çështjen

Hajdari: FBI faktoi se Garda qëlloi për të vrarë, politika pengoi çështjen

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë
Aktualitet

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

by mirseda
08:42 | 30/07/2025
0

Dy turistë italianë që kishin humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë në zonën malore pranë fshatit...

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

08:35 | 30/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:31 | 30/07/2025
Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

08:29 | 30/07/2025
Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

08:23 | 30/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com