Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

PD po shkon drejt ndarjes?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi

Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje të parë si një “ide spontane”, ajo tashmë po kthehet në një zhvillim të pritshëm, i cili pas 9 Shtatorit mori hapësira të tjera zhvillimi.

Ideatorët kryesorë të ndarjes së PD-së, ishin pikërisht ata që u renditën në mbrojtje të Lulzim Bashës në 5 muajt e “Foltores”, ishin ata që shpallën “antiamerikanizmin” si teori berishiane, dhe “proamerikanizmin” si platformë bashiste. Në rast se ka një parti politike që u rreshtua në krah të SHBA-ve qysh në fillimet e veta, kjo ishte Partia Demokratike, ashtu siç ishte forca e parë politike postkomuniste, që mori mbështetje të fuqishme amerikane.

Një prej argumenteve kryesore me të cilat Basha po e lufton ashpër Berishën, është edhe “antiamerikanizmi i tij”, duke harruar se ka lënë pas dore, gjetjen e një formule efikase se si mund të sigurojë mbështetjen e munguar në bazën e partisë. Ndarja e Partisë Demokratike duket si diçka e pashmangshme, aq më tepër kur kësaj ideje i “fryjnë” më tepër ata që 4 vjet më parë ishin “antibashë”, dhe sot janë rreshtuar në krahun e tij për interesa personale.

Situata e kirjuar së fundi në atë parti, e ka bërë edhe më të diskutueshme faktin e ndarjes së saj. Me përjashtimet e fundit nga kryesia, grupi parlamentar dhe strukturat e tjera të PD-së, de facto Basha, ka konfirmuar ndarjen strukturale nga “PD” e Berishës. Madje Basha, mendoj se ndjehet më “komod” me atë pjesë të partisë që e mbështet, duke mos pyetur shumë për zvogëlimin e mbështetjes nga baza. I mësuar me humbjet seriale të zgjedhjeve, duket se Basha nuk e ka problem të deklarojë ndarjen e partisë, paçka se Berisha mund ti marrë atij 2/3 e anëtarësisë dhe mbështetësve.

Vendimet e fundit që ka marrë Basha me kokën e tij, e kanë tkurrur maksimalisht mbështetjen e tij në bazë, ndërkohë që Kuvendi i 18 Dhjetorit dhe ngjarja e 8 Janarit, krijuan ndarjen përfundimtare mes tij dhe Berishës. Për kryetarin aktual de facto dhe de jure të Partisë Demokratike, rëndësi ka qëndrimi në politikë me çdo çmim, qoftë edhe me ndarjen e partisë. Afrimi i zgjedhjeve të pjesëshme lokale në 6 bashki, është shansi më i mirë për të treguar forcën dhe mbështetjen e mbetur të Bashës në bazën e partisë. Ndërkohë ndarja e pashmangshme e asaj  partie, fuqizon edhe më tepër Partinë Socialiste, i jep fitoren asaj jo vetëm në 6 bashkitë, por edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjithashtu skenari i Bashës për ndarjen dhe jo rithemelimin e Partisë Demokratike, e lë atë pa aleatët tradicionalë, pasi në fund ajo mbetet një parti e vogël, duke mos siguruar votat e nevojshme për të marrë shumicën dhe qeverisur vendin nesër. Si përfundim, Basha duke patur të pamundur realizimin e dëshirës tij për tu bërë “kryeministër”, ndoshta do të shohë si opsion të rradhës, afrimin në qeverisjen e Ramës.

Tags: Artur AjazifoltorePD

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Zi në shtëpinë e Lulzim Bashës, Meta i shpreh ngushëllimet

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Ngrica, dëborë dhe temperatura deri në -4 gradë celcius

Ngrica, dëborë dhe temperatura deri në -4 gradë celcius

JU REKOMANDOJMË

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!
Aktualitet

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!

by mirseda
15:10 | 18/09/2025
0

Skemat piramidale janë kthyer në një problem. Qindra shtetas shqiptarë kanë rënë pre e mashtrimeve duke u...

Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”

Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”

15:07 | 18/09/2025
Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël

Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël

15:04 | 18/09/2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

15:01 | 18/09/2025
Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër

Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër

14:23 | 18/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com