Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Tirana në “shtetrrethim”, Erdogan mbrohet nga Garda, RENEA dhe efektivët turq

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tirana në “shtetrrethim”, Erdogan mbrohet nga Garda, RENEA dhe efektivët turq

Vizita e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i paraprin masave të rrepta të sigurisë. Shoqërimi i presidentit Erdogan dhe siguria e tij nga ora 07:00 deri në orën 18:30 kur largohet, do të bëhet nga Garda e Republikës dhe RENEA. Ndërkohë, që nga Ankaraja kanë mbërritur efektivë të Gardës turke, gjithashtu edhe shërbimet sekrete nga ky vend, ndërsa forca turke një pjesë shkon në Laç dhe pjesa tjetër qëndron në Tiranë. Aeroporti i Rinasit dhe akset që lidhin kryeqytetin me të, do të jenë prej në mesditë nën masa të larta sigurie ndërsa kufizimet do të preknin autostradën me drejtim Rinas-Vorë-Tiranë, Rrugën e Durrësit dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit ditën e sotme paradite.

Vizita e Erdogan përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Agjenda e plotë e vizitës së Erdogan

Në orën 09.20 pritet mbërritja e Presidentit të Republikës së Turqisë në aeroportin e Rinasit dhe pas 5 minutash fillon ceremonia e mireseardhjes. Pas kësaj presidenti turk niset drejt Laçit, ku në orën 10.05 bëhet ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç. Do të ketë edhe një fjalë të Presidentit turk.

Në orën 11.30 është vizita e Erdogan në shtëpinë e një familjeje në Laç. Në 11.45 – Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë.  Më pas në orën 13.00 Erdogan mbërrin në Tiranë dhe zhvillon një takim më Kryeministrin Rama. Në orën 16.00 zhvillohet ceremonia Zyrtare e Inaugurimit të Xhamisë së Et’hem Beut.  Në 17.00 – Fjala e Presidentit të Republikës së Turqisë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe në 18.00 nisja drejt Aeroportit të Rinasit dhe fundi i vizitës.

  • Në rrugën nga aeroporti i Rinasit deri tek ‘Ura e Gjoles’ dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.
  • Në rrugën Vorë-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.
  • Në rrugën Rinas-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:00.
  • Në rrugën Vorë-Rinas, ura e Gjoles-Rinas dhe anasjelltas nga ora 11:00-13:00.
  • Në autostradën Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Durrës duke filluar nga ora 11:00-13:00.
  • Në unazën e re dhe vazhdimin e Unazës së Madhe, duke filluar nga nënkalimi i qendrës tregtare Casa Italia-ish sheshi Shqiponja-Rruga ‘Teodor Keko’, në te dy kahet e saj si në hyrje dhe dalje nga Tirana, duke filluar nga ora 11:00-13:30 do ketë bllokim te qarkullimit për të gjitha mjetet.
  • Në unazën e madhe nga mbikalimi i Fabrikës së Miellit deri tek rrethrrotullimi qe te çon në Sanatorium do ketë bllokim te lëvizjes në të dy kahet e unazës duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.
  • Në rrugën Interurbane kryesore Elbasan-Tirane dhe të gjitha rrugët e tjera dalëse për në unazën e madhe dhe me drejtim qytetin e Tiranës, do ketë gjithashtu bllokime të lëvizjes për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.
  • Në rrugën e Elbasanit, rrugën 3 ‘Vëllezërit Kondi’, rrugën ‘Arben Broci’, rrugën ‘Faik Konica’, rrugën ‘Dervish Hima’, rrugën ‘Asim Zeneli’, rrugën ‘Qamil Guranjaku’, rrugën ‘Ismail Qemali’, rrugën ‘Papa Gjon Pali II’, Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, do ketë bllokim të qarkullimit për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.
  • Në Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, rrugën e Toptanëve, rrugën ‘Xhorxh Ë Bush’, Blv. ‘Zhan D’ark’, Blv. ‘Bajram Curri’, rrugën ‘Myslym Shyri’, rrugën 28 ‘Nëntori’ do ketë bllokime të lëvizjes për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 14:30 deri në orën 16:30.
  • Në rrugën e Toptanëve, rrugën ‘Xhorxh Ë Bush’, Blv. ‘Zhan D’ark’, rrugën e Elbasanit dhe Blv. ‘Bajram Curri’, do ketë bllokim dhe kufizime të lëvizjes për të gjitha mjetet nga ora 16:30 deri në orën 18:00.
  • Gjithashtu nga ora 17:30 deri në orën 18:30, do ketë bllokim të lëvizjes për të gjitha mjetet në hyrje dhe dalje për në rrugën e Elbasanit, unazën e madhe, rrugën Teodor Keko, autostradën Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë, Vore-Rinas, ura e Gjoles-Rinas.
  • Gjithashtu nuk do lejohet pushimi dhe qëndrimi i asnjë mjeti, përfshi edhe TAXI apo mjetet e subjekteve që kanë parkime të rezervuara në rrugët si më poshtë vijojnë, përjashto mjetet e emergjencave dhe ato te policisë se shtetit, në rrugën Rinas-ura e Gjoles, ura e Gjoles-Rinas-Qafe Kashar, autostrada Qafe Kashari-Tirane dhe anasjelltas, rruga ‘Teodor Keko’, Unaza e Madhe, rruga e ‘Elbasanit’, rruga ‘Ismail Qemal’i, Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, rruga e Toptaneve, rruga Xhorxh Ë Bush si dhe rrugë te tjera që afektohen nga kufizimet për qëllime sigurie në rrugëkalimin e Delegacionit të Presidentit Turk.
Tags: ramaRecep Tayyip Erdogantirane

TË LIDHURA

Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste,

16:33 | 09/02/2026
Parandalohet krimi në Vlorë, zbulohen dy fuoristradat e vjedhura dhe shishe me lëndë djegëse
Aktualitet

Parandalohet krimi në Vlorë, zbulohen dy fuoristradat e vjedhura dhe shishe me lëndë djegëse

16:26 | 09/02/2026
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me kryeministrin s’kemi qenë armiq, por…
Politikë

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me kryeministrin s’kemi qenë armiq, por…

16:20 | 09/02/2026
Next Post
“Isha i papjekur”, pas deklaratës së vjehrrit i kthehet nusja: 70 vjeç u poqe?!

“Isha i papjekur”, pas deklaratës së vjehrrit i kthehet nusja: 70 vjeç u poqe?!

Basha i kërkon falje demokratëve: Lejova Berishën të sillej si kryetar i PD-së

Nis aksioni antiamerikan në rrethe, Berisha: Bashën e pret vrima e miut!

Jozefina Topalli braktis Berishën në Shkodër

Jozefina Topalli braktis Berishën në Shkodër







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste,

by mirseda
16:33 | 09/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, zhvilluar këtë të hënë....

Parandalohet krimi në Vlorë, zbulohen dy fuoristradat e vjedhura dhe shishe me lëndë djegëse

Parandalohet krimi në Vlorë, zbulohen dy fuoristradat e vjedhura dhe shishe me lëndë djegëse

16:26 | 09/02/2026
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me kryeministrin s’kemi qenë armiq, por…

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me kryeministrin s’kemi qenë armiq, por…

16:20 | 09/02/2026
Komisioni Europian:Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

Komisioni Europian:Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

15:20 | 09/02/2026
Nesër protesta kombëtare e PD, policia njofton planin e masave: Kufizim i qarkullimit në këto akse

Nesër protesta kombëtare e PD, policia njofton planin e masave: Kufizim i qarkullimit në këto akse

14:55 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com