Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Basha një lolo që duhet marë pa dramë, por me të qeshur

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Të gjithë po mbrohemi nga “frika” e Metës

Nga: Andi Bushati

Lulzim Basha nuk bëri asgjë që nuk pritej. Ai i blindoi dyert e PD-së njësoj si Edi Rama kryeministrinë. Ai i hodhi gaz lotsellës “serb” protestuesve njësoj si Ardi Veliu. Ai në fund, u bë një lodër në duart e policisë së regjimit, e cila si për ta përdhunuar përfundimisht dha edhe një deklaratë shtypi përpara selisë së çliruar.

Ai i bëri ata deputetë që e mbështesin të duken njësoj si Jenisheri, Gjuzi, apo kërpërata, në kuvendin e shkuar. Ai i e shndërroi selinë kryesore të opozitës në një paradhomë të zyrave të regjimit.

Ai e qesharakëzoi edhe synimin amerikan për të “luftuar korrupsionin” duke vërtetuar se e gjithë strategjia me “non grata”, nuk qe asgjë më tepër se një plan për ta ulur kreun e opozitës, b*thëzbuluar mbi prehërin e Ramës.

Prandaj nga dita e sotme, kur u pa qartë se kishte një marëveshje paraprake mes policisë së regjimit dhe përfaqësuesve të “opozitës” bashiste, të cilat u koordinuan brenda dy- tre minutave, nuk do të mbeten në memorie imazhet e dhunës.

Edhe gazi lotësjellës, edhe kapuçonët e zinj të armatosur brenda selisë, edhe deputetët me hunj nëpër duar do të harrohen shumë shpejt. Sepse ato janë vetëm një pikë e errët në tablonë shumë dimensionale të asaj që ka ndodhur.

Lajmi i madh, e vërteta e hidhur, është se që nga kjo e shtunë, ky vend drejtohet nga një autokrat që ka një zyrë në kryeministi dhe një tjetër në SHQUP. Si rrjedhojë e kësaj ne kemi një opozitë fasadë të cilës i prin një kryetar lolo. Ndryshimi i tij i vetëm është se ai përfundoi procesin e konvertimit nga palaçoja 16 vjeçar i Saliut në atë të Edit.

Kush nga deputetët që do kenë këtej e tutje fytyrë të mbështesë Bashën, mund të dalë e të flasë, në debatet publike, për uniformat blu që godasin në mënyrë shproporcionale qytetarët? Kush do ketë guximin të kritikojë policinë e narko shtetit? Kush do ketë paturpësinë të evokojë atë që iu bë protestuesve të Unazës, bulevardit të ri, apo atyre që shprehën dufin përpara kryeministrisë.

Deputetëve të Bashës dhe atij vetë, nga sot iu mbyll goja për shumë krime që kanë ndodhur në këto vite, se ata u bënë vetë pengje të këtij pushteti kriminal.

Prandaj në vend që të regjistrojmë në memorie dhunën, civilët me armë dhe dyert e blinduara, në vend pra që ta shohim Lulzim Bashën dhe shpurën e tij si barbarë, le ti mëshirojmë dhe te qeshim me ta.

Prej këtij 8 janari s’janë asgjë më shumë se kllounët e pështirë të rregjimit, të cilët do të kenë vetëm një sfidë, ta luajnë rolin pak më mirë se Myslymi apo Rudina. /Lapsi.al

 

Tags: ANDI BUSHATIbashaBerisha

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Tërmeti shkund Shqipërinë, IGJEUM: Ishte 6 ballë

Tërmeti shkund Shqipërinë, IGJEUM: Ishte 6 ballë

Rikthehet bora, ja si do jetë moti në vijim

Rikthehet bora, ja si do jetë moti në vijim

Rama, Reforma në Drejtësi dhe ndërkombëtarët

Ngjela: Berisha vulosi likuidimin, brenda 6 muajsh kemi zgjedhje të parakohshme







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Rajoni

KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës

by mirseda
13:30 | 17/03/2026
0

Bashkimi Evropian i ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit...

Gara për kreun e PD/ A do jetë kandidat? Ja si përgjigjet Berisha

Gara për kreun e PD/ A do jetë kandidat? Ja si përgjigjet Berisha

13:29 | 17/03/2026
“Pse s’ka zarf të zi?”- Miri shtyn në mes të kuzhinës Artanin!

“Pse s’ka zarf të zi?”- Miri shtyn në mes të kuzhinës Artanin!

12:45 | 17/03/2026
Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë

12:42 | 17/03/2026
Tragjedi pas dhunës së ish-partnerit/ Babai i Xhuanës: “Presim drejtësi, jemi të vdekur në shpirt!”

Tragjedi pas dhunës së ish-partnerit/ Babai i Xhuanës: “Presim drejtësi, jemi të vdekur në shpirt!”

12:38 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com