Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çfarë do të bëjë SPAK-u për 20 miliardë dollarë firot në 20 vjet?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Vlorë/SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’, ikën një tjetër drejtor

Nga: Eduard Zaloshnja

Në shkrime të mëparshme kam llogaritur se, sikur evazioni fiskal në Shqipëri të kishte qenë në nivelin e Malit të Zi (e jo në nivelin e Danimarkës…), të ardhurat në Thesarin e Shtetit shqiptar do të kishin qenë 22% më të larta. Gjithashtu, duke iu referuar studimeve të Bankës Botërore, kam vlerësuar se 11% e parave që arrijnë të grumbullohen në Thesarin e Shtetit shqiptar, shpërdorohen më pas ose ndahen mes politikanëve apo zyrtarëve të korruptuar dhe korruptuesve të tyre.

Që lexuesi ta kuptojë magnitudën e shifrave të mësipërme, në këtë shkrim, po u kthehem 20 viteve të fundit, gjatë të cilave kanë qeverisur njerëzit më të pushtetshëm të Shqipërisë së tranzicionit: Nano, Meta, Berisha e Rama.

Në 20 vitet e fundit, Mali i Zi ka arritur të fusë në Thesarin e Shtetit një përqindje më të lartë të Prodhimit të Brendshëm Bruto të tij se sa Shqipëria, edhe pse sistemi fiskal, ekonomia, gjeografia dhe historia e të dy vendeve janë mjaft të ngjashme. Kjo do të thotë se evazioni fiskal është më i ulët në fqinjin tonë verior.

Shprehur në dollarë, mund të thuhet që, nëse do të kishim ulur nivelin e evazionit fiskal deri tek ai i Malit të Zi fqinj, në Thesarin e Shtetit shqiptar, në 20 vitet e fundit, do të kishin hyrë rreth 13 miliardë dollarë më shumë seç kanë hyrë faktikisht.

Nga ana tjetër, edhe disa përqind të atyre parave që kanë arritur të hyjnë në Thesarin e Shtetit tonë, janë shpërdoruar ose janë ndarë mes politikanëve apo zyrtarëve të korruptuar dhe korruptuesve të tyre. Nëse përdorim përqindjen mesatare të vendeve në zhvillim (të llogaritur nga Banka Botërore), i bie që në 20 vitet e fundit, gropa e shpërdorimeve dhe e korrupsionit të ketë thithur edhe rreth 7 miliardë dollarë të tjerë (gjatë kryerjes së shpenzimeve buxhetore).

Pra, gjithsej, kostoja e abuzimeve ka qenë rreth 20 miliardë dollarë në 20 vjet, me një mesatare 1 miliard në vit.

Po ku kanë shkuar këta 20 miliardë dollarë, të ndarë në raportin 13 me 7?

Një pjesë e atyre 13 miliardëve që nuk kanë hyrë në Thesarin e Shtetit, kanë shkuar në xhepat e biznesmenëve të mëdhenj, që kanë kaluar mallra në doganë pa paguar taksat doganore, akcizat e TVSH-në, ose që i kanë paguar ato në një nivel më të ulët se sa duhej t’i paguanin. Kuptohet këtu që biznesmenët e kanë ndarë “mospagesën” me doganierët dhe shefat e tyre.

Pjesa tjetër e 13 miliardëve që nuk kanë hyrë në Thesarin e Shtetit, ka shkuar në xhepat e privatizuesve të aseteve shtetërore (Armo, Cez, etj. etj.), si dhe të biznesmenëve të mëdhenj, të mesëm e të vegjël, që nuk e raportojnë sa ç’duhet xhiron, që punësojnë njerëz në të zezë apo që raportojnë rroga më të ulëta për ta, që punojnë me dy bilance etj., etj. Dhe kuptohet që një pjesë të “mospagesës” ata e kanë ndarë me taksidarët dhe shefat e tyre.

Për 7 miliardë dollarët që kanë firuar gjatë shpenzimeve buxhetore, ka dy nën-ndarje. Sipas studimit të Bankës Botërore, një pjesë e kësaj firoje shkaktohet nga padija, paaftësia apo papërgjegjshmëria e politikanëve/zyrtarëve. Kështu, një autostradë apo një tunel mund të ndërtohet pa studiuar siç duhet terrenin apo fisibilitetin dhe, për rrjedhojë, kostoja mund të dalë shumë më e lartë ose mund të zgjidhet variant i papërshtatshëm ekonomikisht. Po ashtu, mund të ndodhë që paratë publike të shpenzohen për subvencionimin e mbjelljes së disa pemëve frutore, që nuk kanë efektivitet ekonomik. Dhe shembuj të tillë shpërdorimesh mund të sjellim plot…

Megjithatë, pjesa më e madhe e firos së shpenzimeve buxhetore shkaktohet nga korrupsioni i politikanëve/zyrtarëve. Këtu bëjnë pjesë milionat që ndahen mes politikanëve/zyrtarëve dhe biznesmenëve në tendera, në koncensione e në kontrata shtetërore, si dhe abuzimet e vogla (por të shpeshta) me dietat e pagesat e telefonave, me blerjet e kancelerive e të karburantit, me pagat e punonjëse parazitë (militantë, kushërinj), me pagesat e invaliditetit për militantë e kushërinj të shëndoshë si molla etj., etj.

Po çfarë mund të ishte bërë në 20 vjet me 20 miliardë dollarët e abuzimeve?

Me to mund të ishin ndërtuar dyfishi i të gjitha rrugëve dhe veprave të tjera publike që janë përfunduar në 20 vitet e fundit, ndërkohë që borxhi shtetëror do të ishte ulur deri në zero. (Aktualisht, borxhi shtetëror ka arritur vlerën e 12 miliardë dollarëve.) Përveç kësaj, gjatë 20 viteve të fundit, edhe pensionistëve mund t’u ishte paguar dyfishi i pensionit.

“Me 20 miliardë dollarët e abuzime në 20 vjet, mund të ishin ndërtuar dyfishi i të gjitha rrugëve dhe veprave të tjera publike që janë përfunduar në 20 vitet e fundit, ndërkohë që borxhi shtetëror do të ishte ulur deri në zero. (Aktualisht, borxhi shtetëror ka arritur vlerën e 12 miliardë dollarëve.) Përveç kësaj, gjatë 20 viteve të fundit, edhe pensionistëve mund t’u ishte paguar dyfishi i pensionit”.

Epilog

Në 20 vitet e fundit, rreth 13 miliardë dollarë kanë firuar nëpër kanalet dhe kapilarët e evazionit fiskal, gjatë rrugës për në Thesarin e Shtetit. Dhe pasi Thesari i Shtetit ka grumbulluar aq para sa ka mundur, rreth 7 miliardë të tjerë kanë firuar gjatë kryerjes së shpenzimeve buxhetore. Për t’i përmbledhur shifrat e mësipërme, 20 miliardë dollarët e abuzimeve në 20 vitet e fundit janë sa të ardhurat buxhetore gjithsej të periudhës 2016-2021.

Po ku kanë shkuar këta 20 miliardë dollarë në 20 vitet e fundit? Tek “peshqit” e vegjël, të mesëm e të mëdhenj, duke filluar nga shitësit e vegjël të lagjeve (të cilët rrallë e japin kuponin tatimor), e deri te biznesmenët e politikanët më të mëdhenj.

Dhe pyetja tani është nëse SPAK-u do t’i hedhë rrjetat për kapjen e “peshqëve” të majmur deri më sot me paratë publike?

20 miliardë dollarë firo në 20 vjet
Evazioni fiskal 13 miliardë
Shpërdorimet/abuzimet e fondeve buxhetore 7 miliardë
GJITHSEJ 20 miliardë

 

Tags: Eduard ZaloshnjaSPAK

TË LIDHURA

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
Next Post
Iu hodhën makinën në erë teksa ishin në lëvizje, dy të plagosur

Iu hodhën makinën në erë teksa ishin në lëvizje, dy të plagosur

Makina përfundon në kanal, një person ndërron jetë

Makina përfundon në kanal, një person ndërron jetë

Atentat në Tiranë/Tritol makinës në lëvizje, i plagosuri me precedentë penal

Atentat në Tiranë/Tritol makinës në lëvizje, i plagosuri me precedentë penal

JU REKOMANDOJMË

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

24 vite nga 11 shtatori, Presidenti Begaj përkujton viktimat
Politikë

24 vite nga 11 shtatori, Presidenti Begaj përkujton viktimat

by mirseda
09:48 | 11/09/2025
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale me rastin e 24-vjetorit të...

Atentati ndaj Charlie Kirk, reagon presidenti Donald Trump: Moment i errët për Amerikën!

Atentati ndaj Charlie Kirk, reagon presidenti Donald Trump: Moment i errët për Amerikën!

09:43 | 11/09/2025
Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë këtë vit”, Veliaj mesazh fëmijëve për nisjen e vitit shkollor: Mos vajtoni pengesat e përkohshme

‘Veliaj”, Etleva Deda caktohet gjyqtare e seancës paraprake për kryebashkiakun

09:36 | 11/09/2025
Ermal Dredha, ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij ,reagon  në rrjetet sociale.

Ermal Dredha, ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij ,reagon në rrjetet sociale.

09:33 | 11/09/2025
Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet

23:00 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com