Sa i takon atentatit me tritol, janë mësuar detajet e para pas shpërthimit të një mjeti ku në të ndodheshin dy persona. Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur shtetasit Mikel Harizaj, 42-vjeç, dhe Serino Dume, 26-vjeç.
Ata po udhëtonin me një makinë të llojit “Mazda”, ku është hedhur në erë me lëndë plasëse rreth orës 02:50 në zonën e Unazës së Re, afër rrethrrotullimit të Selitës. Si pasojë e shpërthimit, pasagjeri dhe shoferi kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.
“Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer, dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
I bë atentat me tritol në Tiranë, i plagosuri me precedentë penal!
Mikel Harizaj, 42-vjeç, të cilit iu bë atentat gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë, është një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar në 2009, pasi akuzohet se pas një sherri në lokal, ka tentuar të vrasë 3 persona duke u hedhur një granatë. Ai u arrestua në Selenicë të Vlorës.
Harizaj, për motive të dobëta është konfliktuar me tre shtetas në ambientet e një lokali. Menjëherë pas konfliktit, Mikel Harizaj ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në makinën e tij, të cilën e kishte të parkuar afër lokalit, nga ku ka marrë një granatë dore, me të cilën ka sulmuar shtetasit e mësipërm. Nga shpërthimi i granatës është plagosur rëndë shtetasi G.A., dhe më lehtë dy të tjerët.