Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Doruntina në bulevardin e vdekur

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çupi: SHBA ka informacion për dhunë dhe terrorizëm, nëse opozita humb zgjedhjet

Nga: Frrok Çupi

Pendesa e fundit e Kostandinit:

Pse nuk e kishte shpallur Doruntinën ‘dëshmore’ të atdheut, por e la veç me një varr. 30 vjet, e nuk e kishte bërë këtë gjë! Ideja i erdhi në kokë dje kur po niste zbarkimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Po të ishte Doruntina ‘dëshmore’, ajo menjëherë do të deklaronte se ndodhej në bulevardin që i përket asaj…

Por edhe kjo ide u fik në momentin kur Sali Berisha u shfaq në derën e hekurt të PD, ish SHQUP, dhe aty u step. Iu bë sikur rrasa e gurtë që mbulon Doruntinën e vdekur nuk mund të hapej kurrë për të, dhe u largua me qëllime bizare, ndoshta do të kthehet nesër te ‘varri’. PD, domethënë  ‘Doruntina’, nuk është më për kalin e Berishës; edhe kjo ide ka vdekur.

Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ iu duk larg, shumë larg, sa në Jutbinë. Bulevardit glorifikues të Musolinit dhe Hoxhës iu avit çalë- çalë, si ta kishte Doruntinën jo në kalë, por mbi shpatulla. Një ëndërr e keqe. Tetë bodyguardë (që në kohën e Kostandinit quheshin mercenarë) po i bënin hije të keqe. Saliu kishte ardhur në bulevard me një ide gjiganteske për të shembur gjithë Ballkanin, edhe ‘Ballkanin e Hapur’, por s’po e mbanin vegjët. Filloi të mërmërisë me vete, dhe për këtë nisi të urrejë rojat që po ia shikonin dobësinë.

Mërmërima me vetveten:

E para, po sa pak shahitë paskan ardhur në ditën e Doruntinës. Rreth tij priste që të vinte ‘populli mbarë’ në mburravecllëkun e Berishës. Po veç pak kosovarë e pak tropojanë, sa pesë sofër burra kishin ardhur në bulevardin e vdekur. Vajmedet për këtë ditë- mërmërinte Saliu.

E dyta, mërmërima inatçore:

Ah more ‘Ballkan i Hapur’!… I erdhi në kokë pamja e rrasës së mbyllur te dera e Partisë Demokratike, dhe iu bë se për të tjerët çdo gjë është i hapur, edhe Ballkani vetë ku ka ndodhur Balada e Kostandinit. Veç për Berishën janë mbyllur të gjitha. Aty u nxeh keq; por s’e mbanin leqet. Bodyguardët janë e zeza e të zotit, se ata shikojnë e shënojnë çdo gjë.

Mërmërima me bodyguardët:

Të gjithë ata duket se kanë dalë nga e njëjta kuti: Secili me mjekër të zezë. Duket se që nga data 9 shtator, kur Berisha u përjashtua nga Parlamenti i PD, tetë bodyguardët janë depozituar në një bunker të madh, derisa t’u rritej leshi në fytyrë. Ata duheshin ‘me leshra të frikshëm’ për këtë ditë në bulevardin ‘e vdekjes’. Saliu kishte menduar se këtu do të vdiste vendimi amerikan për ‘non grata’, por ndodhi e kundërta. Bodyguardët ishin tetë, i nënti Berisha. Të nëntë janë kompozuar si nëntë malet e Baladës së Doruntinës; këta do të kapërcenin nëntë male… Por miti ra në bulevardin ‘Dëshmorët…’

Mërmërimë me të rënët:

Të gjithë ata që u mblodhën rreth ‘Doruntinës’, të gjithë janë të rënë. I pari është vetë vëllai, Saliu. Ky erdhi në histori mbi kalë dhe po ikën më këmbë. Kur po zbriste nga podiumi ku mbajti fjalë e i dha porosi Amerikës (si të fliste me Doruntinën e gjallë), bodyguardi i futi krahun, e mbajti peshë dhe e zbriti në gurët e bulevardit. ‘Tash po shkojmë në shpi, vëlla, se nuk mban më!’, i mërmëriti roja në veshë.

I dyti hipi në podium ish- presidenti Nishani. Atë e mbajtën për krahësh edhe kur hipi, por edhe kur zbriti. Fatkeqësisht, gjatë gjithë presidencës së tij, sëmundja e rrëzoi dhe e bëri ta marrin për krahësh. Kësaj nuk ke ç’i bën; por nuk ka shtet në botë që mban një president ‘për krahësh’. Tani, me rastin e  Doruntinës, popullit shqiptar, të njëjtët po i ofrohen ‘për të ardhmen’.

E treta, hipi, por nuk donte të zbriste ish deputetja e një ish-presidenti të një ish-parlamenti në Kosovë. Dëshmia nuk e regjistroi emrin e saj. Vetëm një gjë dukej se e kishte të përtërirë që nga koha kur mbahej mend: dhëmbët e gojës. Kjo grua kosovare deklaroi se Saliu ishte vetë ‘legjenda’. Saliu ngriti pak sytë dhe iu bë se bash kjo ishte ‘Doruntina’. E gjeti të gjallë më në fund; nuk i duhet më as PD as Ballkani!. Ky qe edhe momenti kur Saliut i ndriti gëzimi: “Ja pra që Doruntina ndodhet këtu, pranë meje!’.

Më shumë u gëzua se iu bë sikur Amerika nuk ia paska rrëzuar dot Mitin… Dhe morën rrugën për në shtëpi. Bulevardi ‘Dëshmorët…’ po përjetonte vdekjen.

Tags: ballkani hapurBerishaFrrok Çupi

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Vrau 25-vjeçarin në Vlorë, autori tenton të arratiset nga spitali i burgut

Vrau 25-vjeçarin në Vlorë, autori tenton të arratiset nga spitali i burgut

Deputetja i hedh në fytyrë gotën me ujë ministrit: Je rrugaç! (VIDEO)

Deputetja i hedh në fytyrë gotën me ujë ministrit: Je rrugaç! (VIDEO)

Skandali me listën e pagave/Këlliçi: Mendësi kontrolluese diktatoriale

Skandali me listën e pagave/Këlliçi: Mendësi kontrolluese diktatoriale







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Të martën seancë plenare/ Zbardhet rendi i ditës
Politikë

Të martën seancë plenare/ Zbardhet rendi i ditës

by mirseda
18:06 | 23/01/2026
0

Miratohet rendi i seancës parlamentare të 27 janarit. Mësohet se në këto seancë të ratifikohet marrëveshja e...

Protesta më 24 janar/ Balliu në Astir: Revolta, shpresa e vetme për liri

Protesta më 24 janar/ Balliu në Astir: Revolta, shpresa e vetme për liri

17:50 | 23/01/2026
Motra e Mateos reagon për raportin e tij me Brikenën: Ai u detyrua të fliste

Motra e Mateos reagon për raportin e tij me Brikenën: Ai u detyrua të fliste

17:36 | 23/01/2026
Samiti i katërt i Diasporës mbahet në 14-15 prill në Tiranë

Samiti i katërt i Diasporës mbahet në 14-15 prill në Tiranë

17:24 | 23/01/2026
SHBA dërgon forca detare drejt Iranit/ Trump: Nëse do të duhet të ndërhyjmë…

SHBA dërgon forca detare drejt Iranit/ Trump: Nëse do të duhet të ndërhyjmë…

17:16 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com