Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama nuk u paraqit, Vangjel Dule refuzon interpelancën me Spiropalin

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama nuk u paraqit, Vangjel Dule refuzon interpelancën me Spiropalin

Deputeti Vangjel Dule kishte kërkuar një interpelancë me kreun e qeverisë Rama, për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Rama nuk ishte i pranishëm sot në Kuvend, dhe në mungesë të tij delegoi Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin, që të zhvillonte interpelancën me Dulen. Deputeti Vangjel Dule tha se nuk e pranon interpelancën në mungesë të kryeministrit, dhe kërkoi që të zhvillohet në një moment të dytë. Ai shtoi më tej se qëndrimi i kryeministrit Rama, dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve nuk ekziston në agjendën e prioriteteve të tij.

“Njoftohem sot në mëngjes se kryeministri nuk ka denjuar të diskutojmë në lidhje me këto çështje dhe e ka deleguar. Ka dy mënyra se si mund ta trajtoj këtë. E para është mënyra cinike dhe kam të plotë mundësinë ta bëj, por jo dëshirën. E dyta është konstruktive, ashtu duhet të jemi të gjithë me vlerat dhe parimet e një sistemi të mirëqenë demokratik. Qëndrimi i sotëm i kryeministrit Rama dëshmon se për të, respektimi i të drejtave të minoriteteve nuk ekziston në agjendën e prioriteteve të tij. Mirëpo ekziston në agjendën e Bashkimit Europian. Me keqardhje nuk e pranoj zhvillimin e kësaj interepelance. Nëse ju keni mirëkuptimin, zhvendoseni vetë në një datë tjetër të përshtatshme për kryeministrin. Nëse nuk do ta bëni, atëherë do ta riparaqes kërkesën, por dijeni se ky është qëndrim abuziv”, u shpreh Vangjel Dule.

Ndonëse interpelanca nuk u zhvillua, një përgjigje erdhi nga ministrja Elisa Spiropali, e cila ishte autorizuar që të fliste në emër të kryeministrit.

Elisa Spiropali: Ne vendosëm që këtë interpelancë ta mbajmë sot, dhe ju vendosët që të mos ta zhvilloni, por kohën tuaj e konsumuar dhe thatë disa të pavërteta, duke thënë se qeveria nuk e ka prioritet respektin e pakicave kombëtare. Në vitin 2017 kemi kaluar një ligj që është nga më progresistet në rajon dhe më gjerë, është nga të paktat vende që e ka plotësuar këtë kuadër ligjor dhe me 8 VKM.

Vangjel Dule: Zonja Spiropali, sapo e provuat drejtësinë e vendimin tim për të mos e zhvilluar këtë interpelancë. Respektimi i të drejtave në një Parlament, është çështje debati dhe jo çështje recitimesh.

Tags: edi ramaElisa SpiropaliVangjel Dule

TË LIDHURA

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim
Aktualitet

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026
Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë
Aktualitet

Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

21:08 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.

20:41 | 03/04/2026
Next Post
Noizy arrestohet në Kosovë

Noizy arrestohet në Kosovë

Thellohet skandali/Kryemadhi dorëzon në SPAK materiale shtesë për inceneratorët

Thellohet skandali/Kryemadhi dorëzon në SPAK materiale shtesë për inceneratorët

Koha është e pamëshirshme

Koha është e pamëshirshme







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com