Policia është vënë në kërkim të gjetjes së një vajze të mitur, pas denoncimit të të atit të saj.
Ai i është drejtuar rajonit të policisë, ku dhe ka denoncuar rastin. Shtetasi në fjalë ka thënë se nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet e bija 15-vjeçe, banuese në Delvinë.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, shpallën në kërkim një 15 vjeçare, banuese në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj, se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.