Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A do të jetë ky poshtërimi i fundit që Sali Berisha po i bën Azem Hajdarit?!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A do të jetë ky poshtërimi i fundit që Sali Berisha po i bën Azem Hajdarit?!

Nga: Pajtim Bello

Ish-kryeministri Sali Berisha në 19 dhjetor, nga Foltorja në Librazhd, zhvarrosi Azem Hajdarin, jo për ta rivrarë por për të poshtëruar. Do ta përdorë Azemin që ti pastrojë pisllëkun e haureve të tij. Makiavelist tipik, vë nën këmbë gjithçka vetëm e vetëm të plotësojë interesat e veta. Nga foltorja në foltore Saliu ka shpalosur dinakërinë, intrigën, mashtrimin dhe cinizmin pa kursyer asgjë dhe askënd. Por nga Foltorja në Librazhd arriti kulmin me deklaratën:”..Dua t’ju informoj se në Kuvendin e 11 dhjetorit, themeluesi i PD Azem Hajdari do shpallet President Nderi i përjetshëm i kësaj partie.” Shpirti i Azemit e di si duron këtë poshtërim të radhës.

Në PD, por jo vetëm, e dinë shumë mirë sjelljen e Sali Berishës ndaj Azem Hajdarit. E vërteta është se marrëdhëniet mes Azemit dhe Saliut ka përjetuar më shumë dimër dhe acar se sa diell e behar. Sa për të gërvishtur memorien e lexuesit po sjellim në kujtesë disa momente. Sali Berisha, në vitin 1990 kur u themelua PD, e përdori Azemin si mashë për të marrë kreun e PD-së. Azemi për të keqen e tij, të PD dhe të Shqipërisë e realizoi këtë mision. Me ardhjen në pushtet të PD Azem Hajdari është përgjuar e sulmuar vazhdimisht nga struktura shtetërore dhe nga struktura okulte, që dihet se punonin për llogari të Sali Berishës.

Në vitet 1996-1997 Gazeta Rilindja Demokratike, organ zyrtar i PD-së, ka sulmuar ashpër Azem Hajdarin. E quajtën Azemin njeri pijanec, ish sigurims dhe vegël të Ramis Alisë. Sali Berisha, në 9 janar të vitit 1997, urdhëroi përjashtimin e Azem Hajdarit nga Grupi Parlamentar Demokrat dhe të gjitha strukturat e PD-së; kur më parë e kishin çmobilizuar nga posti i Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Rendit e SHIK-ut dhe nga Këshilli Kombëtar i PD-së. Sipas dëshmive të njerëzve pranë tij më 12 shtator 1998 e nxorri Azemin në pritë dhe vrasjen e tij e përdori për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998. Saliu herë pas here, në çdo përvjetor të lindjes apo përkujtimore të vrasjes së Azemit, ka derdhur lot krokodili për humbjen e tij. Tashmë Sali Berisha i bën thirrje Azem Hajdarit, edhe pse ky i vrarë, që ta ndihmojë. Cinizëm 24 karatsh, kërkon që ti pastrojë baltën e pështymën që, me mllef e pa kursim, ia hodhi në fytyrë para 23 vitesh. Deviza e Saliu është “qëllimi justifikon mjetin”, kështu që po rikthehet tek Azemi i vrarë që ta poshtërojë përsëri.

Më këtë gur vret dy apo më shumë zogj. Kërkon të sigurojë mbështetësit se kuvendi do të mbahet në 11 dhjetor. E vë vehten mbi të gjithë në PD sepse ndryshe nga cili pzicion e bën fakt që Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 do ta shpallë Azemin President Nderi të përjetshëm?! Pra Saliu është supermeni që të gropos dhe të bën hero! Ndërkohë me këtë deklaratë kërkon të tërheqi në aventurën e vet mbështetësit e Azem Hajdarit.

Duket se Ai nuk e ka harruar deklaratën e Shoqatës “Azem Hajdari” që në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 ishte shprehur se Sali Berisha… e ka kthyer PD në strehë dhe pronë të komunistëve… PD komandohet dhe përdoret privatisht prej Berishës dhe familjes së tij biologjike, prej klaneve brenda pushtetit e PD, prej rrjetës nepotike të Sali Berishës. Nëse ka ndonjë prej themeluesve të PD që është linçuar poshtërsisht prej Sali Berishës, ky është Azem Hajdari. Edhe vepra floriri në bëft për Azemin, Saliu nuk lahet kurrë me Të, për ato poshtërsi që ai i ka bërë atij. E vetmja që të vjen ndër mend është pyetja: ”A do të jetë ky poshtërimi i fundit që Sali Berisha po i bën Azem Hajdarit?!”. Besoj se jo. Shpresoj se kësaj radhe edhe demokratët nuk do ti besojnë më mashtrimit të tij.

Tags: Azem HajdariBerishaPajtim Bello

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Pjesëtarët e kartelit në Meksikë, varin nëntë persona nga ura

Pjesëtarët e kartelit në Meksikë, varin nëntë persona nga ura

10 çështjet kryesore që pritet të dominojnë vitin e ardhshëm

10 çështjet kryesore që pritet të dominojnë vitin e ardhshëm

Shtëpitë në Vaqarr, “Fundjavë Ndryshe” u dorëzon çelësat familjarëve

Shtëpitë në Vaqarr, "Fundjavë Ndryshe" u dorëzon çelësat familjarëve







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

by mirseda
14:05 | 14/02/2026
0

Serbia do të rrisë investimet në fushën e mbrojtjes, dhe arsyeja për këtë, sipas presidentit Aleksandar Vuçiç...

Endrit Shabani zgjidhet president i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Endrit Shabani zgjidhet president i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

12:58 | 14/02/2026
“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

Ikin si minjtë kur mbytet anija”, Berisha: Don Agaçio, mafiozi më i rrezikshëm në Ballkan

12:30 | 14/02/2026
Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

11:39 | 14/02/2026
E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

10:52 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com