Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

54% e shqiptarëve flasin me “lekë të vjetër”

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
54% e shqiptarëve flasin me “lekë të vjetër”

Banka e Shqipërisë ka kryer së fundmi një anketim për matjen e shkallës së përdorimit të terminologjisë “lek i ri – lek i vjetër”, përmes përfshirjes së disa pyetjeve në anketën për matjen e kulturës financiare të popullsisë shqiptare.

Rezultatet e mbledhura nga anketa tregojnë se, të vendosur përballë një kartëmonedhe 500 Lekë, më shumë se 54% e të intervistuarve instinktivisht e lexojnë apo e identifikojnë gabim vlerën e saj, duke i shtuar një 0 për ta kthyer në “lek të vjetër”.

Situatat apo ambientet në të cilat të anketuarit shprehen se flasin rëndom, në mbi 80% të rasteve, me “lek të vjetër”, janë kryesisht ambientet joformale apo familjare, dyqanet e vogla apo tregjet e fruta-perimeve, bisedat me familjarë, miq dhe kolegë; të ndjekur nga mjetet e transportit publik. Nga ana tjetër, të dhënat dëshmojnë se komunikimi i gabuar i vlerës së lekut ndodh shumë më rrallë në institucione financiare (banka, jobanka etj.) me vetëm 28.1%, apo në zyra të administratës publike (39.4%).

Përveç institucioneve shtetërore dhe financiare, një faktor tjetër vendimtar që e ndikon mënyrën e komunikimit të publikut është edhe media, si ajo e shkruar ashtu edhe ajo audio-vizuale. Sipas perceptimit të 20% të publikut, mediat i komunikojnë gjithmonë ose shpesh çmimet dhe vlerat monetare në “lekë të vjetër”. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo përqindje, megjithëse e ulët, nxjerr në dritë nevojën për më shumë përfshirje të mediave në përpjekjen për ta zhdukur plotësisht këtë fenomen, veçanërisht duke pasur parasysh detyrimin e saj për përcjelljen e informacionit të vërtetë dhe të saktë tek publiku, si dhe rolin edukativ të saj.

Sipas grupeve sociale dhe demografike, rezultatet e vrojtimit tregojnë se vlerën monetare në “lek të vjetër” e komunikojnë më shpesh meshkujt, personat e moshuar, individët me nivel më të ulët arsimor, individët joaktivë në tregun e punës, si dhe ata me nivel të ulët të të ardhurave familjare.

Për shkak të përdorimit të gabuar të terminologjisë në identifikimin e vlerës së monedhës vendase, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese, e cila do të shtrihet në kohë dhe do të synojë të jetë sa më gjithpërfshirëse, duke prekur grupe të ndryshme interesi.

Guvernatori, Gent Sejko, tha sot se më një periudhë afatmesme dhe përmes kanaleve të shumëllojta, Banka e Shqipërisë synon të trokasë në dyert e të gjithë shqiptarëve për çrrënjosjen e termave “i ri” apo “i vjetër”, duke shmangur konfuzionin në komunikimin e çmimeve dhe në leximin e treguesve ekonomikë e financiarë.

“Fakti që ky keqpërdorim është trashëguar në të folurën e përditshme dhe i ka rezistuar kohës për mbi 55 vjet, dëshmon që përpjekjet sporadike dhe të izoluara të një institucioni të vetëm për ta korrigjuar fenomenin, nuk mjaftojnë. Nevojitet një angazhim i përbashkët dhe i koordinuar mes institucioneve qendrore të vendit, mediave dhe aktorëve të tjerë relevantë. Veçanërisht i rëndësishëm për suksesin e kësaj fushate është roli i medias, e cila me fuqinë e përçimit të mesazheve në publik, ka aftësinë të ndikojë mendësinë dhe normën e komunikimit të publikut të gjerë. Një tjetër aktor me rëndësi për krijimin dhe ngulitjen e një mendësie të re, ka edhe shkolla, e cila mund të ndikojë në ndërprerjen e një zinxhiri 55-vjeçar dhe mos përcjelljen e tij tek brezi i ri,” tha Sejko.

Reforma monetare e vitit 1965 solli zëvendësimin e kartëmonedhave të mëparshme Lek me kartëmonedha të reja, në raportin 10 me 1, duke ndryshuar në të njëjtën shkallë shprehjen e çmimeve, pagave dhe të çdo veprimi tjetër financiar. Por, megjithëse ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli, një pjesë e mirë e publikut nuk është përshtatur ende me këtë ndryshim dhe komunikon me “lekë të vjetër”, duke shkaktuar konfuzion në komunikimin e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve dhe leximin e drejtë të treguesve ekonomikë e financiarë. /Monitor

Tags: Banka e Shqipërisëlekushqiptaret

TË LIDHURA

“17-ta, protestë e madhe paqësore”/ Sali Berisha thirrje qytetarëve: T’i tregojmë vendin Edi Rama
Politikë

“17-ta, protestë e madhe paqësore”/ Sali Berisha thirrje qytetarëve: T’i tregojmë vendin Edi Rama

19:18 | 30/03/2026
“Koçeku në Kuvend: Ndotja e Drinit alarmante, kërkohet marrëveshje Shqipëri–Kosovë”
Politikë

“Koçeku në Kuvend: Ndotja e Drinit alarmante, kërkohet marrëveshje Shqipëri–Kosovë”

18:57 | 30/03/2026
“Seancë me akuza në Kuvend: Albana Vokshi përplaset me Niko Peleshi”
Aktualitet

“Seancë me akuza në Kuvend: Albana Vokshi përplaset me Niko Peleshi”

18:53 | 30/03/2026
Next Post
Luan Rama revoltohet me ministren, tregon testin e gjuhës angleze

Mateo i vogël që nuk është më dhe ne të gjallët që flasim post mortum!

Humb jetën një 18-vjeçare, çfarë u konstatua nga hetimet

Aksidentohet furgoni i shkollës, nxënësit e mësuesja përfundojnë në spital

Kush është zyrtari i lartë që del në përgjimet e Taçit? Hoxha nxjerr detajet

Kush është zyrtari i lartë që del në përgjimet e Taçit? Hoxha nxjerr detajet







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

“17-ta, protestë e madhe paqësore”/ Sali Berisha thirrje qytetarëve: T’i tregojmë vendin Edi Rama
Politikë

“17-ta, protestë e madhe paqësore”/ Sali Berisha thirrje qytetarëve: T’i tregojmë vendin Edi Rama

by mirseda
19:18 | 30/03/2026
0

Gjatë fjalës së tij në Foltoren para Kryeministrisë, Sali Berisha i ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve...

Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet pas shtatë vitesh

Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet pas shtatë vitesh

19:03 | 30/03/2026
“Koçeku në Kuvend: Ndotja e Drinit alarmante, kërkohet marrëveshje Shqipëri–Kosovë”

“Koçeku në Kuvend: Ndotja e Drinit alarmante, kërkohet marrëveshje Shqipëri–Kosovë”

18:57 | 30/03/2026
“Seancë me akuza në Kuvend: Albana Vokshi përplaset me Niko Peleshi”

“Seancë me akuza në Kuvend: Albana Vokshi përplaset me Niko Peleshi”

18:53 | 30/03/2026
Lamallari: Akuzat e opozitës të pritshme për zgjedhjen e drejtorit të Policisë

Lamallari: Akuzat e opozitës të pritshme për zgjedhjen e drejtorit të Policisë

18:00 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com