Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Detajet/ “Kërcënime për shkëputjen nga Bosnja dhe riarmatosja e Serbisë”

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Detajet/ “Kërcënime për shkëputjen nga Bosnja dhe riarmatosja e Serbisë”

Kërcënimet për shkëputje të Republikës Serbe nga Bosnja dhe riarmatosja e Serbisë, kanë rritur shqetësimet se Ballkani mund të shkojë drejt konfliktit.

Kërcënimet nga udhëheqësi i Republikës Serbe, Milorad Dodik, për shkëputje nga Bosnja dhe Hercegovina, po shtojnë shqetësimin në rritje rajonal dhe ndërkombëtar për zhvillimet në Ballkan.

Kërcënimet e zotit Dodik, të kombinuara me një program të madh të riarmatosjes nga Serbia fqinje po ushqejnë shqetësimet se Ballkani mund të shkojë drejt konfliktit.

Serbia filloi negociatat muajin e kaluar me Izraelin për blerjen e raketave antitank dhe disa zyrtarë të Bashkimit Evropian dyshojnë se Beogradi mund të jetë në proces të vendosjes së kontakteve me Ankaranë për të diskutuar blerjen e llojit të dronëve të armatosur të prodhimit turk të përdorur në mënyre efektive nga Azerbajxhani në luftimet e fundit me Armeninë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se fqinjët e tij ballkanikë nuk duhet të shqetësohen nga riarmatosja, të cilin ai e konsideron si një përmirësim të forcave të armatosura të vendit të tij dhe thotë se Beogradi nuk ka qëllime për të ndërmarrë sulme. Në fillim të këtij viti, ai tha: “Të gjithë po riarmatosen, edhe ne do të riarmatosemi. Nëse të gjithë të tjerët e bëjnë atë, edhe ne duhet ta bëjmë këtë.”

Alarmi në rritje

Por fqinjët e Serbisë janë të shqetësuar nga programi i saj i riarmatosjes, i cili ka çuar në rritjen me 70 për qind nga Beogradi të shpenzimeve në fushën e të mbrojtjes që nga viti 2015. Dhe ata mendojnë se kjo po bëhet në frymën e retorikës nacionaliste në rritje të zotit Vuçiç.

Beogradi ka ofruar gjithashtu mbështetje të fortë politike për zotin Dodik. Javën e kaluar Christian Schmidt, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Ballkani i dëmtuar nga lufta po përballet me kërcënimin e tij më të madh që nga spastrimi etnik dhe luftërat e fillimit të viteve 1990. “Perspektivat e ndarjes dhe konfliktit të mëtejshëm janë shumë reale”, tha ai.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të frenojë çdo veprim separatist të kërcënuar nga serbët e Bosnjës.

Alarmi po rritet edhe në kryeqytetet e Evropës Perëndimore, me zyrtarët që vunë në dukje se blerjet e armëve nga zoti Vuçiç i kanë shërbyer thellimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kinën dhe Rusinë, e cila është simpatizuese e ambicieve të zotit Dodik për shkëputjen e Republikës Serbe nga Bosnja dhe bashkimin e saj me Serbinë.

Sipas zyrtarëve britanikë, Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, e ka vendosur Ballkanin në rendin e ditës për takimin e muajit të ardhshëm të ministrave të jashtëm të NATO-s në Riga. Gjermania ka ushtruar presion ndaj vendeve anëtare të BE-së për të përgatitur sanksione kundër zotit Dodik. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha të shtunën se Berlini dëshiron të shohë “masa (sanksione) individuale kundër atyre që vënë në dyshim integritetin territorial” të Bosnjës.

Maas shtoi: “Ne nuk mund të pranojmë vazhdimin e kësaj politike të papërgjegjshme pa ndërmarrë veprime”. Ai akuzoi Republikën Serbe se po “punon në mënyrë aktive për të shkatërruar Bosnjën dhe Hercegovinën si një shtet të tërë”.

Ish-Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague paralajmëroi të martën se “Historia ka treguar shumë herë se ne e neglizhojmë Ballkanin Perëndimor në dëm të interesave tona”. Në një artikull për për gazetën The Times, ai tha “Për vite të tëra, udhëheqësi i Republikës Serbe, me shumicë serbe, Milorad Dodik, ka minuar shtetin e Bosnje-Hercegovinës me mbështetjen aktive ruse dhe serbe. Në javët e fundit gjendja është bërë e rëndë. Dodik po i afrohet shkëputjes nga Bosnja”.

Mosmarrëveshjet e pazgjidhura

Ai dhe të tjerët kanë frikë se mosmarrëveshjet e pazgjidhura nga luftërat e viteve 1990 në ish-Jugosllavi dhe tensionet e ndezura midis Kroacisë, e cila gjithashtu është duke u riarmatosur, dhe Serbisë po rrezikojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ne mesin e këtyre problemeve në Ballkan janë edhe mosmarrëveshjet për statusin e Kosovës, ish-provincës serbe, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, pas një lufte që shkaktoi vrasjen e më shumë se 13,000 njerëzve, kryesisht shqiptarë.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës rifilluan kohët e fundit, por një mosmarrëveshje ndërkufitare në shtator, e nxitur nga vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të mos njohur targat serbe të makinave, bëri që Beogradi të dislokonte tanke në kufirin e tij me Kosovën. Udhëheqësi serb i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë dhe paralajmëroi se nëse nuk e bën këtë, “ne do të dimë si ta mbrojmë vendin tonë, nuk ka dyshim për këtë”.
Qindra serbë të Kosovës mbyllën një rrugë kyçe kufitare dhe zyrtarët e Kosovës dërguan njësi policore shtesë për të mbrojtur pikën kufitare. Por komentet e zotit Dodik për shkëputje janë shqetësimi më i madh për fuqitë perëndimore, thonë diplomatët amerikanë dhe evropianë. Ata kanë frikë se përpjekja e zotit Dodik për të shkëputur Republikën Serbe nga Bosnja, do të mund të shkaktonte një konflikt të ri në Ballkan, cili do të mund të rindezte shumë lehtë konfliktin midis Serbisë dhe Kroacisë, si dhe atë midis Serbisë dhe Kosovës, duke e zhytur Ballkanin Perëndimor përsëri në një luftë të ashpër ndëretnike, të ngjashme me atë të viteve 1990 që çoi në shpërbërjen e Jugosllavisë.
Marrëveshja e Dejtonit e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1995 e bëri Bosnjën një shtet multietnik nën protektoratin ndërkombëtar, me marrëveshje komplekse kushtetuese për ndarjen e pushtetit midis tre grupeve kryesore etnike që e përbëjnë atë. Ajo ka dy entitete gjysmë autonome: Federatën e Bosnje-Hercegovinës (të përbërë nga boshnjakët dhe kroatët) dhe Republikën Serbe. Por udhëheqësi i Republikës Serbe, Milorad Dodik ka kërcënuar se do të tërhiqet nga institucionet e nivelit shtetëror të Bosnjës, duke përfshirë ushtrinë dhe ka militarizuar policinë e tij, e cila mund të shërbejë si një forcë ushtarake e serbëve të Bosnjës.Ai ka thënë gjithashtu se dëshiron të krijojë një gjyqësor të veçantë.
62-vjeçari Dodik muajin e kaluar paralajmëroi se do të përshpejtojë planet e tij të shkëputjes nga Bosnja, nëse ndaj tij vendosen sanksione nga vendet perëndimore. Sipas informacioneve të rrjedhura, zoti Dodik i ka thënë Zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar në lidhje me sanksionet: “Nëse doni të flisni me mua, atëherë mos më kërcënoni”.
Milorad Dodik ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje ushtarake e NATO-s që synon ta pengojë atë nga ndarja e Bosnjës do të kundërshtohej nga “miqtë” e tij, që është parë si një referencë për Serbinë e riarmatosur dhe Rusinë. Zoti Vuçiq u duk muajin e kaluar sikur po përpiqej të frenonte zotin Dodikun, duke thënë: “Është e rëndësishme të ruhet paqja dhe të tregohet se Republika Serbe nuk është burimi i problemit, por se ne të gjithë jemi gati të bisedojmë në rajon”.

Por ai shtoi se Serbia nuk do të bashkohet në asnjë përpjekje për të vendosur sanksione kundër Republikës Serbe të Bosnjës. /VOA

Tags: BallkaniBosnjaSerbia

TË LIDHURA

Rusia e akuzoi se po furnizon me armë Ukrainën, përgjigjet Serbia
Rajoni

Rusia e akuzoi se po furnizon me armë Ukrainën, përgjigjet Serbia

12:05 | 30/05/2025
Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve
Rajoni

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve

09:18 | 30/05/2025
“Zjarri në diskotekën e Koçanit: Qeveria jep shpërblim për viktimat dhe të plagosurit”
Rajoni

“Zjarri në diskotekën e Koçanit: Qeveria jep shpërblim për viktimat dhe të plagosurit”

20:09 | 29/05/2025
Next Post
Ndërhyn Rusia, Armenia dhe Azerbajxhani arrijnë marrëveshje armëpushimi

Ndërhyn Rusia, Armenia dhe Azerbajxhani arrijnë marrëveshje armëpushimi

Sherr mes dy moderatorëve të “Top Channel”, zbardhet e vërteta

Sherr mes dy moderatorëve të "Top Channel", zbardhet e vërteta

Ditë zie për shkrimtarin Kadare, sëmundja e rëndë i merr jetën të vëllait

Ditë zie për shkrimtarin Kadare, sëmundja e rëndë i merr jetën të vëllait

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Trent Alexander-Arnold zyrtarisht lojtar i Realit
Sport

Trent Alexander-Arnold zyrtarisht lojtar i Realit

by mirseda
12:55 | 30/05/2025
0

Mbrojtësi i djathtë anglez, Trent Alexander-Arnold, 26 vjeç, është transferuar te Real Madridi, me të cilin ka...

Grabiste makina duke shqyer dyert me çekiç, kapet ‘mat’ 56-vjeçari!

Grabiste makina duke shqyer dyert me çekiç, kapet ‘mat’ 56-vjeçari!

12:34 | 30/05/2025
Rusia e akuzoi se po furnizon me armë Ukrainën, përgjigjet Serbia

Rusia e akuzoi se po furnizon me armë Ukrainën, përgjigjet Serbia

12:05 | 30/05/2025
Ish-deputeti i shkruan letër Silvinjos

Ish-deputeti i shkruan letër Silvinjos

11:56 | 30/05/2025
Gramsh, dalin përgjigjet e analizave: Vezët ishin të kontaminuara

Gramsh, dalin përgjigjet e analizave: Vezët ishin të kontaminuara

11:47 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com