E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Ditë zie për shkrimtarin Kadare, sëmundja e rëndë i merr jetën të vëllait

Sëmundja e rëndë i ka marrë jetën vëllait të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Pas një beteje më pak se 1-vjeçare me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë sot në mëngjes mjeku onkolog Shahin Kadare.

I ndjeri është një nga të parët doktorë të Shkencave në fushën e mjekësisë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet onkologjike, si referues në dhjetëra konferenca dhe kongrese ndërkombëtare shkencore. Ai ka botuar studimet e tij shkencore në revistat më të njohura të mjekësisë në botë.

Doktor Shahin Kadare fillimisht u diplomua në vitet ’60 në Tiranë, dhe më pas kreu një specializim në Rumani. Ndershmëria, përkushtimi dhe profesionalizimi i tij, e kthyen atë në një autoritet të padiskutueshëm shkencor në fushën e onkologjisë.

Ai është themelues i Laboratorit të Morfologjisë Patologjike, dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e kësaj dege të mjekësisë në Shqipëri, përmes diagnostifikimit mikroskopik të tumoreve. Ai arriti të krijoje në bashkëpunim me kirurgët shqiptarë të kohës, skemën e trajtimit operativ të tumoreve, duke verifikuar rrezikshmërinë e tyre qysh gjatë operacionit.

Ai është një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1990,  dhe një nga kritikët e parë të mëdhenj të lidershipit të saj si refuzues i autoritarizmit post-komunist.

Shahin Kadare shërbeu për disa vite, pas vitit 1997 si ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe vende të tjera, por iu rikthye sërish profesionit të mjekut.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...