Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kina teston një raketë hipersonike dhe ndryshon rregullat e lojës

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Kina teston një raketë hipersonike dhe ndryshon rregullat e lojës

Nga: Pierre Haski

Amerikanët kanë një shprehje të saktë për ta përkufizuar këtë lloj informacioni:ato janë “momentet Sputnik”, një referencë ndaj lëshimit të objektit të parë në orbitën e Tokës në hapësirë në vitin 1957, me satelitin sovjetik “Sputnik”.

Ajo ngjarje e ndërgjegjësoi SHBA-në për vonesën e saj në raport me rivalin e Luftës së Ftohtë, Bashkimin Sovjetik. Nga ajo traumë, lindi NASA, agjencia e famshme amerikane e hapësirës dhe DARPA, agjencia federale përgjegjëse për menaxhimin e inovacionit.

Informacioni i bërë publik më 17 tetor nga “Financial Times” ka të njëjtën rëndësi:në gusht të këtij viti, Kina ka testuar një raketë hipersonike, e lëshuar në hapësirë ​​nga një raketë klasike, por e aftë të udhëtonte disa herë rrotull planetit tonë me shpejtësinë e zërit, dhe me një trajektore të ndryshueshme.

Kjo raketë është e aftë të bartë me vete një bombë bërthamore. Sipas gazetës britanike, në testi i gushtin raketa e shmangu objektin me 32 kilometra. Por nuk është ky thelbi. Ajo që ka rëndësi është zotërimi i teknologjisë. Dy vjet më parë, Kina bëri një përpjekje të parë, e cila zgjati vetëm disa minuta.

Që atëherë, Pekini ka bërë disa hapa domethënës përpara. Në fakt, raketa e fundit, e ka përfunduar të gjithë rrugëtimin e saj, duke i befasuar shërbimet amerikane të inteligjencës.

Uashingtoni ka zhvilluar pajisje shumë efektive kundër raketave, që formojnë një “mburojë” kundër raketave balistike të përdorura aktualisht nga ushtritë, dhe që mund të duan të godasin territorin amerikan:Rusia, Kina apo edhe teorikisht, Irani dhe Koreja e Veriut.

Falë shpejtësisë dhe aftësisë së tyre për të ndryshuar trajektoren gjatë rrugës, raketat hipersonike, rrezikojnë që t’i bëjnë të duken të vjetruara pajisjet anti-raketore amerikane. Në këtë kuptim, ne jemi përballë një “momenti të ri Sputnik”, pasi Kina duket se është në një pozitën e duhur për t’ia kaluar Shteteve të Bashkuara në një sektor ushtarak shumë delikat.

Testi i gushtit nuk u njoftua zyrtarisht nga Pekini, por informacioni gjithsesi u zbulua. Ndërkohë, ekziston edhe një aspekt i luftës psikologjike në raport me informacionin, dhe që shfrytëzohet në mënyrë të pashmangshme në debatin e brendshëm në Shtetet e Bashkuara.

Siç ndodhi edhe në vitin 1957, pasoja e parë rrezikon të jetë një garë e re armatimesh, pasi Shtetet e Bashkuara nuk tolerojnë që të jenë vonë në disa procese në krahasim me rivalët e tyre. Miliarda dollarë do t’i kushtohen ndërtimit të këtyre raketave, edhe një herë në kurriz të përparësive të tjera të njerëzimit, nga ndryshimet klimatike tek arsimi.

Por mbi të gjitha, historia i shtyn Shtetet e Bashkuara dhe Kinën drejt një faze të re në marrëdhëniet e tyre. Është dukshëm tepër vonë që Shtetet e Bashkuara ta parandalojnë ngritjen e Kinës si një superfuqi. Falë madhësisë, historisë dhe ambicieve të saj, Kina është tashmë rivalja strategjike e Shteteve të Bashkuara.

Zotërimi prej saj i armëve shumë efikase, nuk e bën domosdoshmërisht të pashmangshëm një konflikt të armatosur midis SHBA-së dhe Kinës. Përkundrazi, ajo mund të krijojë një formë të parandalimit, siç ndodhi në kohën e Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik.

Nga momenti që secila fuqi mund ta asgjësojë tjetrën, shfaqet një prirje për maturi. Por duhet ende të përcaktohen rregullat e lojës, dhe ky synim midis Pekinit dhe Uashingtonit është ende i largët. Në vitin 2019 Hu Xijin, kryeredaktori i gazetës së Partisë Komuniste Kineze “Global Times”, botoi një fotografi të raketave balistike ndërkontinentale me këtë koment:“Nuk ka arsye të kini frikë prej tyre. Mjafton që t’i respektoni ato dhe Kinën, e cila i zotëron”. I njëjti paralajmërim mund të përsëritet edhe për këtë armë hipersonike. Është pikërisht koncepti i parandalimit reciprok. / “France Inter” – Bota.al

 

Tags: kinaraketëSHBA

TË LIDHURA

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse

22:39 | 09/04/2026
Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban
Bota

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

22:33 | 09/04/2026
Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s
Bota

Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

21:24 | 09/04/2026
Next Post
VIDEO/Semi përplaset me Fifin për shkopin që ajo mban në dorë, shpërthen në lot

VIDEO/Semi përplaset me Fifin për shkopin që ajo mban në dorë, shpërthen në lot

Vd*kja e turistëve ruse/Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja

Vd*kja e turistëve ruse/Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja

Bojaxhiu përballë Veliajt në Tiranë?

Derbi gjithnjë përtej futbollit…







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse

by mirseda
22:39 | 09/04/2026
0

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të Pashkëve ortodokse me Ukrainën, sipas një deklarate të...

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

22:33 | 09/04/2026
Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

22:05 | 09/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

21:24 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com