Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, më shumë se gjysma e komunave shkojnë në balotazh

4 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet lokale në Kosovë, më shumë se gjysma e komunave shkojnë në balotazh

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve komunale të së dielës në Kosovë, tregojnë se në 21 nga 38 komunat e vendit do të ketë një raund të ri zgjedhjesh, meqë asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në raundin e parë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se 42.5 për qind e rreth 1 milion e 890 mijë votuesve të regjistruar, shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar. Zyrtarët e këtij komisioni thanë se nuk ka pasur vështirësi në rrjedhën e procesit.

Konkurrenca më e fuqishme është zhvilluar në qytetet më të mëdha përfshirë Prishtinën, ku Lëvizja Vetëvendosje do të përballet në raundin e dyte me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në zgjedhjet e së dielës është vendosur edhe për deputetët e kuvendeve komunale.

Fitore Pacolli, nga lëvizja Vetëvendosje, tha se kjo lëvizje do të fitojë në qytetet e mëdha të Kosovës.

“Rezultatet finale do të qartësojnë fuqishëm rritjen e paprecedentë të lëvizjes Vetëvendosje në raport me zgjedhjet e fundit për nivelin lokal, ku numri përfundimtar pritet të dyfishohet”, tha zonja Pacolli.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha tha se subjekti i tij tashmë ka fituar në pesë komuna në raundin e parë ndërsa është në garë edhe në shtatë komuna të tjera.

“Në këto zgjedhje, qytetarët kanë thyer barrierat politike dhe kanë përkrahur kandidatët dhe programin që ka adresuar nevojat e tyre. E natyrisht, PDK-ja është e para këtu. Qytetarët treguan se asnjë propagandë, asnjë manipulim populist, nuk mund ta mposhtë të vërtetën dhe të mirën. Sot, qytetarët treguan edhe një gjë, pakënaqësinë e madhe të tyre me punën e qeverisë së Albin Kurtit, qysh në tetë muajt e parë të kësaj qeverie”, tha ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij kryeson, ose është në garë në 11 komuna të vendit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës këtë mbrëmje të 17 tetorit e sheh si një natë e datë të rikthimit të madh, e paralajmëruar që disa kohë. Ky rikthim për secilin nga ne është arritje, por mbi të gjitha, është përgjegjësi të cilën duhet ta ushtrojmë me plotë kujdes”, tha zoti Abdixhiku.

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se subjekti i tij ka fituar në gjashtë komuna, ndërsa në një tjetër do të garojë në raundin e dytë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje ka shënuar një fitore, ku në gjashtë komuna jemi fituese, në Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Junik dhe Deçan, ndërsa në Istog jemi në balotazh. Pra është vërejtur rritje e votës në disa komuna”, tha ai.

Lista serbe ndërkaq shpalli fitoren në të dhjetë komunat e Kosovës që janë të banuara me shumicë serbe.

Mbi 25 mijë vëzhgues të vendit por edhe ndërkombëtarë ndoqën procesin. Rreth 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian qenë shpërndarë gjithandej Kosovës.

Rreth 100 prokurorë e gjykatës të Kosovës ishin përshirë në ditën e zgjedhjeve për të siguruar veprimet ligjore ndaj çdo përpjekjeje për keqpërdorimin e votës, ndërsa policia e Kosovës u kujdes për të siguruar një proces të qetë.

Nëpërmjet një komunikate, Prokuroria e Shtetit bëri të ditur se ka ndaluar 13 persona për veprat penale “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve, pengim të procesit të votimit, dhënie apo marrje të ryshfetit, cenim të fshehtësisë së votimit dhe falsifikim i rezultateve të zgjedhjeve”.

Zgjedhjet për pushtetin lokal u mbajtën tetë muaj pas atyre të përgjithshme ku lëvizja Vetëvendosje doli fituese me mbi 50 për qind të votave. Prandaj, zgjedhjet e së dielës janë parë si një sprovë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe lëvizjen e tij. /VOA

Tags: kosoveZgjedhjet

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Qeveria krijon regjistër shtetëror për gjobat, si do të funksionojë sistemi
Aktualitet

Qeveria krijon regjistër shtetëror për gjobat, si do të funksionojë sistemi

21:05 | 19/03/2026
Next Post
Studentët rikthehen në auditore, kusht vaksinimi ose testi PCR

Studentët rikthehen në auditore, kusht vaksinimi ose testi PCR

Zgjedhjet/ Numërohen 99.8 % e votave në Kosovë

Zgjedhjet/ Numërohen 99.8 % e votave në Kosovë

“S’ka vend për panik”, përfaqësuesja e IGJEUM flet pas tërmetit në Lezhë

"S'ka vend për panik", përfaqësuesja e IGJEUM flet pas tërmetit në Lezhë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com