Gazetarja Aida Shtino ka reaguar për sherrin në distancë që po zhvillohet mes deputetit të PD-së, Ervin Salianji dhe aktivistes demokrate Evi Kokalari. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Aida Shtino shkruan e revoltuar se Salianji është askushi për ta quajtur njeri bosh Evi Kokalarin, dhe të gjithë ata që nuk janë anëtarë të PD-së.
Mjaft e drejtëpërdrejtë, ajo i drejtohet Salianjit se në demokraci, partia nuk është pronë dhe secili prej nesh kanë të drejtë të kandidojë.
Për të, Salianji është larg mendimit të lirë dhe demokracisë. Më herët, Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji nuk i kurseu ironitë në lidhje me deklaratën e Evi Kokalarit, gjatë një takimi që ish-kryeministri Sali Berisha pati me simpatizantët në Durrës. Salianji theksoi se personazhe si Kokalari, për nga përmbajtja duken boshe.
Statusi
Miremengjesi miq !
Ju uroj nje muaj te mbare !
Nuk dua te flas e te shkruaj fare per politiken ketu ne Shqiperi , sepse jane nje zhgenjim i gjalle qe te gjithe, por cti bej, duke u bere gati per ne pune me degjojne veshet Salijanin qe flet neper tv dhe kujton se ai eshte shpetimtari i Shqiperise….Eh cna gjeti
Do te doja shume qe ai te ishte i tille , madje dikur e kam simpatizuar per gjerat qe thoshte, por “simpatia” aq zgjati, sa hap e mbyll syte, sepse interesi personal per ta eshte mbi gjithcka….ku pyesin keta per atdhe e per mbarvajtjen e jetes tone…pastaj po te ishin te afte ata nuk do qeveriste Rama per tre mandate rradhazi…
Por nejse ajo qe me detyroi te shkruaj sot ishte fodulleku i ketij zoterie qe na quan ne te tjereve qe nuk jemi antare te PD miza….kush Salijani qe sdi ku ishte , kur ne ne 90 luftonim per demokracine….
Por ajo qe me ben pershtypje eshte mentaliteti i tij komunist ne nje moshe kaq te re, duke e konsideruar PD prone te tij dhe nese dikush flet kundra liderit te tij dhe interesit te tij e krahason me Leinoren e me magjistaret truthare…e kam fjalen per krasimin banal qe beri per Evi Kokalarin qe ky e kosnideron nje njeri kot qe mer mikrofonin e flet, por qe ska asnje kopetence dhe asnje peshe fjala e saj dhe nuk duhet te metet seriozisht….eh mor Salijani… po si more djale ste kane mesuar qe ne demokraci partia nuk eshte prone dhe liria e fjales eshte legjitime per cdo njerin nga ne , si njeri qe jeton ne Vermosh, si njeri qe jeton ne Kondispol , si njeri qe jeton ne diaspore, secili ka cdo te drejte si bij te ketij vendi, te flasin , te meret seriozisht ,( sic morem ne dikur edhe ty ) dhe pse jo edhe te kandidojne per te te konkuruar ty, qe me vjen keq, por je kilometra arg nga mendimi i lire dhe demokracia, aq me keq si i djathte…
Nuk dua te mbroj asnje, prandaj te gjithe ju qe jeni fansa te Salijanit mundet te qetesoheni, por une mbroj parimet baze te demokracise te cilat do ti mbroj e mbeshtes sa te kem jete, sepse une e dua kete vend me shpirt si idealiste dhe jo si pragmatiste!
Per te gjithe ju qe jeni e mendoni si mua, kini parasysh dicka, nje sugjerim prej meje, mos shkoni mbas askujt qe shkel parimet tuaja mbi jeten dhe vendin kushdo qofte ai.
Dikush do thote “ky vend nuk behet”, ndersa une do ti pergjigjesha, ky vend behet por me njerzit e duhur dhe jo me batakcinjte qe e kane zaptuar per 70 vjet !
Shpesh here i kam bere pyetje vetes time, a ka burra ky vend…?
Ju si thoni a ka…se une besoj se ka , por thjesht duhet ti gjejme e ti mbeshtesin per te dale ne krye e per ti kthyer shpresen e humbur prej vitesh ketij kombi ! .
Rofshin Patriotet !