pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibommarsbahisimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibombetciopusulabet girişbetplayholiganbetbetpuan girişbetpuansonbahis girişamgbahisjojobet girişcasinoroyalcashwin girişbetpuantambet girişcasinomilyonbetbey girişsuperbetingameofbet girişcratosroyalbetradissonbet girişholiganbetmarsbahis girişmatbet girişmarsbahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişromabetbetcioonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasino girişsezarcasinosezarcasino girişcasibomcasinowonjojobetibizabetbahiscomjojobetcashwin girişhititbettambet güncel girişbetbey güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişgrandpashabet güncel girişcasibomcratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetJojobetgrandpashabet girişholiganbet girişjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabetcasibom girişjojobetgrandpashabet girişkralbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kacekët e erës së ftohtë nga Drini u mbyllën

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mentor Nazarko

Vizita e djeshme e Edi Ramës në Prishtinë ndonëse e përgatitur shpejt, ngjante se adresoi në mënyrë të plotë kritikat ndaj tij, por dhe se energjizoi bashkëpunimin midis dy shtyllave ku mbështetet kombësia jonë e dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës. Me gjasë e përgatitur me punën superefektive e të pabujë të Minxhozit, ambasadorit të Shqipërisë në Prishtinë, ndërsa Kosova nuk ka ende ambasador në Tiranë.

Vizita theu ritualin që respektonin kryeministrat e Kosovës, pra, dhe Albin Kurti, sipas të cilit Kryeministri i ri i Kosovës vjen së pari në Shqipëri. Ishte Rama kësaj here, Kryeministri i Shqipërisë, i fillimit të mandatit të tretë që shkoi atje. Vajti me komplekset prej stihisë ngritur kundër tij për çështjen e Ballkanit të hapur, jo vetëm në rrjet, por dhe në deklarimet diplomatike, përfshi dhe Presidenten e Kosovës nga Gjermania, pa (edhe foli) erdhi, më i qetë dhe i çliruar në Tiranë. E bëri këtë me “Air Albania”-n, zogun që të çon në Kukës, por dhe përtej kufijve.

Duke marrë shumë ministra që folën shumë me homologët e vet (më shumë se Rama- Kurti), Rama u përpoq t’i jepte vizitës karakterin e vizitës së punës dhe jo asaj të diplomacisë patriotike apo personale.

Rama erdhi në Kosovë, ndërsa kriza e targave po globalizohet, me shtimin e patrullimit të KFOR-it në Veri, me retorikën BE dhe NATO, plus Rusisë për këtë temë, ndërsa avionët serbë uturojnë në vijën e kufirit, sepse ka skaduar marrëveshja e Kumanovës që i mbante kilometra larg, Rama u solidarizua me vëllain e vogël, por ama hoqi paralele me krizën e taksës. Mbajtja pa afat e policisë speciale në Veri, njëjtë si taksa, mund të prodhonte efekt bumerang- tha Rama, i cili është vëlla, por dhe dikush që jep e merr me Perëndimin, dhe në cilësinë e dikujt që vjen nga OKB, ku së shpejti Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Rreziqet e komplikimit të situatës nëse nuk ka strategji dalëse, ekzistojnë. A e dëgjoi vëllai i vogël a jo, kjo mbetet për t’u parë…

Rama përfitoi me arrogancë nga bujaria e mikpritësit në shtëpinë e erërave dhe frikërave (për t’i dhënë të drejtë vetes) në lidhje me Ballkanin e hapur, të cilin e çmitizoi, ndonëse shumë vonë, nga kjo iniciativë- në Prishtinë. E bëri këtë më detajisht, në takimin me studentët pa u sfiduar nga askush, duke të krijuar keqardhjen: pse nuk e kishte shpjeguar më parë? Pse nuk e kishte mbrojtur më parë iniciativën e vet, duke qenë ai komunikues i mirë?

Ndonëse nuk takoi Presidenten, e cila ka ecur pak më larg se Kurti me kritikat a pozicionimet e saj publike në lidhje me Shqipërinë, të cilën maksimumi e quan motër dhe jo nënë, Rama u pajtua historikisht me Haradinajn. Takimi në fjalë ngjante i organizuar në moment të fundit si dukej nga axhendat me ndryshime të shpërndara deri në momentin e fundit, por kryesorja për të ishte se pas debateve në distancë, përshëndetjes së parë në distancë në një hotel në Durrës, Rama e takoi Haradinajn në selinë e partisë, që gjendet në fushatë. Ai tregoi kësisoj se di të menaxhojë shumë mirë me shkallëzim qejfmbeturit dhe fronte tretësore lufte propagandistike me ta, fronte të cilat janë mbyllur më së shumti prej kohës së pamëshirshme apo zgjedhjeve. I respektoi krejt partitë, sepse është kohë fushate, madje bëri dhe qoka, i ftoi në Shqipëri liderët e rinj përballë Kurtit dhe korrigjoi kështu gabimet e mëparshme, kur ishte selektiv në raport me gjithë spektrin e partive.

Duke nderuar një figurë të madhe si Rexhep Qose në 85-vjetorin e tij, në prani edhe të Kurtit, me një dekoratë që “ka sy”, më shumë sesa dekoratat shtetërore të parashikuara me ligj, në fakt Rama u dekorua nga vetë shkrimtari dhe aktivisti i shquar me medaljen e patriotizmit dhe jo të nacionalizmit. Profesori e dha dekoratën e tij me vlerësimet ornamentale për Ramën me një ligjërim unik, që do t’u kujtohet gjatë të gjithëve. Edhe kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prania e të cilit theksonte plotësinë dhe qendërsinë e ceremonisë (por jo vetëm) të nderimit të Qoses, nga kryeqyteti kryesor i kombit. Dhe ajo ceremoni ka bërë të heshtin shumë kritikë të Ramës, që e adhurojnë Qosen, por dhe Kurtin. Fotoja e të treve vlente më shumë sesa gjithçka: urë me tre harqe, kapak i artë për polemikat ndërshqiptare, dhe ftesë e urtë për bashkëpunim. Kurti megjithatë pati rastin të spikaste aty me një fjali të shkëlqyer mbi epërsinë e romantizmit mbi cinizmin… e spektatorëve. Një fjalim i shkurtër, më i ngjeshur se fjalimi i gjatë i Ramës, dhe që tri fjalimet shkëlqenin.

Vizita e organizuar mirë dhe shpejt çmagjepsi shtrigat, çminoi terrenin midis dy pjesëve të kufirit, mbylli kacekët e erës së vjeshtës midis shqiptarëve (kacekët e Eolit, perëndisë së erërave sipas mitologjisë greke), demistifikoi deri diku krijimet kuazi patriotike të aktorëve politikë dhe socialë të Kosovës dhe rriti afërsinë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këto dy pjesë të kombit kanë rëndësi jashtë shqiptare vetëm kur janë bashkë. Le të shpresojmë se efektet do të jenë afatmesme, deri në krizën e re që mund të lindë prej dy personaliteteve të forta, që “janë dhe intelektualë, dhe krijues dhe të suksesshëm njëlloj” – si tha profesor Qosja. (48% Rama pas 15 vjetësh në pushtet; 50% Kurti pas 15 vjetësh në opozitë). Kurti përballet me zgjedhje pas tre javësh, dhe me gjasë kjo vizitë do t’i shërbejë shumë në rejtingun, që nuk është më i njëjti.

Tags: kosoveMentor Nazarkoshqiperi

TË LIDHURA

Të Gjitha

Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten seancat

11:38 | 15/06/2026
Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Next Post

Vrasja e oficerit/ Kim: Policia në rrezik, autorët të përballen me drejtësinë

Vrasja në Lezhë/ Braimllari: Ja si e ka katandisur Rilindja Policinë e Shtetit

Prej 5 orësh po ndiqej nga policia, vetëvritet autori i krimit Aldi Rama







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Grabitet një pikë karburanti gjatë natës në Krujë, autorët vjedhin xhiron ditore

by mirseda
11:26 | 16/06/2026
0

Një pikë karburanti është grabitur gjatë natës në Krujë. Autorët, të cilët dyshohen se ishin dy, nën...

Ndërtuan pa leje, Prokuroria e Tiranës cakton masën ‘Arrest në burg’ për katër persona

11:06 | 16/06/2026

Skema e pastrimit të parave në Itali/ Mes 8 të arrestuarve një sipërmarrës shqiptar nga Brescia

11:03 | 16/06/2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

11:00 | 16/06/2026

Nis në GJKKO seanca ndaj Erion Veliaj, kryebashkiaku nuk merr pjesë

10:45 | 16/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com