E diel, 24 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Vrasja në Lezhë/ Braimllari: Ja si e ka katandisur Rilindja Policinë e Shtetit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, është zëri i radhës që i është bashkuar mesazheve ngushëlluese pas vrasjes së një efektivi. Ai fajëson qeverinë, duke ia faturuar fajin për gjendjen në të cilën ndodhet sot policia.

Braimllari ka dalë në konkluzionin se Policia e Shtetit është më e pamotivuar, dhe më e pa mbështetur se kurrë nga qeveria. Për fat të keq, krimi ka goditur policinë dhe duke shuar një tjetër hero në radhët e saj.

Oficeri i krimeve Saimir Hoxha u vra mëngjesin e sotëm me një plumb në zemër, nga një i ri, teksa po kryente një operacion rutinë kundër kultivimit të kanabisit në zonë. Hoxha u qëllua teksa ndaloi makinën ku ndodhej 21-vjeçari Aldo Rama me dy të tjerë. Ndërkohë që i bëri shenjë makinës të ndalonte, Rama nxorri armën duke e qëlluar shefin e krimeve me një plumb në zemër, i cili edhe i shkaktoi vdekjen.

Statusi

“Ngjarja e rende e ndodhur sot ne Lezhe ku humbi jeten Nenkomisari Sajmir Hoxha tregon se ku e ka katandisur Policine e Shtetit, Rilindja.

Sot, Policia e Shtetit eshte me e pamotivuar dhe me e pa mbeshtetur se kurre nga qeveria.

Efektivet e ndershem qe duan te ruajne rendin dhe sigurine publike, te luftojne aktivitetet kriminale sabotohen per shkak te lidhjes se kesaj qeverie me krimin e organizuar.

Pas 100- diteshit te vendosur si ultimatum nga kryeministri Rama per Policine e Shtetit, ku policia duhet te godiste krimin, krimi sot ka guxuar serish duke goditur policine dhe duke shtuar nje tjeter hero ne radhet e saj.

I shpreh ngushellime familjes se Sajmir Hoxhes, te afermeve dhe te gjithe kolegeve te tij!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...